Erdogan shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë një marrëveshje të re për Bosnjen

Postuar në 30 Gusht, 2021 20:50

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal  të Zi ka prodhuar një lloj zhvillimi diplomatik. I pyetur nga gazetarët në Stamboll, Erdogan ka deklaruar Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve nëse përfaqësuesit e tyre e dëshirojnë një gjë të tillë.

Post-Kabul: perfeksionizmi demokratik dhe mbrojtja evropiane

Postuar në 30 Gusht, 2021 20:27

 

Restaurimi i një pikture të Vermeer nxjerr në dritë një tjetër brenda saj

Postuar në 30 Gusht, 2021 17:16

Restaurimi i një pikture të Johannes Vermeer nxori në pah një element të panjohur më parë. Piktura "Vajza që lexon një letër para dritares së hapur" (1657) i është nënshtruar ekzaminimit me rreze infra të kuqe, të cilat zbuluan se në pikturë kishte edhe një pikturë tjetër.

Në murin e dhomës është varur piktura e një Kupidi, një element që studiuesit e artit thonë se është vënë aty për treguar se vajza po lexon një letër dashurie.

Brenda Hegras, qyteti i lashtë arab i paprekur prej 2 mijë vjetësh (FOTO)

Postuar në 30 Gusht, 2021 14:50

Dikur një qendër ku lulëzonte tregtia ndërkombëtare, Hegra (e njohur edhe si Mada'in Saleh) nuk është prekur për gati 2 000 vjet. Tani ajo është hapur për herë të parë për turistët. Shumë prej atyre që e vizitojnë vërejnë se ndërtimet e gdhendura në shkëmb në Hegra i ngjajnë “simotrës” së saj, Petra, disa qindra kilometra në veri, në Jordani. Hegra ishte qyteti i dytë i mbretërisë Nabataean dhe  në të mendohet se fshihen sekretet e një qytetërimi të lashtë pothuajse të harruar.

Izraeli dhe Palestina ulen në bisedime për herë të parë pas një dekade

Postuar në 30 Gusht, 2021 13:12

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, është takuar të dielën me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Këto janë bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze që kur kryeministri Naftali Bennett mori detyrën në qershor. Takimi në Ramallah erdhi disa orë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse nuk fitoj një mandat tjetër, më vrasin ose më burgosin”

Postuar në 30 Gusht, 2021 08:42

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, parashikoi tre opsione për të ardhmen e tij: fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, vdekjen ose burgun.

"Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj," tha ai, në fjalimet në një takim të mbajtur të shtunën. Bolsonaro më vonë shtoi se opsioni i parë është jashtë diskutimit. "Asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë".

Raportohet vdekja e parë e shkaktuar nga vaksina Pfizer në Zelandën e Re

Postuar në 30 Gusht, 2021 08:31

Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me vaksinën Pfizer. Viktima është një grua, e cila ka ndërruar jetë për shkak të një inflamacioni në muskulin e zemrës.

Moska riaktivizon aleancën post-sovjetike në Azinë Qendrore

Postuar në 29 Gusht, 2021 17:29

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani është kthyer në shqetësim për Rusinë, e cila e sheh Azinë Qendrore Sovjetike si pjesë të krahut mbrojtës jugor dhe i druhet përhapjes së radikalizmit islamik.

Moska thotë se do të punojë më ngushtë me anëtarët e tjerë të një aleance post-sovjetike për sigurinë, pasi tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani ngre rreziqe të sigurisë rajonale.

Studimi: Të vaksinuarit janë superpërhapës të variantit Delta

Postuar në 29 Gusht, 2021 15:48

Të vaksinuarit që janë infektuar me variantin Delta kanë ngarkesë virale qindra herë më të lartë se ata që nuk janë vaksinuar asnjëherë. Në këtë konkluzion arrin një studim i botuar në revistën shkencore “Lancet”, më 10 gusht 2021. Studimi është kryer në Universitetin e Oksfordit dhe për të janë marrë në shqyrtim të dfhënat mbi transmetimin e virusit brenda një spitali në Ho Chi Minh Vity, në Vietnam.

Virusi në mutacion të vazhdueshëm, një variant i ri zbulohet në Afrikën e Jugut

Postuar në 29 Gusht, 2021 14:46

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në disa vende të tjera. Studiuesit thonë se C.1.2 mund të jetë më infektiv dhe t’i shpëtojë mbrojtjes që japin vaksinat. Studimi është kryer në Institutin Kombëtar të Afrikës së Jugut për Sëmundjet Ngjitëse në bashkëpunim me Platformën e Inovacionit dhe Sekuencimit të Kërkimeve KwaZulu-Natal.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS