PD akuzon Ramën: OSHEE do të shpërblejë me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të tij
Rama është denoncuar sërish nga Partia Demokratike që nëpërmjet zëdhënëses së saj Orjela Nebijaj thotë se Kryeministri do të shpërblejë me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të tij. “Pas pak orësh, sipas porosisë së Edi Ramës, OSHEE do hapë zarfet për të shpërblyer me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të kryeministrit me të cilin ai ka marrie e dhënie që në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës”.
Çështja e refugjatëve, Maqedonia mendon të ngrejë murin si Hungaria
Ka mundësi që Hungaria të përfundojë ndërtimin e murit kufitar me Serbinë në ditët e para të tetorit, i cili do të jetë i gjatë 175 km. Kjo është deklaruar nga Zv/Kryeministri hungarez Janosh Lazar, sipas të cilit ka pengesë, pasi është kritikuar fuqishëm nga Franca dhe Gjermania. Sipas Lazar, "kufiri do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur vendin, veçanërisht në qoftë se policia do të patrullojnë në anën tjetër".
I nxehti ka krijuar një vrimë në akullnajën Alpine
I nxehti ka krijuar një vrimë në akullnajën Alpine. Për shkak të temperaturave të larta të verës, një vrimë e madhe u shfaq në akullnajën Ferpecle, në luginën e Hérens, në Alpet zvicerane, jo shumë larg nga kufiri me Valle d'Aosta. Fenomeni është fotografuar nga gjeologu Gerard Stampfli dhe imazhet spektakolare janë publikuar nga e përditshmja zvicerane Le Nouvelliste.
11 shtator 2001, SHBA kujtojnë tragjedinë që lëndon ende
Viktima e fundit, vetëm pak javë më parë, ishte i Marcy Borders, e reja me pseudonimin "Zonja Pluhur" sepse është fotografuar e mbuluar me hi pas rënies së një prej kullave të Qendrës Botërore Tregtare. Ajo vdiq nga kanceri si shumë nga të mbijetuarit e tjerë të 11 shtatorit 2001: në mesin e tre prekurve që u shënuan nga 2500 deri 3700.
Doda jep arsyet pse s’u pranua drafti i saj për lustracionin: Spiunët kanë status të veçantë në PD
Deputetja e PD, Mesila Doda, thotë për gazetën “Shqip” se një nga arsyet se përse nuk u pranua drafti i saj dhe Shpëtim Idrizit të PDIU për lustracionin, është se spiunët janë kudo në administratë dhe politikë. “Spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale. E kotë të bëjnë sot politikanët dhe shoqëria civile sikur nuk interesohen, sepse e pamë shqetësimin e tyre dhe sulmin e gjithanshëm kur depozituam ligjin që i hiqte xhelatët nga politika dhe ekzekutivi.
Evropa afrohet me Kubën, avancojnë marrdhëniet tregëtare, probleme me çështjen e të drejtave të njeriut
Agjencia e lajmeve AFP raporton se Bashkimi Evropian dhe Kuba mbyllën një fazë të re diskutimesh në kuadër të afrimit të tyre, me zhvillime vendimtare përsa i përket tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërkohë që BE-ja përshëndeti progreset thelbësore në çështjet delikate politike. “Pothuajse përfunduar pas 48 orëve bisedimesh, marrëveshjet për tregtinë dhe bashkëpunimin do të mbyllen gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve, parashikuar në fund të muajit nëntor në Bruksel”, njoftuan dy delegacionet.
Zgjedhjet në Shqipëri, BE-ja i kërkon Tiranës që të ndjekë listën e plotë me 23 rekomandime
Bashkimi Europian merr parasysh gjetjet e raportit përfundimtar të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 21 Qershorit 2015, të cilat pritet të përfshihen, si zakonisht, në raportin vjetor të progresit për Shqipërinë. Në një informacion të përcjellë nga Top Channel thuhet se i publikuar më 8 shtator, "raporti vë në dukje se zgjedhjet u zhvilluan pa incidente të mëdha", vlerëson Brukseli, por "ngre shqetësime në lidhje me paanshmërinë dhe profesionalizmin e organeve zgjedhore, si dhe për politizimin e përgjithshshëm të procesit zgjedhor në Shqipëri".
Deputetet e LSI braktisin Qeverinë, nuk përfshihen në debatin për rishikimin e buxhetit
Mosmarrëveshjet mes PS dhe LSI, pavarësisht deklatarave të krerëve të tyre se nuk ekziston një gjë e tillë, sërish janë të lexueshme. Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 23 kundër aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit. Por “Panorama” shkruan sot se ajo që ra në sy gjatë seancës plenare ishte mospërfshirja në debate, edhe pse prezentë në Parlament, e deputetëve të Grupit Parlamentar të LSIsë.
Dorëzohet edhe National Geographic
Era dixhitale nuk kursen as emrat më të mëdhenj. Radha i erdhi National Geographic, revistës së mirënjohur, e cila bashkë me astetet e tjera mediatike të kontrolluara nga National Geographic Society i kanë kaluar manjatit të mirënjohur, Rupert Murdoch. Murdoch, posedues i "Fox Media", do të kontrollojë 73% të aksioneve, përmes një marrëveshjeje me shifër ekuivalente 725 milionë dollarë. “Washington Post” shkruante me një ndjesi keqardhjeje për këtë marrëveshje që e kalon "NG" nga një organizatë jofitimprurëse, me mision “zgjerimin e njohurive gjeografike” drejt një biznesi të pastër.
Arben Ndoka: “Ka deputetë që kanë duart me gjak”
Dje, Arben Ndoka, ish-deputeti socialist i Qarkut Lezhë,mqë dorëzoi së fundmi mandatin, ka dhënë një intervistë në “Top-Story”, ku ka sqaruar pozicionin e vet. Ndoka ka bërë një deklaratë shumë të rëndë kur ka thënë se në Parlament ka deputetë që kanë duart me gjak. “Jam menduar gjatë për këtë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por gjeta kurajon ta bëja këtë. Aty janë shumë të tjerë që nëse tërhiqen nga mandati i deputetit mund të përfundojnë edhe në burg. Unë i kam shlyer dënimet e mia ndaj drejtësisë italiane, ndërsa aty ka shumë të tjerë. Është edhe një deputet i PD i dënuar në Shqipëri.