Rama shpall qeverinë e re

Postuar në 02 Shtator, 2021 11:36

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama prezantoi kabinetin me të cilin do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme. Në qeverinë "Rama 3" mbeten një pjesë e ministrave të kabinetit të mëparshëm, ndërsa shtohen edhe disa emra të rinj. Në kabinetin Rama 3 rikthehet Mirela Kumbaro. Ish-ministrja e Kulturës merr drejtimin e Ministrisë së Turizmit. Ministria e Drejtësisë i është besuar Ulsi Manjës, ndërsa ajo e Bujqësisë drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca. Dy prej katër emrave të ministrave të shtetit janë prurje të fushatave të fundit të Partisë Socialiste.

Covidi i gjatë, 20% e pacientëve me simptoma edhe 1 vit pas infektimit

Postuar në 02 Shtator, 2021 09:15

Pothuajse gjysma e rreth 1 200 pacientëve të shëruar Covid-19 në Vuhan edhe 1 vit pas infektimit kishin simptoma. Sipas një studimi të ri të kryer nga mjekët kinezë në spitalet e Pekinit dhe Vuhanit, edhe 12 muaj pas infektimit me SARS-CoV-2, pacientët ende përjetonin simptomat më të zakonshme të lodhjes ose dobësisë së muskujve. Konkluzionet e studimit të rishikuar edhe nga mjekë të tjerë u botuan në revistën mjekësore The Lancet të enjten.

ShBA bëhet gazi i botës. Biden mbron tërheqjen si strategji, Reuters publikon bisedat e 23 korrikut

Postuar në 02 Shtator, 2021 00:23

Ishte një vendim i mençur. Kështu u shpreh presidenti amerikn Joe Biden për vendimin e tërheqjes së trupave nga Afganistani, 24 orë pasi ushtari i fundit amerikan la vendin e okupuar në vitin 2001.

Vendimi nuk ka të bëjë me Afganistanin. Ka të bëjë me fundin e një ere të operacioneve të mëdha ushtarake për të rikrijuar vende të tjera

tha Biden. 

Ai ka pranuar përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar me tërheqjen duke shtuar se interesi jetik i ShBA ishte që Afganistani të mos shërbejë si bazë sulmesh terroriste. 

Një pallavër gjeostrategjike: Nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor!!!

Postuar në 01 Shtator, 2021 20:32

Nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor. Nëse BE do të vazhdojë kështu nuk do të jetë mirë për ne, por nuk do të jetë as për BE. Ju përmendët etërit themelues. Nëse ata do të çoheshin dhe të ndiqnin këtë diskutim, do të ktheheshin përmbys në varr. Për çfarë po debatojmë? Si puna e atyre dy priftërinjve në Kostandinopojë, kur po shembeshin muret dhe ata diskutonin seksin e engjëjve. 

Radev: Nuk jemi roja që ju pengon te dera, çelësin e keni vetë në dorë

Postuar në 01 Shtator, 2021 19:30

Një përmbledhje e batutave të përdorura herë pas here lidhur me ngërçin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor mund të cilësohet fjalimi i kryeministrit Rama në Forumin e Bledit në Slloveni. Kreu i qeverisë foli për pritjen e gjatë për “martesën” me BE-në dhe ripërsëriti krahasimin me pritjen për Godonë në dramën e Samuel Beketit, për të përfunduar me kërkesën drejtuar presidentit bullgar, për t’u bërë më pak europianë e më shumë ballkanikë sa i takon dakordësisë për hapjen e negociatave.

Ajri i ndotur shkurton 6 vite jetë

Postuar në 01 Shtator, 2021 18:43

Ndotja e ajrit po shkurton jetën e miliarda njerëzve me rreth gjashtë vjet. Një raport i ri e rendit atë mbi duhanpirjen dhe aksidentet si shkak i vdekjeve.

Studiuesit thonë se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit mbetet djegia e qymyrit. Më e prekura është India, qytetarëve të së cilës u shkurtohet jeta me mesatarisht 6 vjet. Kina ka zvogëluar ndotjen e ajrit në shtatë vitet e fundit, megjithatë kinezët jetojnë 2.6 vjet më pak për shkak të ajrit të ndotur.

"Miniera" e të dhënave, Amazon shtrihet edhe në tregtinë tradicionale

Postuar në 01 Shtator, 2021 15:35

Pasi e sfidoi me sukses për disa vite me radhë tregtinë tradicionale me shitjet online, Amazon planifikon të hapë dyqane të mëdha fizike në të ardhmen e afërt. Dyqanet do t'u ofrojnë klientëve rroba, pajisje elektronike, pajisje kuzhine dhe më shumë, sipas The Wall Street Journal. Gjiganti i tregtisë elektronike dhe web hosting planifikon që dyqanet e para t’i hapë në Kaliforni dhe Ohajo.

Mes dy “zjarreve”, studimi zbulon arsyen e shkrirjes progresive të akullnajës Thwaites

Postuar në 01 Shtator, 2021 13:31

Akullnaja Thwaites, e njohur ndryshe si akullnaja e fundit të botës po shkrin me shpejtësi. Por përtej shkaqeve që lidhen me ndryshimin klimatik dhe që dihen prej kohësh, një arsye e re është zbuluar së fundmi. Një studim i botuar në “Nature” zbulon se nxehtësia natyrore e Tokës po përshpejton shkrirjen e akullnajave.

Tjetër variant rezistent ndaj vaksinës, virusi Mu shfaqet në Kolumbi

Postuar në 01 Shtator, 2021 09:42

Një variant i ri i Covid-19 po ndiqet me kujdes nga OBSH-ja. I njohur si "Mu", varianti u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar 2021.

Mu njihet edhe me emrin shkencor B.1.621 dhe sipas OBSH-së, ka mutacione që tregojnë rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Francë/ Detyrimi për kartën e shëndetit përfundon në gjykata

Postuar në 01 Shtator, 2021 09:26

Franca u bë vendi i parë në Europë që ka të detyrueshme kartën e shëndetit. Dokumenti në fjalë (dixhital ose në letër), i cili provon se mbajtësi është vaksinuar, ka dalë negativ në testin virologjik jo më shumë se shtatëdhjetë e dy orë nga momenti që i kërkohet ose certifikata që provon se ai është shëruar nga Covid-19, është reflektuar me rënien e klientëve që vizitojnë qendrat tregtare. Kjo ka bërë që Këshilli Kombëtar i Qendrave Tregtare (CNCC) t’i drejtohet qeverisë me një kërkesë për anulimin e masës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS