Papa bën thirrje për strehimin e emigrantëve, përmend si shembull frymëzues Nënë Terezën
Në një mesazh të veçantë, Papa Françesku, i cili është vetë nip emigrantësh italianë në Argjentinë, kritikoi indirekt ndërtimin e një rrethimi kufitar në Hungari. Në një letër të drejtuar shoqatës së kishave që po takohet në Shqipëri, Papa Françesku citohet të thotë se “është dhunë ndërtimi i mureve dhe pengesave për të ndaluar njerëzit që janë në kërkim të një vendi në paqe. Është dhunë të zmbrapsësh ata që po largohen prej kushteve çnjerëzore me shpresën për një të ardhme më të mirë”.
Garat në Spanjë/ Çasti kur makina del nga pista dhe shkakton 6 të vdekur
Evazioni fiskal, gati gjobat për 500 bizneset me risk
Nga sot, 7 shtator, nisin penalizimet për të gjithë ato biznese që do të evidentohen se kryejnë evazion. Java e parë e shtatorit shërbeu si një kohë për të ndërgjegjësuar dhe informuar biznesin, por edhe për t’i dhënë kohe regjistrimeve ne QKR, të cilat gjatë muajit gusht shënuan një rritje të ndjeshme. Grupet e kontrollit do të shtrihen në të gjithë vendin, por pjesa më e madhe e tyre, do të jenë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, aty ku është e përqendruar edhe pjesa me e madhe e aktivitetit ekonomik. Po ku do te fokusohet ky aksion?
“Lideri lokal” Vuçiç, i ftuar i Merkel në Berlin dhe i Biden në Washington
Ndoshta është herët për ta thënë, por duket tashmë se diçka thelbësore po ndodh në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Serbisë. Disa shenja të karakterit politik dëshmojnë se jo vetëm Serbia ka dalë nga izolimi i dikurshëm, por ajo po shihet si faktor i besueshëm në rajonin e Ballkanit. Siç mund të imagjinohet lehtë, trajtimi diplomatik i çështjes së Kosovës, është një prej arsyeve që Beogradi zyrtar po sheh tani dyer të hapura.
Kroacia "shmang" Ballkanin. Do të ndërtohet ura "Aloysius Stepinac", 1.6 milje që do të lidhë Dubrovnikun
Kroacia ka ndërmend të rinisë punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë Dubrovnikun me pjesën tjetër të vendit. Kjo edhe për të shmangur kalimin kufitar me Bosnje-Hercegovinën, në një brez të shkurtër toke që ndan dy vendet. Ura do të jetë 1.6 milje e gjatë, do të kushtojë 225 milionë $ dhe siç shprehen arkitektët do të jetë më e madhja dhe ndër më të bukurat në Europë. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2016 dhe siç u shpreh kryeministri Zoran Milanoviç qëllimi është që të lidhë dy pjesët e vendit, pasi "...vendi ynë, Bosnje-Hercegovina, nuk do të jetë anëtareve BE-së tani se afërmi".
"Ilir, më pyeti edhe Saliu, ça do bëjmë me këta të dy?" "Nuk e di akoma. Na prishi punë edhe Top-Channel që mbylli Big Brother"
Profesor, po tani çfarë marrëveshje ka për ikjen e shqiptarëve?
A ta bojme noj i like ke Facebook? Apo duhet kuponi tatimor?
"Tani Rama do bëhet prapë mik me Doshin se iku Prenga. Po të shkon njësoj si me Dritan Priftin". "Doktor ti e di që ata e kurdisën atë me Doshin se ishin dhe janë miq. Nuk mendon se ka ardhur koha e dekriminalizimit?"
Arkipelagu anti-imigracion. Edhe Izraeli do të ndërtojë mur
Pas Hungarisë edhe Izraeli do të ndërtojë një mur me tela kundër imigrantëve ilegalë. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është përgjigjur me këtë mënyrë thirrjes për të pranuar refugjatë sirianë. "Nuk do të lejoj që Izraeli të përmbytet nga një valë imigrantësh ilegalë dhe aktivistë terroristë", tha ai sot. Netanyahu shtoi se e mirëkupton krizën siriane, tragjedinë njerëzore, por "Izraeli është një vend shumë i vogël". Mesazhi i Netanyahut shkon edhe për liderin opozitar izraelit, Isaac Herzog, që ka bërë thirrje që Izraeli të pranojë refugjatë sirianë.