Europa po përgatitet për skenarin: Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga Shtëpia e Bardhë
Revista gjermane “Spiegel” raporton së fundmi për ato që i cilëson si “përgatitje për skenarin më të keq” të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Dhe ky skenar më i keq është mosnjohja e rezultatit nga presidenti aktual Donald Trump, çka ka vënë në lëvizje autoritetet europiane që do të duhet të kenë një qëndrim mbi atë që mund të ndodhë.
Japonia vendos lëshimin në oqean të ujit radioaktiv të përdorur në Fukushima
Autoritete japoneze kanë vendosur të hedhin në oqean 1 milion tonë ujë të përdorur në ftohjen e reaktorit bërthamor të Fukushimas. Lëshimi i ujit të përpunuar për t’i minimizuar radioaktivitetin do të nisë në fillim të vitit 2022.
Nuk mund ta shtyjmë vendimin për planin e trajtimit të ujit të procesuar
Studimi: Ka 1.8 miliardë pemë në Sahara dhe Sahel
Një studim i ri novator i imazheve satelitore me rezolucion të lartë ka zbuluar se, ndryshe nga sa mund të mendohet, ka të paktën 1.8 miliardë pemë në shkretëtirat Sahel dhe Sahara.
Një ekip prej 24 shkencëtarësh nga e gjithë Evropa, SHBA dhe Afrika zbuluan se zona është çuditërisht e mbushur me bimë, çka do të thotë se do të duhet të rishikojmë atë që dinim për dy shkretëtirat kryesore të botës dhe madje edhe politikën publike për shpyllëzimet.
“Virusi vijon të pësojë mutacione, të përgatitemi për pandemi të tjera”
"Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit. Njerëzimi do të goditet përsëri me të njëjtën dhunë dhe, kush e di, mbase edhe më shumë. Prandaj, ne duhet ta ruajmë atë që po mësojmë: SARS -CoV-2 ishte këmbana e alarmit që na duhej për të na bërë vigjilentë përpara atyre që do të vijnë".
Nuk është një profeci, por një paralajmërim që Bruce Beutler, fitues i Nobelit në Mjekësi në 2011. Imunologu amerikan do të jetë pjesë e Festivalit të Shkencës Mjekësore, në Bolonja, të shtunën, 17 tetor.
OBSh: Remdesivir, interferon, hidroksiklorokina, ritonavir+lopinavir, pa efekt real kundër CoVid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se Remdesivir ka pak ose aspak efekt në trajtimin e CoVid-19 dhe përmirësimin e pacientëve të prekur prej tij. OBSH-ja ka kryer teste për të vlerësuar katër medikamente që aktualisht jepen për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi, Remdesivir, hidroksiklorokinë, interferon dhe një kombimin antiviralësh si lopinarvir dhe ritonavir. Testimi u krye me 11 266 pacientë të rritur në 500 spitale të ndryshme në 30 vende.
Një shfaqje e suksesshme për një qeverisje të njollosur
Intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama përballë disa gazetarëve në studion e emisionit “Opinion” afirmoi një të vërtetë me rëndësi politike, por edhe gazetareske: zoti Rama drejton një shfaqje të suksesshme që mbulon një qeveri të pasuksesshme, në mos të dështuar.
Konsensusi shkencor për pandeminë COVID-19: Duhet vepruar tani
Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS-CoV-2) ka infektuar më shumë se 35 milionë njerëz në të gjithë botën. Më shumë se 1 milion vdekje janë regjistruar nga OBSH që nga 12 tetori 2020. Ndërsa një valë e dytë e COVID-19 po prek Evropën, dhe me afrimin e dimrit, na duhet një komunikim i qartë për rreziqet që paraqet COVID-19 dhe strategjitë efektive për t'i luftuar ato. Në këtë letër, ne ndajmë pikëpamjen tonë për konsensusin aktual të bazuar në prova për COVID-19.
Video/Kryeministri zhurmon në emision pa frena. Tezë personale: Nuk jam hajdut sepse jam 2 metra
Kryeministri Rama është përballur sot me një panel gazetarësh në studion e "Opinion" ku në pjesën më të madhe ka zhurmuar emisionin dhe replikuar pa sens në një proces riafirmimi të vetes. Më poshtë video:
Veliaj thotë se "kauza" e PD-së me inceneratorët është gjoba e papaguar nga kompania
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj Veliaj është përgjigjur sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e inceneratorit. Në fakt z. Veliaj ka zbardhur apo përsëritur atë që thuhet lart e poshtë nëpër Tiranë: kauzat e PD-së janë një mënyrë për të vënë gjobë. Kështu që në vend se të përgjigjet si kryebashkiak, z. Veliaj ka replikuar si subjekt në tentativë i gjobvënies. Përgjigja e tij ndër të tjera:
Ambasadori armen në OSBE: Turqia kërkon të krijojë “zona të nxehta” në rajon
Rajoni i Nagorno Karabak që ndodhet në territorin e Azerbajxhanit është përfshirë prej kohësh në luftime të ashpra mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.