Tri shpërpjesëtimet e Shqipërisë
Jam krenar që kjo rrugë do na lidhë me serbët, me shqiptarët etnikë në Kosovë dhe shqiptarët në Tiranë
Jam krenar që kjo rrugë do të na lidhë ne si me serbët, ashtu edhe shqiptarët etnikë në Kosovë. Me shqiptarët etnikë në Prishtinë, si dhe serbët në Graçanicë dhe me shqiptarët në Tiranë dhe Durrës
Kështu është shprehur ndër të tjera presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë inaugurimit të autostradës Nish-Merdarë.
Le t’u shpjegohem serbë dhe të gjithë të tjerëve që nuk duan të shohin të ardhmen : do të jetë një ndër rrugët me më shumë trafik në 20-30 vjet
Kur zbulon padashje atë që po përpiqesh të fshehësh
Kina po ndjek me vëmendje se çfarë drejtimi do të marrë Italia në lidhje me projektin Belt&Road. Projekti infrastrukturor kinez, në të cilin synohet përfshirja e zonës që mbulonte dikur Rruga e Mëndafshit, është pranuar nga Italia me memorandumin e mirëkuptimit, në vitin 2019. Por Kina ia ka frikën ndërhyrjes së SHBA-së, para se Italia të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta rinovojë apo anulojë marrëveshjen paraprake.
Studimi: Golfstrimi ndalon brenda shekullit!
Një studim i universitetit të Kopenhagenit ka provokuar reagime për shkak të karakterit alarmant që përcjell dhe supozimeve të pambështetura. Sipas autorëve Peter Ditlevsen dhe Susanne Ditlevsen, Rryma e Golfstrimit që qarkullon në Atlantik dhe është rregullator termik në shkallë globale do të ndalojë diku mes viteve 2025-2095.
Kremlini: Jo, marrëveshjes së drithrave pa hapjen e tregjeve për prodhimet ruse
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka përjashtuar mundësinë e marrëveshjes për drithin në këtë moment. Duke iu referuar një letre të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Peskov, ka mohuar mundësinë e përmbushjes së kërkesës për zgjatje në kohë të Nismës së Detit të Zi, për shkak se siç tha ai, kërkesat ruse të njohura me marrëveshjen e deritanishme nuk janë respektuar.
Megjithatë Presidenti Putin bëri të qartë se Rusia është e gatshme të përfudnojë menjëherë marrëveshjen, sapo kushtet të përmbushen
Kina shkarkon ministrin e Jashtëm
Pekini zyrtar shkarkoi ministrin e Jashtëm, Qin Gang, i zhdukur prej më shumë se tre javësh nga daljet publike. Sipas medias shtetërore, CCTV, detyra do t’i besohet paraardhësit të Qin, Wang Yi.
Raportimet në mediat kineze nuk përfshjnë arsyet e shkarkimit të shefit të diplomacisë, i cili e mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar.
Qin, 57 vjeç, ish-ambasador në SHBA, u promovua me shpejtësi kur Xi po formonte një ekip të ri vitin e kaluar.
"Oppenheimer" hap debate në Indi
Filmi "Oppenheimer" nga Christopher Nolan ndezi polemikat në Indi Indi mbi një skenë intime në të cilën protagonisti reciton një varg nga shkrimi i shenjtë hindu, Bhagavad Gita. Kjo bëri që në mediat sociale të nisnin thirrjet për të bojkotuar filmin.
Drama rrëfen historinë e fizikanit teorik amerikan J. Robert Oppenheimer – i referuar shpesh si ‘babai i bombës atomike’ – i cili eksploron krijimin e projektit famëkeq Manhattan, i cili kulmoi me bombardimet amerikane të qyteteve japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit më 6 dhe 9 gusht 1945.
Asgjë në këtë jetë nuk është e mirëqenë...
Riprodhimi i asistuar/ Gjykata hedh poshtë refuzimin e burrit për t’u bërë baba
Burri nuk mund të refuzojë të bëhet baba pasi fëmija të jetë ngjizur. Përparimi i mjekësisë, sidomos në fushën e riprodhimit, ka hapur debate të reja dhe raste konkrete të kësaj natyre po përfundojnë në gjykatë.
Për 700 mijë €, sistemi politik del jashtë loje. Për dhjetëra miliona, mjafton një monolog!
Në vitin tanimë të largët 2011 në televizionin Top-Channel paraqiti në transmetim atë që tashmë njihet si video Meta-Prifti. Video u transmetua më 11 janar dhe në një hapësirë kohe prej vetëm 10 ditësh, opozita e asokohe, e drejtuar nga Partia Socialiste vuri në veprim një skenar ekstrapolitik për t’i imponuar qeverisë së Sali Berishës rrëzimin nga pushteti.
Video e mëposhtme është përgatitur në atë kohë ilustron se në prapavijë të videos Meta-Prifti u organizua një skenar që mund ta mbajmë me titullin e përcjellë nga Edi Rama: Zgjidhja e Re Politike.
