Berisha hyn në zgjedhje nën ombrellën e LSI-së
KQZ ka regjistruar koalicionin Shtëpia e Lirisë si formacion garues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Koalicioni përbëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, LSI-ja dhe PDK e Nard Ndokës. Por KQZ ka vendosur të njohë vetëm këto dy të fundit. Kreu I KQZ-së, Ilirian Celibashi, tha se simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.
Mjekra si kundërpërgjigje ndaj maskulinitetit të vënë në diskutim
Në Perëndim, për shumë shekuj, një burrë i rruar është parë si një njeri i orientuar siç duhet në një rend më të lartë, qoftë hyjnor apo politik.
Sfidimi i këtij rregulli do të thoshte të përjashtoheshe. Por me raste, një riorganizim i përgjithshëm i normave mashkullore e ka ndërprerë këtë lidhje.
Facebook në humnerë, aksionet shënojnë rënien më të madhe në histori
Projekti i ri nuk po i shkon sipas planeve themeluesit të Facebook-ut. Aksionet e kompanisë Meta ranë me mbi 25% të enjten – duke i hequr plot 230 miliardë dollarë në vlerën e tregut në sezonin më të dobët tregtar në histori – pasi raporti tremujor i të ardhurave të kompanisë tregoi rënie të përdoruesve dhe rritje të shpenzimeve në lidhje me projektin metaverse.
Pandemia tashmë është burokraci
Pasaporta e vaksinimit do të ketë një fund dhe nisur nga dinamika epidemike aktuale, është e mundur që ky fund të jetë me gjasë para mujit korrik. Vetëm nëse nuk ka lajme të këqija
“Zgjoi”, producenti Uka: Filmi, një mesazh nga Kosova për gratë e gjithë botës
Filmi “Zgjoi”, një ndër pretendentët për t’u nominuar për Oskar në kategorinë e filmit ndërkombëtar, është vlerësuar gjerësisht nga Kritika. Ai është një nga 15 filmat e listës që po shqyrtohen nga Akademia, e cila e jep vendimin e saj më 8 shkurt. Filmi me regji të Blerta Bashollit është vlerësuar me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.
Paratë e fushatës, Le Pen gjen shpëtim në Hungari
Liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka marrë një hua prej 10.6 milionë eurosh nga një bankë hungareze për të financuar fushatën e saj zgjedhore presidenciale. Lajmin e bën të ditur radio RTL, të cilës i referohet Euractive. Le Pen duket se ia ka dalë ta gjejë në Hungari atë që nuk mundi ta gjente në vendin e vet, ku sipas një deklarate të bërë kohët e fundit, bankat franceze nuk ia kanë dhënë një mundësi të tillë.
SHBA dërgon 3 mijë trupa shtesë në Europën Lindore
SHBA do të dërgojë trupa shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani, në përgjigje të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane. Biden do të dërgojë 2 000 trupa këtë javë nga Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Poloni dhe Gjermani dhe një pjesë të një skuadroni Stryker prej rreth 1 000 trupash me bazë në Gjermani, në Rumani.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby shpjegoi se 3 000 trupat amerikane që do të dërgohen në Evropën Lindore janë ndër 8 500 të tilla, që kanë hyrë në gjendje gatishmërie.
Kriza në Ukrainë, SHBA: Rusia mund të inspektojë bazat e NATO-s në Poloni dhe Rumani
Administrata amerikane Joe Biden ka ndërmarrë një nismë të fundit që shkon përtej disa standardeve të deritanishme, në mënyrë që të shmangë një konflikt në Ukrainë. “Bloomberg" raporton se Washingtoni i ka ofruar Kremlinit mundësinë e verifikimit të dispozitivit ushtarak në bazat e NATO-s në Rumani dhe Poloni.
Roterdam, ura De Hef do të çmontohet për të kaluar jahti i Jef Bezos
Mediat në Hollandë raportojnë për një lloj lajmi bizar. Në Roterdam, Këshilli bashkiak ka vendosur të çmontojë pjesërisht urën e celikut De Hef për një arsye të papritur: të mundësohet kalimi i jahtit të miliarderit të Amazon, Jef Bezos. Ura u rinovua në vitin 2017 dhe sipas mediave hollandeze atë kohë u deklarua se nuk do të çmontohej më, por fjala e dhënë ka zgjatur vetëm 4 vjet.
Stacioni Ndërkombëtar del në pension, hapësirën do ta pushtojë industria private
NASA ka vendosur të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Ky i fundit do të jetë funksional deri në vitin 2030, për t’u zhytur më pas në një zonë të Oqeanit Paqësor, të njohur si Point Nemo.
Këtë “dalje në pension”, NASA po e shet si një "kalim i operacioneve te shërbimet tregtare", duke ritheksuar mbështetjen e përpjekjeve private-publike në orbitën e Tokës.