Kaliforni, studime rreth etnive përpara diplomimit në shkollat e mesme

Postuar në 09 Tetor, 2021 12:52

Nxënësit e shkollave të mesme në Kaliforni të ShBA-së do të duhet të ndjekin një kurs për studime etnike përpara se të diplomohen në fund të shkollës. 

Jingping: Tajvani do t’i bashkohet Kinës, nuk lejojmë ndërhyrje nga jashtë

Postuar në 09 Tetor, 2021 10:03

Presidenti kinez, Xi Jingping, thotë se çështja e Tajvanit lindi nga dobësia dhe kaosi në të cilin u gjet Kina, por ai do të jetë nën qeverisjen e saj.  

Tajvani është "një çështje e brendshme e Kinës dhe nuk lejojmë ndërhyrje të jashtme", tha Jinping në festimet për 110 vjetorin e Revolucionit të 1911-s.

Vendimi i Kushtetueses thellon përplasjen Poloni-BE

Postuar në 08 Tetor, 2021 16:38

Gjykata Kushtetuese në Poloni i cilëson në kundërshtim me Kushtetutën e vendit disa ligje të Bashkimit Evropian. Vendimi i shpallur dje shkaktoi zemërim në Bruksel dhe ka gjasa të dëmtojë më tej marrëdhëniet me BE-në. Gjykata u kërkoi institucioneve të BE-së të mos "veprojnë përtej fushëveprimit të kompetencave të tyre" duke ndërhyrë në gjyqësorin e Polonisë.

Abdulzarak Gurnah, zëri i dramës së emigrantëve

Postuar në 08 Tetor, 2021 15:42

Abdulzarak Gurnah është fituesi i Nobelit të Letërsisë për vitin 2021. “Atij i njihet merita për njohjen e thellë dhe hetimin e pakompromis dhe të dhembshur të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve", tha Akademia Suedeze në ceremoninë e shpalljes së çmimit.

Dy gazetarë ndajnë Nobelin e Paqes

Postuar në 08 Tetor, 2021 12:10

Dy gazetarë ndajnë Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021. Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov u shpallën fitues në një ceremoni të mbajtur në Oslo të premten në mëngjes.

Dy gazetarët u vlerësuan "për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, si parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme".

Filipinasja Ressa, "e përqendroi vëmendjen kritike në fushatën e diskutueshme të regjimit të Dutertes kundër trafikantëve të drogës", tha Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Një hetim mbi Kishën në Francë dhe teatri i dosjeve në Shqipëri

Postuar në 07 Tetor, 2021 23:04

 

Disa ditë më parë në mediat e Francës u publikua lajmi se një komision hetimor kishte gjetur se që nga viti 1950, në Kishën Katolike Frances vepronin rreth 3000 pedofilë, viktima të të cilëve kishin qenë 216 mijë fëmijë. Komisioni u ngrit nga peshkopët francezë në vitin 2018 për të hedhur dritë mbi abuzimet e kryera dhe përfundimet u njohën si të vërteta prej Vatikanit, teksa Papa i cilësoi gjetjet si të trishtueshme.

Mali i Zi në Open Balkan? (VIDEO)

Postuar në 07 Tetor, 2021 19:59

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është pro nismës për Ballkanin e Hapur. Në një intervistë për MCN TV, Abazoviç shprehet se kjo nismë përputhet plotësisht me parimin e Bashkimit Europian. Ai thekson se një frymë paneuropiane, e cila nxitet nga nisma të tilla, është e domosdoshme për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Përkujtesë PD-së për një gjobë ende të pavënë ndaj qeverisë

Postuar në 07 Tetor, 2021 18:01

Partia Demokratike e Lulzim Bashës është kthyer në Parlament me tri nisma për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Zgjedhjet e 25 prillit, inceneratorët dhe çështja "Beketi". Çështja e parë është e shpikur; zgjedhjet PD-ja i ka humbur edhe numerikisht, por edhe politikisht qëkurse kryetari i saj përjashton me vendime personale deputetë nga Grupi Parlamentar.

Kriza e energjisë, Brukseli zhgënjen vendet e Unionit

Postuar në 07 Tetor, 2021 17:45

Rritja e çmimeve të energjisë në të gjithë Europën i ka detyruar liderët e vendeve t’i kthejnë sytë nga Brukseli. Por ajo që kanë marrë deti tani ka qenë thjesht një premtim për një “paketë mjetesh”.

Qeveritë e vendeve të BE-së ia kanë frikën një reagimi popullor në rast të moszgjidhjes së këtij problemi. Shqetësimi është ngritur për herë të fundit në samitin e Sllovenisë, të mërkurën.

CIA pranon se është "ndryshkur"

Postuar në 07 Tetor, 2021 16:47

Një numër i madh bashkëpunëtorësh të CIA-s janë vrarë ose kanë kaluar në anën e kundërt.

Një dokument rreptësisht konfidencial i agjencisë së inteligjencës zbulon detaje që ngrenë pikëpyetje mbi punën e saj. Detajet e tij lënë të kuptohet se shërbimi kundërzbulues amerikan i ka nënvlerësuar rivalët e tij. Sipas “Times”, dokumenti në fjalë u është dërguar të gjitha byrove të agjencisë në të gjithë botën.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS