Post-ekskluzive/Grida Duma do të botojë librin “Valsi im në politikë”. Për “Parathënien” aplikohet në e-albania.
Ekskluzive/Grida Duma do të jetë në Koncertin e Vjenës.

E papritur/Theo Jacobs aplikon për nënshtetësi shqiptare me mbiemrin Vetingllari
Krijohet dega e Partisë Socialiste në regjimin 41 bis
Po Ilir Metën e pranon PS-ja sërish?
Agron Çela tradhton Ilir Metën, drejt bashkimit me PS
Ja titulli i gazetës "Tema" që bashkon një individ me një parti, nën një kontekst entuziast që na thotë se: iku edhe një nga Ilir Meta.
Këto lëvizje janë lojë e vjetër në politikë. Kanë ikur e ardhur të gjithë nga diku. Me KOP-in në vitin 20025, Berisha mblodhi të ikurit prej tij që u riafruan sapo ndjenë erën e kockës së pushtetit.
Loja me CoVid-19
Italia ka bërë thirrje për një regjim të ri testimit kundër riaktivizimit të CoVid-19. Kryeministrja Giorgia Meloni ka theksuar megjithatë se pasagjerët e mbërritur në Itali nga Kina nuk kanë shfaqur prekjen nga ndonjë variant i ri i CoVid-19, por janë pacientë të variantit Omicron.
E megjithatë Italia bëhet vendi i parë që ka vendosur testimin e detyruar pë rata që vijnë nga Kina.
Vdes Pelé
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare futbollisti i njohur brazilian, Pele. I lindur si Edson Arantes do Nascimento, ai erdhi në vëmendje të mbarë botës me shfaqejn e tij në kampionatin botëror të vitit 1958 në Suedi, të fituar nga Brazili.
Nuk ishte aksident. 1962, 1970, ishin kampionate të Brazilit, firmosur nga talenti i pakonkurueshëm i Peles, që është padyshim një ndër popullarizuesit e mëdhenj të futbollit.
Pension i posaçëm shtetëror për Mitropolitin e Korçës
Qeveria e Shqipërisë ka shpërblyer këtë fund viti një sërë personash me pension të posaçëm shtetëror. Që sipas përshkrimit standard të vendimit është sa katërfishi i pensionit social, por që bashkë me pensionin e marrë sipas ligjit të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Figurojnë aty disa emra dhe vendimet janë të gjithë me propozim të Kryeministrit. Nuk dihet se mbi cilin kriter jepen këto lekë dhe nga buron kjo bujari, por mes përfituesve është edhe Joan Abedin Pelushi, Mitropolit i Korçës.
Tre Krishtët e Ypsilantit
Ky është titulli i librit të Profesor Milton Rokeach psikolog social i spitalit publik të qytetit të Ypsilantit, botuar në ShBA, që tregon për një eksperiment të jashtëzakonshëm të kryer në vitin 1959, duke vënë të jetojnë së bashku në të njëjtën dhomë, të Spitalit Psikiatrik ku ai shërbente, tre pacientë skizofrenik të tipit paranoid, që pretendonin të ishin Perëndi apo Mesia – shpëtimtarë të botës. Sipas këtij libri është realizuar në vitin 2017 dhe filmi me të njëjtin titull.
Gerard Depardieu - Dhuna ishte përditësia ime
“Që 15 vjeç kam filluar të shkoj me meshkuj me pagesë. Dhe nëse më pëlqente diçka nga ato që kishin, ua vidhja. I godisja, në rast se përpiqeshin të bënin rezistencë. Mënyra tjetër për të bërë pare në atë periudhë ishte të hapja varre e të grabisja stoli dhe objekte të tjera të çmuara nga të vdekurit. Gjer në moshën 20 vjeçare, kisha një dosje goxha të rëndë në polici. Jetoja në rrugë. Dhuna ishte përditësia ime. Më çonin shpesh në polici për grabitje të vogla dhe prishjen e rendit publik.”
Barazim
Teatri “luftarak” i Kosovës dhe Serbisë duket se ka përfunduar siç pritej. Beogradi ka njoftuar heqjen e gatishmërisë luftarake për trupat ushtarake dhe presidenti i vendit, Vuçiç, pas një takimi me Këshillin e Sigurisë ka paralajmëruar heqjen e barrikadave me kushtin se nëse do të ketë arrestime serbësh barrikadat do të kthehen përgjithnjë.
