Rihapet debati për shifrën reale të viktimave të Covid-19
Debati për numrin real të viktimave të Covid-19 është riaktivizuar sërish pas rezultateve të publikuara nga Instituti për Buxhetet dhe Vlerësimet e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit. Sipas këtij të fundit, numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën është rreth 7 milionë, dyfish më i madh se shifra zyrtare 3.24 milionë.
Për SHBA, analiza ka nxjerrë një total prej 905 000 viktimash, 57 për qind më shumë se numri zyrtar.
Reagime për shpalljen e Moderna-s si vaksina më e mirë anti-CoVid
Një vendim i Kongresit Botëror të Vaksinës në Uashington, që ka shpallur vaksinën anti-CoVid-19 të Moderna-s si më të mirën në botë, ka provokuar reagimin e palës ruse.
Agjencia “Tass” citon drejtorin e Institutit Gamaleya për Kërkime Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike, Alexander Gintsburg, që e ka cilësuar vendimin si të diskutueshëm dhe të çuditshëm.
Mediat serbe: Kroacia vendos ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë
Kroacia ka njoftuar krijimin e një kampi ushtarak në Kosovë. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman është shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen kosovare, Donika Gërvalla se kampi në fjalë po krijohet për të rritur stabilitetin.
Katari arreston për korrupsion ministrin e Financave
Katari vë në pranga ministrin e Financave. Mediat vendase raportojnë se Ali Shareef al-Emadi është arrestuar për abuzim me fondet shtetërore.
Në Katar ka pasur shpesh arrestime të kësaj natyre, por burimet zyrtare thanë se Emadi është figura e profilit më të lartë që përballet me akuza korrupsioni nën sundimin e Emirit Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.
Meritokracia, një iluzion që justifikon pabarazitë
Incentiva për vaksinimin në Serbi
Serbia bëhet i pari vend që u ofron pagesë qytetarëve që pranojnë të vaksinohen.
Qytetarët mbi moshën 16 vjeç, të cilët kanë marrë tashmë një ose dy doza, ose do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj, do të marrin një pagesë prej 3 000 dinarësh (25 €). Shuma është e barabartë me 5% të pagës mesatare mujore në Serbi.
"Ne kemi reflektuar mbi mënyrën si t'i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar", u tha presidenti gazetarëve në Beograd.
Jashtë BE-së/Gjermania tenton mirëkuptim dypalësh me Turqinë për riunifikimin e Libisë
Europa duket se mbetet e ndarë për sa i përket Libisë, një vend i rëndësishëm i Afrikës Veriore dhe në Mesdhe. Mediat raportojnë se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar nga presidenti turk Erdogan mirëkuptim për tërheqjen e trupave të huaja nga Libia, si shenjë e qartë e mbështetjes për qeverinë e re të Unitetit të drejtuar nga kryeministri Abdulhamid Dbeibeh, pas arritjes së marrëveshjes mes dy qeverive të mëparëshme që praktikisht e mbanin vendin të ndarë.
Pikëpyetje për efektivitetin e vaksinës kineze në Seychelles
Edhe pse ka vaksinuar me të dyja dozat pjesën më të madhe të popullsisë, Seychelles po përballet me rritjen e rasteve të reja, që e kanë detyruar të mbyllë shkollat dhe të anulojë aktivitetet sportive për dy javë. Kurba e infeksioneve është aktualisht në nivelet e fundit të vitit 2020m në një kohë kur janë vaksinuar mbi 60% e popullsisë.
Arkipelagu i Oqeanit Indian, i cili ka një popullsi prej rreth 98 000 banorë, është kryesisht i varur nga turizmi, dhe ishte ndër të parët që nisi vaksinimet në janar, duke përdorur vaksinat kineze të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Turqia dhe Egjipti nisin konsultimet për normalizimin e marrëdhënieve
Turqia dhe Egjipti kanë rënë dakord që të nisin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike që kanë pësuar thyerje gjatë tetë viteve të fundit. Media të ndryshme raportojnë se zyrtarë nga të dy vendet do të takohen sot dhe nesër në Kajro dhe siç thuhet delegacioni turk drejtohet nga zv.ministri i Jashtëm Sedat Onal.
Këto bisedime hulumtuese do të përqendrohen në hapat e nevojshëm që mund të çojnë drejt normalizimit të marrëdhnënieve mes të dyja vendeve në planin dypalësh dhe atë rajonal
Ana Brnabiç, mes heshtjes dhe debatit për të drejtat e homoseksualëve
Janë disa elementët e paprecendentë që solli Ana Brnabiç në historinë e kryeministrave serbë. Ajo është gruaja e parë që kryeson një qeveri serbe, dhe e para lezbike. Për më tepër është është e para në botë që bëhet me fëmijë (gjatë detyrës) nga partnerja e saj. Megjithatë, e gjitha kjo nuk mjafton për ta bërë Ana Brnabiç një pararendëse të të drejtave të homoseksualëve dhe as Serbinë një cep të Europës që qëndron politikisht korrekt.