Tahiri: Serbia e ka njohur Kosovën, nënshkruan marrveshje me termin “Republika e Kosovës”
Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo pasi, sipas saj, në këtë marrëveshje për herë të parë në ndonjë marrëveshje të nënshkruar nga këto dy vende, përmendet termi “Republika e Kosovës”. Këtë deklaratë ministrja për Dialog e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, e me këtë rast i ka vlerësuar lart marrëveshjet e arritura të martën në Bruksel, duke thënë se katër marrëveshjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
INUV duke prishur kishën e Shën Thanasit
Botërori i Atletikës: fiton kupën e artë dhe paguan taksinë me medaljen
Ndodh edhe kështu. Çështje fati. Të fitosh goxha kupë e të mbetesh me gisht në gojë. Kjo i ndodhi atletit Pavel Fajdek, i cili mori medaljen e artë në garën e hedhjes së gjyles. Djaloshi polak i ngazëllyer nga fitorja, mblodhi të gjithë shokët dhe shkoi të hidhte disa gota në një nga lokalet e Pekinit. Festa shkoi aq gjatë sa që gotë pas gote, e deri në gllënjkën e fundit, situata i doli jashtë kontrollit.
Ndikimi i krizës greke: preket tregtia me Shqipërinë, ulet volumi tregtar por rriten eksportet
Kriza greke që kaloi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, i ka shtrirë efektet edhe në tregtinë me Shqipërinë. “Monitor” shpjegon se në fund të gjashtëmujorit të parë volumi tregtar me Greqinë ra me 1.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas një përmirësimi vitin që shkoi, ku volumi tregtar shënoi 13.8 për qind të totalit të tregtisë me jashtë nga 12.8 për qind në vitin 2015, shifrat i janë rikthyer rënies sërish në vitin 2015. Por surpriza sipas “Monitor” është se, rënien më te madhe e kanë pësuar importet se, eksportet, ndërkohë që pritej e kundërta.
Sqarim mbi një shkrim të botuar më 22 gusht 2015
Në datën 22 gusht 2015, “ResPublica” publikoi një shkrim me titull: “Ide të vjetra mbi të rinjtë”, me autor Rudolf Marku(http://www.respublica.al/2015/08/22/ide-të-vjetra-mbi-të-rinjtë). Siç mund të lexohet në fund, shkrimi është huazuar nga faqja online e gazetës “Mapo”. Ata që janë ndjekës të “ResPublica” e dinë që qysh në fillesë të saj, apo diçka pas fillimit të jetës së saj si faqe, në rubrikën “Opinion” janë postuar edhe shkrime të huazuara nga faqe të tjera, kryesisht nga faqet e gazetave.
Keqkuptohet thirrja e Vehbiut për Lubonjën dhe Zogajn që t’u rrinë larg “debateve të kurvave”
Korrigjohen gjobat e bashkisë: Kur urinojnë dy a më shumë vetë bashkë, ka skonto dhe mund të paguhet me këste
Ndeshja e futbollit me Vuçiçin, zbulohet plani i Ramës: Gati një tjetër dron
Ilustrimi i shtetit ligjor: Punimet në Piramidë (Monument Kulture), pa lejen e KKR-së, raporton BIRN
Një bisht cigare në tokë, apo një kovë llaç për punime në shtëpi mund të sjellin gjobë dhe burg. Por punimet riparuese tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës nuk kanë asnjë leje, zbulon një investigim i BIRN. Më poshtë materiali:
Edhe pse ka mbajtur një linjë të ashpër kundër informalitetit, duke i kërcënuar me gjoba të majme qytetarët që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, bashkia e Tiranës ka dështuar të aplikojë të njëjtin standard për punimet që ka ndërmarrë për riparimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ‘Pjetër Arbnori,’ e njohur ndryshe si Piramida.
Video/Dy gazetarët e qëlluar në ShBA u ekzekutuan nga një koleg i tyre(+18)
Autori i vrasjes së dy gazetarëve sot në ShBA është me gjasë një koleg i tyre. Ai është Vester Lee Flanagan, 41 vjeç dhe siç raportohet ka postuar vetë videon e momentit të ekzekutimit të Alison Parker dhe Adam Ward. Flanagan thotë se koegia e tij kishte bërë komente raciste dhe është vetëvrarë gjatë rrethimit nga policia. Momentet e ekzekutimit janë vërtet të rënda.