Marrëveshja është më pak serioze se këta të dy
Mjaftoi një firmë e Donald Trump që trimat e Ballkanit të ulin pantallonat e të ulërasin sa kanë në kokë se u shkrua historia.
Kryeministri I Shqipërisë, I nxjerrë me shqelma nga historia pasi nuk arriti të mbyllte marrëveshjen e parë që parashikonte ndarjen e Kosovës, bëri një shënim për t’I kujtuar të gjithëve se sat ë drejtë kishte. Sesa I përputhur është ai me amerikanët.
Brukseli ka rezerva për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë
Pikëpyetjeve që pasuan nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë u shtohet edhe një tjetër.
Antitrupa nga kuajt për trajtimin e Covid-19
Në Kosta Rika po testohet një trajtim i ri kundër koronavirusit, që bazohet në antitrupat e marrë nga kuajt, të cilëve u është injektuar SARS-Cov-2, virusi që shkakton COVID-19.
Një turp edhe me standardet e servilizmit ballkanik
Shikojeni videon: presidenti amerikan Trump njofton se Serbia do vendosë ambasadën e vet në Jeruzalem. Në këtë kohë presidenti serb lëviz kokën dhe shfleton tekstin e dokumenti me pamjen e atij që pyet: po kjo nga doli?
Dëgjoni Trump që thotë se në takim janë dy “njerëz shumë të respektuar”, presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, ndërkohë që Hoti është kryeministër.
Serbia dhe Kosova nuk kanë ditur se çfarë kanë firmosur në atë marrëveshje historike. Është një turp edhe me standardet ballkanike të servilizmit.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 25 prill
Zgjedhjet elektorale të radhës do të mbahen më 25 prill. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve parlamentare, pas konsultimeve të ditëve të fundit me partitë parlamentare.
Në këto të fundit, opozita propozoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar 9 majin, që përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.
Po dëshmojmë fundin e bankave qendrore të pavarura. Mbijetesa e Eurozonës kërkon një Macron gjerman
Shënim (vetë)rehabilitues
Nëse ka një politikan në Ballkanin Perëndimor që ka gjetur këndin e duhur për të shfrytëzuar atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë, ky është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, nuk ka se çfarë të thotë. Ai nuk është në kushtet që të mund të interpretojë atë që firmosi sepse Amerika në Kosovë ka forcën e Ungjillit dhe refuzimi ndaj saj ka një kufi.
Uragani Laura detyroi lumenjtë të rrjedhin në të kundërt
Uragani i kategorisë 4, Laura, ka qenë aq i fortë saqë raportohet se ai ka imponuar rrjedhjen në krah të kundër të lumit Neches në Texas të SHBA. Fluksi i lumit është 425 m3 në sekondë që është ekuivalente me mbushjen e një fushe olimpike për gjashtë sekonda.
Helmimi i Navalnyt, Rusia aludon se është lojë që lidhet me Bjellorusinë
Rusia duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë presidentin bjellorus Alexander Lukashenko i cili ka dalë së fundmi në skenë me një ofertë të pazakontë. Në një dalje televizive, Lukashenko ka deklaruar se qëndrimet publike të kancelares, Angela Merkel, për helmimin e Alexei Navalnyt dhe trajtimin e këtij rasti si tentativë vrasjeje, janë falje.
Marrëveshja që rikthen Serbinë në Kosovë
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ligjëroi rikthimin e Serbisë në Kosovë, 21 vite pasi ajo u dëbua si pushtuese nga forcat e NATO-s dhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë.
Kosova pranoi një marrëveshje që e gjunjëzon sërish përpara Serbisë, cenon sovranitetin, dhuron pasuritë e vyera ekonomike dhe shtrin kurrizin për t’u bërë urë për ekspansionin serb në tregun ballkanik.