Supermodelja Jourdan Dunn, 25 vjeç, po shijon diellin e Karaibeve
Edhe në Shëngjin pushuesve “ua masin kokën me spango”. Dhe pastaj shpresojmë për turizëm gjithëvjetor
Ankesave për Velipojën, Sarandën, Ksamilin (se bregu i Rivierës është bërë prej vitesh i paprekshëm për vdekatarët e thjeshtë), sa u përket çmimeve të fryra që nuk i përgjigjen shërbimit të duhur ndaj pushuesve, u është shtuar dhe Shëngjini. Ora News ka intervistuar disa pushues dhe konstaton se çmimet në bregdetin e Shëngjinit kanë pësuar rritje të theksuar në këtë sezon turistik në hoteleri dhe produktet ushqimore. Pushuesit shprehen se çmimet këtë vit janë të kripura dhe më të larta se të gjitha vendet e rajonit, ndërsa shërbimet që ofrohen lënë për të dëshiruar.
Shqipëria, sekreti i fundit/Të heqin dritat, kur as nuk t'i sjellin
Ngjan thuajse e pashmangshme që dritat të mungojnë aty ku ka shumë njerëz. Kjo po ndodh aktualisht në Jug të Shqipërisë, aty ku shpresohet që të fitojmë turizmin si sfidë edhe ekonomike, apo imazhi. Mirëpo punët nisin mbrapsht. P.sh lajmet e para që erdhën nga bregdeti ishin ato që kishin të bënin me ndërprerjen e furnizimit me energji të atyre subjekteve që rezultonin debitore ndaj OSHEE-së. Edhe pse një goditje jo shumë e gjetur, sërish enti në fjalë është në të drejtën ligjore të zbatojë masat e mësipërme.
Sara Nile, “showgirl” i televizioneve italiane, toples në plazhet e Greqisë
Nagasaki përkujton 70-vjetorin e sulmit bërthamor, mes pjesmarrësve dhe ambasadorja amerikane, Caroline Kennedy
Japonia përkujtoi sot 70-vjetorin e hedhjes së bombës atomike mbi Nagasaki. Mijëra persona morën pjesë në ceremoninë e organizuar në parkun “Paqja” të qytetit, përfshirë të mbijetuar, ambasadoren amerikane, Caroline Kennedy dhe diplomatë nga 76 vende të botës. Gjatë gushtit të vitit 1945 SHBA hodhi dy bomba atomike mbi Japoni. Një bombë atomike e koduar “Djali i vogël” dhe e hedhur nga aeroplani bombardues B-29 “Enola Gay”, shpërtheu mbi qendrën e qytetit të Hiroshimës në orën 08:15, më 6 gusht 1945.
S'mund të turpërohemi për disa azilkërkues
Deri dje qeveria fajësonte trafikantët për shifrat në rritje të azikërkuesve, por të paktën zyrtarisht nuk ka ndaluar individë apo grupe që nxisnin emigrimin përmes skemave të përfitimit financiar. Përfaqësues të qeverisë që nga kryeministri i pari kanë deklaruar përpara ndërkombëtareve se qeveria është në luftë me fenomenin, por e vetmja punë në këtë drejtim janë thirrjet ndërgjegjësuese të zyrtarëve të dorës së dytë të Ministrisë së Brendshme nga pikat e kalimit kufitar.
Deklarata e bashkëshortit që po prek mbarë botën
Turia Pitt është një modele australiane (ose më saktë ishte pas aksidentit), e cila në 2011 gjendej në një maratonë që u përfshi nga flakët. Ajo humbi bukurinë e saj, freskinë, gishtat në dorën e djathtë, dhe lëkurën e lëmuar.
Artistja Ukrainase bën realizimin më të madh: Fytyrën e Luftës Putin, me fishekë.
Artistja ukrainase, Daria Marchenkos ka bërë një punë që i ka kushtuar kohë, duke realizuar fytyrën e luftës, kështu quhet krijimi i saj më I fundit.
I janë dashur mbi 5 mijë fishekë për portretin e Vladimir Putin, rreth 2 metër të gjatë.
Vendet përrallore ku po kalojnë pushimet fëmijët e politikanëve
Ndonëse prindërit e tyre i shohim të bëjnë pushime në Shqipëri, e të deklarojnë fitimet ‘minimale’ në llogarinë bankare, fëmijët e politikanëve nuk ja kursejnë vetes qejfin nëpër vende të ndryshme të botës.
-Djali ish-Presidentit Rexhep Mejdani, Denion po bën pushime në Ibiza, dhe Saint Tropez.
-Djali Presidentit actual Bujar Nishani, Ersi, ka lënë Vienën ku studion, për të pushuar me fmailjen në Dhërmi, por më parë është kujdesur të vizitojë Karaburunin.
-Franko Naco, djali Nasip Naco, ende nuk dihet me siguri, por ai ka publikuar foto nga një jaht.
Kundërthëniet e Canit, draft edhe ka edhe s'ka
Nuk e ka duruar presionin Ministria e Financave dhe dy ditë pas zhurmës së madhe për draftin ku propozohej rikthimi i tatimit mbi pagën minimale ka deklaruar zyrtarisht përmes zv/ministrit se qeveria nuk ka asnjë plan për rishikimin e taksimit mbi të ardhurat personale. Zv/ministri Erjon Luçi mohoi të jetë hedhur për diskutim një draft i tillë. "S'ka draft dhe nuk ka ndryshim në skemë, reforma e politikës së taksave ka përfunduar. Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave është lufta kundër efiçencës dhe evazionit fiskal"-ka theksuar Luçi.