Rrënjët e anti-kapitalizmit dhe një arsye morale për majtizimin e intelektualëve

Postuar në 28 Korrik, 2021 19:42

 

Beteja më e gjatë me Covid-19

Postuar në 28 Korrik, 2021 19:29

Mund të jetë beteja më e gjatë e një njeriu me Covid-19 ajo e 58-vjeçarit Sean Hunte. Ai ka qëndruar në spital plot 203 ditë, një pjesë të madhe të kohës në ventilim dhe i ka shkuar vdekjes fare pranë tre herë.

Portikët e Bolonjës pranohen në UNESCO

Postuar në 28 Korrik, 2021 17:48

Portikët e Bolonjës bëhen pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vendimi u mor sot në takimin e Komitetit të 44 -të të Trashëgimisë Botërore në Fuzhou, Kinë. Në këtë sesion të UNESCO-s, Italia arriti të marrë miratimin për tre sajte të trashëgimisë kulturore, dy të tjerat llixhat e Montecatinit dhe afresket e Padovës.

Portikët e Bolonjës pranohen në UNESCO

Postuar në 28 Korrik, 2021 17:48

Macron: I kemi borxh Polinezisë për testet nukleare

Postuar në 28 Korrik, 2021 16:06

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se Franca është në borxh me Polinezinë Franceze për provat bërthamore që u kryen në territorin e Paqësorit në vitet 1960 dhe 1970.

Dua të thyej heshtjen sot për të bërë të dëgjohet e gjithë e vërteta, në mënyrë që ajo të ndahet dhe kështu e gjithë bota e di saktësisht se çfarë është bërë, çfarë dihej atëherë dhe çfarë dihet sot. Unë marr përgjegjësinë dhe kërkoj të vërtetën dhe transparencë me ju.

Rritja e temperaturave "pjek" salmonin në ujërat e lumit Kolumbia (VIDEO)

Postuar në 28 Korrik, 2021 14:21

Rritja e temperaturave të ujit e ka dëmtuar rëndë popullatën e peshkut salmon në lumin Kolumbia, në Amerikën e Veriut. Aktivistët të mbrojtjes së mjedisit, anëtarë të OJF-së Columbia Riverkeeper, kanë publikuar pamje që tregojnë shkallën e këtij dëmi.

Pamjet tregojnë një grup salmonësh që notojnë në një degë të lumit me plagë që mendohet të jenë rezultatet i stresit dhe mbinxehjes.

Çeta Plakë e Butrintit

Postuar në 28 Korrik, 2021 01:51

Dy ditë më parë BBC-ja raportonte se Mbretëria e Bashkuar do të paraqitet para UNESCO-s për të kërkuar statusin e sitit të Trashëgimisë Botërore me zonën e Snowdonias në Wells. Media në fjalë listonte cilësitë e kësaj zone, rëndësinë e saj përballë kandidaturave si Bolonjas në Itali, Nisës në Francë dhe Ribeira Sacras në Spanjë. Listimi i njërës prej këtyre zonave i rendit ato krahas monumenteve si Piramidat e Egjiptit, apo taj Mahal. Ky lajm u parapri nga dy të tjerë që kanë të bëjnë me monumentet.

Qirio: Nëse bizneset kanë manipuluar të dhënat për ndotjen, mbyllje aktiviteti ose ndjekje penale

Postuar në 27 Korrik, 2021 18:33

Ndotja e ajrit nga fabrikat e Albkrome dhe impianteve të tjera në zonën industriale në Elbasan arrin deri në 7-fish mbi normën. Për drejtorin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirio, kur ka indicie kaq shqetësuese, institucionet duhet të kryejnë inspektime në terren. Në studion e lajmeve të MCN TV, Qirio tha se pikave të nxehta si Elbasani u duhet dhënë prioritet.

Gjuha e policisë!

Postuar në 27 Korrik, 2021 18:19

Hape derën, policia.

Hape mor derën, o bythqir!

Hape derën…

Këto fjalë mund t’i dëgjosh në videon e siguruar sot nga gazetarë të MCN TV gjatë momentit të ndalimit të një personi në kërkim nga forca policore. Videoja e përcjellë në media evidenton disa probleme. Së pari, mënyra e ndalimit që në planin profesional ishte dështim përderisa subjekti u  largua.

Çfarë po e pengon ndihmën e diasporës zvicerane për Kosovën

Postuar në 27 Korrik, 2021 17:46

 

Partia e majtë që udhëheq shtetin ballkanik i fitoi zgjedhjet e shkurtit 2021 kryesisht falë votave të diasporës. Revista online e diasporës "lecanton27.ch" vlerësoi se më shumë se 10 000 kosovarë nga Zvicra udhëtuan drejt Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet që sollën partinë Vetëvendosje të Albin Kurtit në pushtet. OJF me bazë në SHBA, Instituti Kombëtar Demokratik, raportoi se zgjedhjet u konsideruan të lira dhe të ndershme në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe një numër rekord votash erdhën nga diaspora, kryesisht në mbështetje të Vetëvendosjes.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS