1000 vjet dritë larg/Zbulohet vrima e zezë më afërt me Tokën

Postuar në 06 Maj, 2020 17:48

Një ekip astronomësh nga Observatori Jugor Europian kanë zbuluar një vrimë të zezë që ndodhet vetëm 1000 vjet dritë larg Tokës. 

Sipas shkencëtarëve në fjalë vrima e zezë është më e afërta me sistemin tonë diellor dhe është pjesë e një sistemi të trefishtë që mund të shihet me sy të lirë.  

Ekipi në fjalë e identifikoi objektin në fjalë duke gjurmuar dy yjet shoqërues të tij dhe një ide fillestare është se pas këtij sistemi mund të fshiehn vrima të tjera të zeza. 

Europa ka nevojë urgjente të ndryshojë sistemin ushqimor

Postuar në 06 Maj, 2020 16:55

 

Evropa duhet ta bëjë sistemin e saj ushqimor më të qëndrueshëm në mënyrë urgjente, ose përndryshe do të përballet me pasiguri të shtuara sa i përket ushqimit dhe ndikime në shëndet. Sipas prof. Peter Jackson, pandemia e koronavirusit ofron një mundësi për të nxitur këtë ndryshim.

Prof. Jackson është bashkëdrejtor i Institutit të Universitetit të Sheffield për Ushqim të Qëndrueshëm në Britaninë e Madhe dhe kryetar i një grupi shkencor pune që këshillon Bashkimin Evropian për ndryshimin e sistemit të ushqimit.

Epidemi në qeverinë ruse. Infektohet edhe ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova

Postuar në 06 Maj, 2020 14:29

Mediat ruse njoftojnë se një tjetër anëtar i qeverisë ka rezultuar pozitiv me CoVid-19. Bëhet fjalë për ministren e Kulturës, Olga Lyubimova e cila ka njoftua rpublikisht statusin e saj shëndetësor përmes zëdhënëses së vet. Lyubimova është anëtari i tretë i kabinetit qeverisës që infektohet me koronavisurin e ri pas kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të Ndërtimit, Vladimir Yakushev.

Europa drejt një krize të përgjithshme ekonomike

Postuar në 06 Maj, 2020 13:29

Ndikimi ekonomik i pandemisë mbi ekonominë europiane duket se është i paprecedentë.

Europa po përjeton një shok të paprecedentë që nga Depresoni i Madh

Është shprehur Komisari i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

Samiti gjeopolitik i Zagrebit: Ndihma e BE-së për Ballkanin Perëndimor meriton njohje publike

Postuar në 06 Maj, 2020 01:21

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i quajtur si Samiti i Zagrebit(fotoja është ilustruese) ka miratuar një draft-deklaratë të përbashkët përmes së cilës ka riafirmuar qëndrimin europian për perspektivën e rajonit tonë. Duke bërë thirrje për bashkim dhe solidaritet, samiti ka theksuar si ilustrim të këtij objektivi ndihmën europiane për Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë së koronavirusit. 

Fakti që kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim shkon përtej gjithçkaje që ndonjë partner tjetër ka ofryar për rajonin meriton njohje publike

Po thonë që është Skandal

Postuar në 05 Maj, 2020 23:15

Opozita e rrobave firmato ka kapur nga qafa një kryetemë të re. Lirinë e shtypit.  Xhanëm në kohë karantine sullacot e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës duan pak erëza që të shtyhen poshtë si kafshatë mjerimi për qëndrestarët që po rrinë në shtëpi. 

Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Postuar në 05 Maj, 2020 21:44

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i dha përgjigje një pyetjeje që është ngritur shpesh kohët e fundit sidomos nga opozita: kush e drejton Komitetin e Ekspertëve, i cili përgjatë dy muajve ka vlerësuar situatën e përhapjes së pandemisë dhe ka sugjeruar masat kufizuese.

Në një intervistë për emisionin “Në fokus”, në TvT, Manastirliu dha detaje të përbërjes së komitetit, në krye të të cilit qëndron numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë.   

Drejtësi e reformuar?! Ekspertizë e huaj edhe për një çështje mandati...

Postuar në 05 Maj, 2020 18:34

Sot raportohet se është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka për detyrë të shqyrtojë mandatin e Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë.  Seanca është mbledhur pas një letre të Presidentit të Republikës që ka vënë në dukje se Dvorani nuk mund të vazhdojë asnjë prej detyrat e tij. 

OBSH apelon për hetime të rasteve të hershme të CoVid-19

Postuar në 05 Maj, 2020 13:58

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka apeluar sot që të gjitha vendet e prekura nga epidemia e koronavirusit duhet të hetojnë për rastet e mëhershme nga ato të deklaruara zyrtarisht. Nisur nga një raport zyrtar i Francës sipas të cilit rastet e para të CoVid-19 në këtë vend janë shfaqur në dhjetor, OBSH ka kërkuar që të kruhet një hetim i thelluar në këtë drejtim.

Kjo na jep një pamje krejt të re për gjithçka. Gjetjet ndihmojnë në një kuptim më të mirë për qarkullimin potencial të virusit

Kulla kundër Zotit

Postuar në 05 Maj, 2020 13:46

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS