Pandemia në Francë, autoritetet paralajmërojnë mbylljen e tretë kombëtare

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 23:23

Autoritetet franceze kanë deklaruar se nëse rastet me CoVid-19 do të vazhdojnë të rriten, atëherë një karantinë kombëtare e tretë nuk përjashtohet.

Ne nuk do të përjashtojmë asnjëherë masat që janë të domosdoshme për të mbrojtur publikun. Kjo nuk do të thotë se kemi marrë një vendim, por se ne po vëzhgojmë situatën orë pas ore

Shkeljet e përsëritura të Presidentit Meta, në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 20:57

Sot në faqen zyrtare të institucionit të Presidenit të Republikës u publikua njoftimi (link) se Presidenti emëroi si anëtare të Gjykatës Kushtetuese znj.Sonila Bejtja në pozicion e mbetur vakant për shkak se gjyqtari i mëparshëm, i zgjedhur po nga Presidenti i Republikës nuk arriti të kalonte procesin e rivlerësimit kalimtar.

Qeveria i ankohet von der Leyen për vaksinën, Rusia ofron vaksinën e vet

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 18:00

Endri Fuga, drejtor i Komunikimit të Kryeministrit, ka shprehur në tuiter shqetësimin e tij se Ballkani Perëndimor është lënë jashtë procesit të shpërndarjes së vaksinave kundëer CoVid-19. Sipas z. Fuga që pranon këtu se për vaksinën qeveria nuk ka bërë asgjë. Mesazhi i z. Fuga është postuar si përgjigje ndaj Ursual von der Leyen që njoftonte nisjen e fushatës së vaksinimit. Ky mesazh i z. Fuga është marrë nga ambasada e Rusisë në Tiranë që i kujton zotërisë se Rusia mund të ofrojë vaksinën e zhvilluar prej saj dhe se Shqipëria nuk ka bërë asnjë demarsh në këtë drejtim.

Ende asnjë vendim për nisjen e procedurave për vaksinën anti-CoVid-19

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 17:56

Agjencia Kombëtare e Barnave është hallka e fundit e zinxhirit institucional që do të certifikojë dokumentacionin mbi kompanitë dhe llojin e vaksinës antikovid që do të vijë në vendin tonë. Ky institucion është në pritje të dosjes që duhet të mbërrijë nga Instituti i Shëndetit Publik për të finalizuar këtë proces. Burime pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave  thanë për TvT se nga ISHP nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me nisjen e procedurave për vaksinën.

Brexit-i i 450 mijë vjetëve më parë

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 13:02

Ndërsa Brexit është bërë zyrtarisht realitet, shkencëtarët kanë zbuluar prova të ndarjes origjinale të Britanisë nga Evropa kontinentale. Pothuajse gjysmë milioni vjet më parë, sipas të dhënave të reja, papritmas u krijua kaskadë në brezin e ngushtë të tokës që bashkonte Anglinë dhe Francën.

Studiuesit tregojnë se, si rezultat, kjo kreshtë - një digë natyrore që ndau Detin e Veriut nga Kanali Anglez – u kthye në çarje katastrofike qindra mijëra vjet më vonë në një proces me dy faza, duke e ndarë përfundimisht Britaninë. Rezultati si studimit raportohet në “Nature Communications”.

Vaksinimi i anëtarëve të Kongresit para stafit mjekësor krijon konfuzion në SHBA

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 12:30

Qëkur anëtarëve të Kongresit u është ofruar vaksina, në SHBA është hapur debati nëse nëse politikanët e meritojnë injeksionin para zgjedhësve të tyre, veçanërisht mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë të frontit.

Vaksina u vu në dipozicion të Kongresit rreth një javë para Krishtlindjes, pasi Këshilli i Sigurimit Kombëtar njoftoi që Kongresit do t'i jepen doza të vaksinës për të mbrojtur "vazhdimësinë e operacioneve qeveritare".

Trump tërhiqet dhe firmos paketën 2.3 trilionë$ kundër pasojave të pandemisë

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 12:17

Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga qëndrimi i para disa ditëve kundër paketës së ndihmës për lehetësimin e pasojave të pandemisë së CoVid-19.

Pas një presioni të gjithanshëm, Trump ka njoftuar se do ta firmosë draftin që parashikon një alokim fondesh prej 2.3 trilionë dollarë të cilat parashikohet të kalojnë në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në trajtimin e problemeve sociale.

Mark Rothko, piktori që zhbllokoi fuqinë emocionale të ngjyrës

Postuar në 27 Dhjetor, 2020 23:21

 

Pandemia/260 ankesa për shkelje të privatësisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2020 20:39

Shkelja e privatësisë dhe publikimi i të dhënave personale ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur qytetarët qëkurse u evidentuan rastet e para të Covid 19 në vendin tonë.

Në një intervistë për TVT, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi thotë se përgjatë këtij viti janë regjistruar 260 ankesa për shkelje të privatësisë, ku dominojnë rastet e lidhura me Covid.

InterNyet-i sovjetik

Postuar në 27 Dhjetor, 2020 20:10

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS