Gjykatën e bllokon Edi Rama. Nuk e marrin dot Kakomenë, jo Luan Leka, por të ngrihet gjyshi dhe këlyshi
Media të ndryshme lokale në Jug po raportojnë për një protestë të disa banorëve të Nivicë Bubar të cilët janë mbledhur para gjykatës së Gjirokastrës, kur pritet të shqyrtohet çështja e Kakomesë. Nga sa shihet në video, banorët thonëse kërkojnë pronën e tyre, brenda ligjit dhe asgjë më shumë, duke akuzuar Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën si fajtorë për zvarritjen gati 30 vjeçare.
Po të jetë për fshat turistik ne e gjejmë vetë një sheik andej nga Arabia dhe e bëjmë fshatin. Jo ta bëjë Luan Leka, Dritan Çela apo Edi Rama
A ka më mure në Europë?*
3 Tetori i këtij viti shënoi 30 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, i paraprirë nga 30 vjetori i rënies së murit të Berlinit në 9 Nëntor të vitit të kaluar. Më poshtë vijojnë disa mendime mbi simbolikën e murit, si dhe ekzistencën e mureve të tjera që ndajnë shtetet sot, tre dhjetëvjeçarë më vonë nga ngjarjet e viteve 1989-1990.
Pas yllit të kuq, maska e Edi Ramës, simboli i dytë i imponuar
Vetëm të ashtuquajturit komunistë shqiptarë – që ishin në fakt banda personale e Enver Hoxhës – imponuar një simbol ndaj shqiptarëv. Ylli i kuq ishte pjesa kritike e heraldikës së para viteve ’90, që u zhduk ashtu siç edhe hyri. Komunistët e sojit shqiptar pretendonin edhe më shumë se kaq: ata dënonin si të pamoralshme vetëvrasjen, diçka që tejkalon edhe kanonet e fesë.
Çfarë i rezervon pandemia botës?
Kanë kaluar vetëm 280 ditë nga viti 2020 dhe aq është edhe mosha e virusit që ka dominuar jetën tonë në muajt e fundit. Megjithatë, ai ia ka dalë të bëjë xhiron e botës shumë herë dhe ka zënë vend në rrugët e frymëmarrjes të të paktën 34 milionë njerëzve.
Maskë edhe në rrugë? Jeta është jona, jo e Partisë
Mundësia për ta marrë virusin është më e madhe, ka nisur vjeshta, është rritur numri i rasteve në Shqipëri, por kemi rritje të numrave në Itali, Francë, Greqi. Ne po bëjmë një fazë parapërgatitore, kërkojmë të përdoret maska edhe në mjedise të hapura, personalisht mendoj se duhet mbajtur edhe në natyrë.
Njerëzit janë të papërgjegjshëm, teshtijnë afër teje, edhe në ambient të hapur, në park dikush teshtin para teje duke të vënë në rrezik
Politizimi i narrativës mbi pandeminë e CoVid-19
Diçka e pazakontë po ndodh me raportimin mbi ecurinë e pandemisë së shkaktuar nga CoVid-19. Në muajt e verës ne pamë një rënie të ndjeshme të rasteve në Europë, ulje të tyre në SHBA, thuajse zerim në Azi dhe probleme që gjithësesi u menaxhuan deri diku në Brazil. Ndonëse parashikimi se virusi do të ikte me vapën rezultoi i pasaktë, njerëzit u lanë relativisht të lirë gjatë muajve të verës duke u vendosur për sa i përket pandemisë përballë dy tipesh kryesore të lajmeve:
Vëllezër afrikanë shpëtoni Shqipërinë!
Dhënia e shtetësisë shqiptare nga ana e presidentit tonë një futbollisti afrikan, që ka vetëm rreth dy vjet në vendin tonë, nuk bëri ndonjë bujë të madhe në ato pak media, ku u transmetua si lajm, biles më bëri çudi se gazeta DITA, e cila raportoi brenda dy ditësh dy herë mbi këtë gjë, sot (11 tetor) e hoqi mjaft shpejt këtë lajm nga faqja e saj online.
Trump, një rrezik për qytetërimin? Bolton: Konsiderojeni një anomali në historinë e Amerikës
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të SHBA, John Bolton, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” përmes së cilës ka komentuar një sërë çështjesh të politikës ndërkombëtare. Një nga përpjekjet më të dukshme është shpjegimi i Donald Trump, që ngjan një mision i pamundur sepse del jashtë fushës së racionales.
Konsultimi Publik, mision i pamundur. "Qytetarët" preferojnë llogjet në Facebook
Kryeministri Edi Rama ka postuar 7 orë më parë në faqen e tij në Facebook një postim të tillë:
Kjo është një adresë në dispozicionin e secilit e secilës prej jush për të çuar me video, nga celulari juaj, çdo pyetje që të dëshironi mbi çdo çështje të punës a të familjes suaj, komunitetit tuaj apo vendit tonë, që ka lidhje me qeverinë.
Ju mirëpres me kënaqësi dhe me kënaqësi do t'ju përgjigjem edhe unë, për gjithçka kam në dorë të them a të bëj për ju.
Do kemi rast të shohim llogaritë bankare të njëri-tjetrit
Njoftimi i fundit se qeveria ka propozuar një projektligj për krijimin e regjistrit të llogarive bankare, krijon ndër të tjera kushtet për të diskutuar mbi aksesin që do të ketë në këtë njësi të re të dhënash private. Në projektin e propozuar e drejta për akses të pakufizuar në Regjistëri i jepet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.