Këto i ka thënë Zdromsi me kohë
Kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore në Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur sot takimet me bazën. Me njerëzit. Në një status të vetin në Facebook, Këlliçi shprehet ndër të tjera se:
Ju them me zemrën plot se nisa turin e parë të dëgjesave me bashkëqytetarët. Për fillim tek Njësia 7 dhe në vijim në çdo njësi administrative.
Do të flisni ju për Tiranën, për realitetin ku jetoni, për shqetësimet që keni dhe për kritikat që nuk ju jepet hapësira publike t'i shprehni
Mediat serbe/5 e Perëndimit ultimatum Serbisë edhe me Sanksione
Mediat serbe raportojnë se pesë përfaqësuesit e Perëndimit që po shkojnë sot në Beograd pas takimeve në Prishtinë do të dorëzojnë një ultimatum.
Gjithnjë sipas tyre kërkesa e përfaqësuesve të BE-së, SHBA, Italisë, Francës dhe Gjermanisë do të jetë që ose Serbia të pranojë planin franko-gjerman, ose të përballet me pasojat mes të cilave përmenden edhe sanksionet.
Ndërron jetë mjeku Isuf Kalo
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare mjeku i njohur endokrinolog, Isuf Kalo. Një specialist i njohur për sëmundjet endokrine dhe trajtimin e diabetit, Kalo hyri në skenën publike si mjeku i Enver Hoxhës dhe një njeri i afërt apo me njohje me familjen e tij.
Në lëmin profesional ai kë lënë gjurmët e veta: diplomuar në Tiranë më 1964, më pas drejtues katedrës dhe repartit të endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës.
PE miraton rezolutë për ngritjen e një gjykate për krimet në Ukrainë
Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që parashikon krijimin e gjykate për Ukrainën. Dokumenti përcakton se synimi i gjykatës do të jetë «krimi i agresionit ndaj Ukrainës”. Pro saj votuan 472 eurodeputetë, kundër 19 dhe 33 abstenime.
Rusia zgjodhi luftën për t'iu përgjigjur krizës së modelit të vet
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë së fundmi një intervistë në spanjollen “El Pais” përmes së cilës ka përcjellë ndër të tjera edhe disa konsiderata për Rusinë dhe gjendjen e saj.
Besoj se shkaku i kësaj lufte është një dukuri e drejtuar në themel nga kriza e modelit rus. Rusia si një fuqi po kërkon vetveten dhe fatin e saj. Nuk besoj se kjo luftë e ka origjinën në Europë
Një luftë që sinjalizon rënien e Perëndimit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar gjatë një takimi në një prej njësive që janë degë e prodhuesit të raketave, Almaz-Antey, se Rusia do ta fitojë luftën në sajë të heroizmit të njerëzve të vet dhe sektorit të industrisë ushtarake.
Aktualisht është paralajmëruar një ofensivë e re dhe duket se Kremlini ka dalë nga kllapia e keqllogaritjes fillestare duke dëshmuar se po u qëndron sanksioneve.
Bullgaria, ndihmësja kryesore e Ukrainës në fazën e parë të luftës
Gazeta gjermane “Welt” ka publikuar një investigim përmes të cilit sjell intervista të disa politikanëve të rëndësishëm bullgarë dhe ukrainas, të cilët zbulojnë se Ukrainën në muajin prill të vitit 2022, pra 1 muaj e gjysmë pas invazionit rus, e ka shpëtuar në një pjesë të konsiderueshme ndihma nga Sofja.
I Dërguari i Britanisë, Pich: Asosacioni i Komunave Serbe, detyrim i Kosovës
U Dërguari Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Stuart Pich ka deklaruar për gazetën serbe “Kurir” se të dyja palët e përfshira në dialogun e gjatë, pra Serbia dhe Kosova, nuk duhet t’i shohin detyrimet e marrë në proces si kërcënim. Sipas tij, edhe Asosacioni i Komunave Serbe është një detyrim që duhet parë në optikë konstruktive.
Nis gjykimi për 13 anëtarë të grupit “Barjols”. Akuzohen se planifikuan vrasjen e Macron më 2018
Pas katër vjetësh hetimesh, 13 anëtarë të grupit “Barjols” në Francë kanë hyrë në gjykim nën akuzën konspiracionit për kryerjen e një akti terrorist. 11 meshkuj dhe 2 femra të moshës 26-66 vjeç akuzohen se po përgatisnin ndër të tjera vrasjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, sulme ndaj xhamive, imigrantëve etj.
Vuçiç bën thirrje që grupi “Wagner” t’i japë fund rekrutimeve në Serbi
Beogradi zyrtar ka lëshuar ankesën e parë publike për rekrutimin nga njësitë grupit Wagner të qytetarëve serbë. Gjatë një transmetimi televiziv, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç bëri pyetjen retorike:
Pse ju, duke nisur nga Wagner, bëni thirrje kujtdo në Serbi kur e dini se kjo shkon kundër ligjit tonë?