Duel në Disneyland me personazhin e preferuar
Kushdo ka parë që fëmijë “Star Wars” ka ëndërruar të paktën për një herë të vetme të shigjetojë shpatën lazer të Luke Skywalker dhe të përballet në duel më të keqin Darth Vader. Sot çdo gjë është e mundur në Disneyland në Paris, parku i madh argëtues, i ideuar nga Walt Disney, ku prej më pak se një muaji janë hapur aktivitetet e Akademisë së Trajnimit Jedi.
Nga qeveria nuk ka çfarë të presim z. Hoffmann! Shpresën e ngjall vetëm Evropa...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann, doli dje para mediave, për të folur disi më hapur për çështjen e azilantëve. Diplomati gjerman i bëri thirrje qeverisë që t’u kthejë njerëzve shpresën dhe të sqarojë ata se nuk ka shpresa për azil në Gjermani. Nga ana tjetër Hoffmann ka shtuar se në Gjermani ka kërkesë për punëtorë për rreth 80 profesione, si dhe se shtimi i valës së azilit do të “krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri.
Gjermania plaçkit Greqinë!
Gjermania po plaçkit Greqinë. Dua të flas për privatizimin e 14 aeroporteve rajonale greke. Privatizimi i tyre ishte nisur nga qeveria e mëparshme greke, e djathtë, dhe më pas lënë pezull nga qeveria Tsipras. Procesi i privatizimit u rinis pas akordit që iu imponua Greqisë. Këto 14 aeroporte prekin pikat kryesore të turizmit grek: Mykonos, Santorimi, Korfuz, Rhodes etj. Disa prej tyre janë dhe pika kyçe për lidhjen e Greqisë me ishujt e saj.
Athina reagon për ngjarjet në Kishën e Dhërmiut
I pyetur për ngjarjet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras tha se Greqia është në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.
Videoarkiva/Nano lejohet të marrë pjesë në varrimin e nënës: "Para vdekjes edhe hasmit ulin armët"
Reportazh/Lejekalimi për në vendlindje
Të 13 fshatrat e bregdetit të poshtëm të rivierës shqiptare, përfshirë në ish- komunën e Lukovës tani pas hartës së re administrativo-territoriale, përfshihen në njësinë vendore të Bashkisë së Himarës, ku në njëfarë mënyre u hoq edhe muri ndarës në pikpamjen gjeografike: bregdet i sipërm dhe bregdet I poshtëm. Këto fshatra rënkojnë nën peshën e braktisjes, vetmisë dhe heshtjes në shpresën e pritjes. Dhe duket se kjo heshtje, pritje dhe shpresë janë banore të hershme të tyre.
Kisha kallëzon bashkinë e Himarës për “shkatërrim prone dhe nxitje të konfliktit social”
Kisha Ortodokse Autoqefale denoncon sot në mbrëmje një akt të dytë të dhunimit në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Kësaj radhe kanë qenë disa persona, me makina pa targa që kanë rrëzuar soletën e kishës dhe sipas KOASH kanë rrezikuar edhe jetën e priftit. Kisha ka bërë kallëzim penal për “shkatërrim prone dhe nxitje e konfliktit social”. Sot ka patur disa reagime, ku spikat ai i këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, i cili u bëri të njohur shqiptarëve se po kërkohet varri i një misionari katolik që ka hapur shkolla shqipe në Himarë.
Një “Lada” sportive së shpejti në treg...
“Lada” është një markë makine, imazhi thuajse i pandryshueshëm si së cilës, është ai një makine familjare. Mirëpo një projektues rus, Dimitry Lazarev, ka paraqitur një projekt për një model sportiv, “Lada Raven”, por që nuk u pranua nga kompania konstruktuese “Autovaz”. Lazarev nuk ka hequr dorë dhe së fundmi ka arritur të kontraktojë me firmën “Vektor” për të nisur punën. Do të prodhohen 100 njësi dhe po të shihet modeli, “Raven” hyn te makina sportive nga më finet. Lazarev edhe njëherë konfirmon thënien: “Mos hiq dorë nga realizimi i ëndrrave”. Më poshtë disa foto:
Dehen dhe shtien në ajër policët e Divjakës. Braçe: Përfituan nga mungesa ime, se po merresha me ndërtesën e Livadhit
Rumania ul TVSH-në nga 24 në 19 përqind, heq taksën e qarkullimit
Partitë politike në Rumani ranë dakord për të ulur TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar) nga 24 përqind që është aktualisht në 19 për qind. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga Janari i vitit 2016. Palët politike po ashtu arritën marrëveshjen për të hequr taksën e qarkullimit deri në vitin 2017.
Ministri i Ekonomisë, Eugen Teodorovici deklaroi se ulja graduale e nivelit të TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit për 2017 do të ndihmojnë në uljen e defiçitit buxhetor me rreth 2 përqind.
