Shtylla kurrizore e Serbisë nis të kërcasë, Brnabiç: Vizita e Lavrov përcaktohet nga logjistika

Postuar në 05 Qershor, 2022 20:21

Vizita e parashikuar e ministrit të Jashtëm rus në Serbi ka krijuar dhimbje të madhe koke në Beograd. Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka folur për “vështirësi logjistike” gjatë një interviste në Tv Pink, elementë këto që lënë shumë vend për interpretim. 

Është vërtet e pabesueshme se situata në Europë dhe botë është e tillë saqë presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla si logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, të cilat përcaktojnë nëse ai do të vijë ose jo

La Folia, një temë muzikore prej 600 vjetësh

Postuar në 05 Qershor, 2022 14:38

La Folia. Një temë e rrahur gjerësisht për Mesjetën e Perëndimit, në letërsi dhe filozofi. Një adresë psikologjike e përtej normales, një manifest ndryshe i (ç)mendjes që është shndërruar me kohën në shfaqje për kundrim. Në muzikë, La Folia, etiketon një copës të marrë me madhështi nga kompozitorë të tillë si Vivaldi, apo Arkangjel Corelli, ky i fundit me një nga përpunimet më të mira. La Folia hyn ndër ato motive muzikore ndër më jetëgjatat, që shenjon në planin etik Perëndimin e para Arsyes.

PS është Këtu për kopenë e vet, jo për Shqipërinë(që e do për vete)

Postuar në 05 Qershor, 2022 10:30

Partia Socialiste është këtu për Shqipërinë, jo për vete

Kështu deklaroi dje kryeministri i vendit Edi Rama, pasi emëroi në detyrën e presidentit, Bajram Begajn. Z. Rama nuk diti të cilësonte ndonjë gjë më shumë për Begajn sesa “i dhamë vendit një president normal”. 

Putin bëri gabim historik, por nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë

Postuar në 05 Qershor, 2022 10:02

 Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Perëndimi nuk duhet ta poshtërojë presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që të ndërtohet një paqe e qëndrueshme.

Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë kështu që ditën kur luftimet ta ndalin të mund të dalim me paqen përmes mjeteve diplomatike. Mendoj dhe ja kam thënë atij, se ka bërë një gabim themelor dhe historik për popullin e tij dhe veten. Mendoj se e izoloi veten. Të strehohesh në izolim është një gjë, të gjesh një rrugë për të dalë është gjë e vështirë

Kremlini: Do t’i shkojmë deri në fund

Postuar në 04 Qershor, 2022 18:43

Rusia do të vazhdojë operacionet e veta ushtarake në Ukrainë deri sa të përmbushë të gjitha objektivat e vet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se asgjë nuk e ndryshon axhendën e Rusisë në arritjen e objektivave të vet mbi fqinjin historik. 

I pyetur mbi mundësinë e referendumit në Donbas për bashkimin me Rusinë, Peskov ka përjashtuar mbajtjen e tyre së shpejti për shkak të sigurisë së popullsisë të cilën Kremlini ende nuk e ka të garantuar. 

Ra edhe fasada e Republikës

Postuar në 03 Qershor, 2022 23:38

Një video e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama sot ilustron se ne kemi përuruar në çdo pikëpamje sundimin e një njeriu. Një kandidat për president që thirret në zyrën e kryeministrit, i konmunikohet vendimi i emërimit pa pritur votën në parlament dhe mandej sa hap gojën, profesori i mjekësisë, zhgënjen sa me shqipen e thërrmuar jopolitike aq edhe me mjerimin e vet teksa merr zotim se do ta bëjë detyrën shumë mirë. 

Presidenti i ri, i paditur penalisht për koncesionet e Sarandës dhe Shëngjinit

Postuar në 03 Qershor, 2022 20:00

Bajram Begaj do të jetë, apo do të votohet për president të Shqipërisë. Gjeneral, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë, prof.as i Mjekësisë, Begaj vjen në vëmendje si zgjedhje nga një fushë që është tronditur nga skandalet. Me propozim të shumicës parlamentare. 

Ai është pjesë e padisë penale për pronat e ushtrisë, padi e bërë nga ish-numri dy i ushtrisë, Artur Meçollari, për bazat e Sarandës dhe Shëngjinit. 

Turqia e di koston e madhe të angazhimit ushtarak me Greqinë

Postuar në 03 Qershor, 2022 18:05

Greqia ka nisur të flasë për angazhim ushtarak me Turqinë në kuadër të tensioneve të shtuara në Mesdheun Lindor. Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka deklaruar në një intervistë për mediat greke se “Turqia është e vetëdijshme për koston e madhe” të çdo angazhimi ushtarak me Greqinë.

Janë kapacitetet tona që frenojnë palën tjetër nga guximi për t’u angazhuar ushtarakisht, pasi ata e dinë koston e madhe që do të jenë të detyruar të paguajnë. Erdogan provokon përherë tensione sa herë ndihet i kërcënuar në punët e brendshme

Bjellorusia bën ofertë: Tranzit të grurit ukrainas në këmbim të aksesit në portet e Balltikut

Postuar në 03 Qershor, 2022 16:09

100 ditë luftë dhe sinjalet e para të çlirimit të rrugëve tregtare kanë nisur të jepen. Pas deklarimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të lejonte daljen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, është presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko që bën një ofertë të ngjashme.

Sipërmarrësit italianë, letër ankese: Portali e-albania krijon kosto artificiale, probleme edhe me konfigurimin

Postuar në 03 Qershor, 2022 14:31

Revista “Monitor” raporton sot se Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri është ankuar zyrtarisht pranë Ministrisë së Financave për funksionimin e shërbimit e-albania.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS