Protesta kundër çmimit të naftës sot në Tiranë

Postuar në 06 Shtator, 2015 13:55

Nisma # ka organizuar sot një protestë kundër çmimit të naftës. Ndonëse me pjesëmarrje të ulët protesta sërish përbën një reagim qytetar.

E qëlloi kamarieri se kërkoi kuponin. Reagon kryeministri: “Qytetar shembull”

Postuar në 06 Shtator, 2015 13:18

Sot i bë publik lajmi për një qytetar që refuzoi të paguante pa marrë kupon tatimor. Kamarieri e qëlloi qytetarin, një ngjarje kjo që provon ironikisht se çfarë mund të ndodhë kur zbaton pikë për pikë ato që dëgjon në media nga kryeministri. Ky i fundit gjithsesi ka reaguar pas ngjarjes: “Falenderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon dhe denoncoi reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia!”, shkruan Rama në Tëitter. Për ngjarjen kanë përfunduar në pranga kamarieri 22-vjeçar Emiljano Maliqi si dhe administratori i lokalit Dritan Jonuzi.

Punësimi/ 57% janë të vetëpunësuar

Postuar në 06 Shtator, 2015 13:10

Në Shqipëri mbi 57% e të punësuarve përbëhen nga persona të vetë punësuar, të cilët nuk punësojnë individë të tjerë rregullisht ose thjesht ndihmohen nga pjesëtarë të familjes, të cilët kontribuojnë në veprimtarinë e tyre. Kjo përqindje përbën shifrë që në Raportin e Treguesit të kapitalit Njerëzor 2015, emërtohet si “Punëtorët në punësim të cenueshëm”. Shifra në Shqipëri është më e larta në rajon.

Studiues në ShBA pretendojnë se arrihet parandalimi 100% i infektimit nga HIV

Postuar në 06 Shtator, 2015 12:27

Një studim i publikuar në revistën Clinical Infectious Diseases, tregon se përdorimi i pilulave të përditshme profilaktike parandalon infektimin me HIV në masën 100%. Bëhët fjalë për ilaçe të miratuara në vitin 2012 nga Administrat e Ilaçeve dhe Ushqimit në ShBA, emtricitabine dhe tenofovir, të cilat u këshillohen njerëzve që kanë rrezik të lartë ekspozimi ndaj infektimit me HIV. Këta duhet të marrin pilulat në fjalë në doza ditore, e të cilat tregtohen nën emrin Truvada.

Ankesat e biznesit, thuajse asnjë çështje nuk është shqyrtuar në afat nga Gjykatat Administrative

Postuar në 06 Shtator, 2015 12:10

Krijimi i Gjykatave Administrative u vlerësua si një hap përpara, por nga vëzhgomet e bëra cilësia e punës dhe afatet e shyqrtimit të çështjeve lënë për të dëshiruar. Pra sërish biznesi ka pakënaqësi për punën e tyre duke shtruar kështu nevojën e ndryshimit. Konfindustria njofton për një vëzhgim të kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Fondacionin gjerman "Friedrich Ebert", prej nga ku provohet se ka ende shumë të të bërë.

Konsumi i përditshëm i biftekut, gjëja më e mirë për zemrën

Postuar në 06 Shtator, 2015 12:08

Të konsumosh çdo ditë një porcion prej 75 gramë biftek, ose 100g salmon është "nderi" më i madh që ju mund t`i bëni zemrës suaj.

Madje konsumi i përditshëm i salmonit apo biftekut mund të jetë aq frytdhenës sa lënia e cigares. Shkencëtarët thonë se falë tyre krijohen blloqe proteinash të cilat luftojnë sëmundje të ndryshme. Për më tepër ndihmojnë muskujt e trupit të forcohen.

Ndërsa ushqimet nga të cilat kemi përfitime të mëdha nuk përfundojnë këtu, gjithashtu sugjerohen fasulet, brokoli, spinaqi  dhe thjerëzat.

Pas ditëlindjes Beyonce ngjitet në skenë e veshur shumë seksi (FOTO)

Postuar në 06 Shtator, 2015 12:05

Nuk mbeti njeri pa e uruar për 34-vjetorin, dhe menjëherë pas festës Beyonce u kthye në skenë në Pensilvani për të mbajtur një concert e vehsur shumë seksi.

Edhe njëherë Queen B ka ekspozuar me elegance format e hatashme trupore.

PD-ja publikon intervistën e plotë të Dritan Zaganit. Apelon edhe për anagzhimin e medias dhe të gazetarëve

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:58

Partia Demokratike ka risjellë sot në vëmendje të opinionit intervistën e Dritan Zaganit, ish-shefi i Antidrogës në Fier, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim. Deputeti Genc Pollo ka vlerësuar se bllokimi i intervistës përbën censurë dhe ka ftuar shoqatat e gazetarëve, që kanë marrë lekë edhe nga ato të taksapaguesve të flasin e të ngrenë zërin.

Ja si vuri Kim Kardashian qetësi në aeroport me një lëvizje të vetme (FOTO)

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:58

Qetësia e të bijës është primare për të, kështu që Kim nuk mund të toleronte fotografët të bënin gjithë atë rrëmujë të tmerrshme e ta zgjonin të tmerruar North West.

Mjaftoi vetëm një shenjë e Kim që zëri i fotografëve të mos ndihej më.

FOTOGALERI: Ju kujtohet bashkëshortja e rreperit BIG? Ja si duket në 2015

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:47

Faith Evans është një emër i njohur në industrinë muzikore, por më së shumtipër statusin bashkëshortja e BIG. Gjithashtu personazhin e saj e kemi parë edhe në filmin në ndjerë të legjendës BIG.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS