Nuk ka marrëveshje me BE, Zvicra “dorëzohet” pas 7 vitesh bisedime
Zvicra braktis në mënyrë përfundimtare shtatë vite negociata me Bashkimin Evropian, që supozohej se do të modernizonin marrëdhëniet e tyre bilaterale. Zvicra dhe BE-ja kanë punuar për një Marrëveshje Kornizë Institucionale, e cila të kishte në fokus hyrjen e Zvicrës në tregun e përbashkët europian, një ekuilibër që Brukseli zakonisht e quan "fushë e barabartë". Negociatat nisën në 2014 dhe një draft i plotë u arrit në nëntor 2018, kohë kur Berna dhe Brukseli nisën fazën e dytë: atë të rishikimit për sqarime dhe amendime.
Amazon blen kompaninë ikonë të Hollivudit
Amazon do të blejë kompaninë e filmave Metro-Goldwyn-Mayer për 8.45 miliardë dollarë. Në këtë mënyrë, gjiganti i shitjeve online ka në plan të përdorë kompaninë ikonë gati 1-shekullore për të përmbushur kërkesën e madhe për përmbajtje në platformat e transmetimit, raporton "Bloomberg".
Kush foli i pari?*
Neroni, jo dhe aq i keq në fund të fundit
Emrin e tij e lidhin para së gjithash me zjarrin në Romë. Por përtej famës si piroman, Neroni përshkruhet edhe si grykës, i shfrenuar dhe megaloman. Perandori romak ka frymëzuar disa nga veprat më të mëdha të Rilindjes, veçanërisht “Kurorëzimi i Popeas” e Monteverdit dhe “Agrippina” e Handelit, të cilat përshkruhet dashuria tradhtare e tij për Poppaea, e cila u bë gruaja e tij e dytë. Në filmin epik të vitit 1951 Quo Vadis, Peter Ustinov solli në ekran një Neron tërësisht të shpenguar: një djalosh në trupin e një burri.
SHBA dhe Rusia ulen në bisedime në Gjenevë
Presidenti amerikan dhe ai rus do të ulen përballë njëri-tjetrit muajin e ardhshëm, takimi i parë i këtij niveli që prej zgjedhjes së Biden. Putin dhe homologu i tij amerikan do të takohen në Gjenevë, më 16 qershor, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Hoxha: Basha të shpjegojë pse nuk shkel në SHBA prej 5 vitesh
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, thotë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duhet të shpjegojë arsyet pse nuk shkel në SHBA prej 5 vitesh.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Hoxha tha se bashkë me këtë shpjegim, Basha duhet të tregohet i qartë edhe në qëndrimin ndaj Berishës, pas shpalljes së këtij të fundit non grata nga SHBA-të.
Berisha është lider historik dhe me të mirat apo të këqijat e tij, do të gjykojë hisotria. Ndërsa zoti Basha duhet të japë një shpjegim pse ka 5 vite që nuk shkel në SHBA.
Noterët e alibisë
Partia Demokratike duket se ka marrë sot një goditje të re sa i përket pretendimeve të saj për manipulim masiv elektoral më 25 prill 2021. Gjatë një aktiviteti në Përmet, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se zgjedhjet përmbushën standardet dhe se Shqipërisë tashme duhet t’i hapet drita jeshile për konferencën ndërqeveritare.
Ish-këshilltari i Trump: Covid-19, një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet e 2020-s
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, beson se pandemia e Covid-19 është një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë të dhënë të premten, Flynn, një nga figurat e njohura të teorisë së konspiracionit QAnon, tha se virusi u krijua para 3 nëntorit "për të fituar kontrollin" e shoqërisë.
Iran, të moderuarit përjashtohen nga gara presidenciale
Zgjedhjet presidenciale në Iran duket se nuk do të sjellin surpriza. Këshilli i Gardianëve ka miratuar emrat që kalojnë në fazën e dytë, mes të cilëve nuk ka kandidatë të fortë nga radhët e të moderuarve. Janë shtatë kandidatët në garë për presidencën iraniane, raportojnë mediat. Zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor.
Të bëhemi pak budallenj të dobishëm e ta besojmë SHBA
Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën më në fund informacione të besueshme për aktet korruptive të Sali Berishës. Dhe sapo një gjë e tillë ndodhi, SHBA vepruan duke e shpallur atë non grata, një akt analog p.sh me heqjen e qytetarisë romake dikur.
Por nga erdhën këto informacione në një shtet që thuhet se ka 17 agjenci për shërbimet inteligjente? Këtë çështje duket se e ka zgjidhur Vizion Plus që i është drejtuar ambasadës amerikanë në Tiranë me dy pyetje: