Beyonce më seksi se kurrë për revistën Vogue

Postuar në 13 Gusht, 2015 21:25

Këngëtarja amerikane me ngjyrë  Beyonce  pozoi më seksi se kurrë  për kopertinën e shtatorit të revistës Vogue. 33 vjeçarja ka shkelqyer në setin fotografik të bërë nga fotografi i njohur Marino Testino ku shfaqet e seksi me një fustan të zi. Në artikullin e revistës stilisti Marc Jacobs tha: “Beyonce rrezaton vetëm sharm dhe cilësi mahnitëse”. Ndërkohë që një tjetër ikonë e modës Stella Mçartney tha se paraqitja e këngëtares i kalon të gjithë kufinjtë e  artit.

Gati taksimi i rrugëve dhe mirëmbajtja me konçension nga të huajt

Postuar në 13 Gusht, 2015 21:14

Ministria e Transporteve është duke hartuar listën e rrugëve që do të taksohen me qëllim sigurimin e fondeve për mirëmbajtjen e tyre. Studimi është kryer nga BERZH në bazë të marrëveshjes me qeverinë shqiptarë për Strategjinë e Taksimit të Rrugëve. E reja është se akset e rëndësishme rrugore në Shqipëri do t’i besohen për mirëmbajtje kompanive të huaja. Drejtori i Autoritetit Rrugor të Veriut  tha për Ora News se këtë parashikon projekti i ri i qeverisë shqiptare sipas një studimi të kryer me Bankën Botërore, në të cilin janë evidentuar 90 pika të zeza.

Mallkimet në kor për Edi Ramën dhe një letër e hapur nga Andi Bejtja

Postuar në 13 Gusht, 2015 20:27

Ka shumë punonjës në “Agon”, që, bashkë me familjarët e tyre, pas shumë muajve pa rrogë, e sidomos pas pengesave të njëpasnjëshme për të mos I lënë të marrin rrogën, janë dorëzuar në një farë mënyre, e kanë filluar korin e mallkimeve ndaj pushtetit dhe ndaj Kryeministrit personalisht. Unë nuk jam lodhur akoma, sepse nuk besoj vetëm në Zot.”

Arrestime të nivelit të lartë në Mal të Zi. Akuza: Manipulonin lejet e ndërtimit

Postuar në 13 Gusht, 2015 19:05

Në Shqipëri flasim e bërtasin për arrestime të nivelit të lartë, por asgjë nuk ndodh. Prej vitesh. Ndërkohë në Malin e Zi, vendi i bukur fqinj me ne, duket se gjërat zhvillohen ndryshe. Të paktën siç raportojnë mediat, disa politikanë, të përfshirë në “sipërmarrje kriminale” janë arrestuar me akuzën e korrupsionit në shkallë të gjerë.

Pas taksës për qentë e luksit, bashkia në hall për të klasifikuar qentë e punës në qytet

Postuar në 13 Gusht, 2015 18:15

Një rekord e thyen edhe FSHF…

Postuar në 13 Gusht, 2015 18:05

Futbolli shqiptar po kalon një moment shumë të mirë. Ekipi kombëtar ka arritur një pozicion rekord në klasifikimin e FIFA-s apo të UEFA-s, Skënderbeu ka thyer një tjetër rekord në Evropë dhe është në prag të një arritjeje akoma më të madhe nëse shkon grupet e Champions-it.

Deborah Roversi, ish-gruaja e futbollistit Andrea Pirlo, në formë të shkëlqyer pas divorcit

Postuar në 13 Gusht, 2015 17:12

Trup befasues dhe buzëqeshje mahnitëse për Deborah Roversi. Biondja, ish-gruaja e futbollistit Andrea Pirlo, shfaqet sportive me bikini, me një dekolte të bukur dhe një minifund super seksi që i mbulon të mbathurat. Në det me disa miq, ajo merr timonin e motorit të ujit e më pas në këmbë, në shëtitjen e saj vetëm në breg...

"Edi pallatet, Eri hallatet"

Postuar në 13 Gusht, 2015 17:00

PS: Autori i kësaj shprehjeje banon te Rruga e Elbasanit

Dritan Shano: "Taksa progresive ka dështuar"

Postuar në 13 Gusht, 2015 16:57

Dritan Shano, një prej ekspertëve të ekonomisë dhe koordinator pranë kryetarit të PS-ë, në një prononcim për “Abc New” tha se taksa progresive ka dështuar, ndërkohqë që sipas tij qeveria rishikoi buxhetin vetëm për të bindur FMN të lëvrojë këstin e bllokuar. Por ai thotë se vetë FMN i ka quajtur të larta taksat në Shqipëri, dhe se ato janë arsyeja e evazionit të lartë dhe korrupsionit që ka përfshirë doganat e tatimet. Rishikimi i buxhetit të shtetit duke e ulur atë me 160 milion dollarë, sipas ekonomistit Dritan Shano, është akti më domethënës i rënies së sistemit fiskal të qeverisë Rama.

"Editoriali i zhgënjimit"/Kontrata: Nuk ju kemi ngarë, ndaj mos na ngisni

Postuar në 13 Gusht, 2015 16:40

Si duhet kuptuar aksioni i paralajmëruar i qeverisë kundër informalitetit? A do t’i ngjajë ai aksionit për energjinë elektrike, i cili penalizoi vetëm kategorinë më të varfër të shqiptarëve? Është ende herët për ta thënë, por ka disa sinjale që flasin se sërish në qendër të goditjes do të jenë më të vegjlit, më të pambrojturit dhe ata që mund të ndëshkohen për një gabim të vetëm, ndonëse detyrimet i shlyejnë. Jemi në fushën e hamendësimeve, por kur vjen puna tek ekonomia, çdo deklaratë e qeverisë krijon efekte psikologjike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS