Sekreti Lady Gaga për të ruajtur pjesët intime me fustane të hapura (FOTO)

Postuar në 11 Shtator, 2015 12:42

Lady Gaga mund të jetë një nga artistet më ekstravagante në botë, por ajo di  si ta ruajë veten, që të mos përfundojë në faqet e para të revistave, e në krye të treohet foto e pjesëve të saj intime.

Ky fustan i kuq i këngëtares është shumë i hapur sidomos në zonën e ‘bikinit’, por sërish Lady Gaga tregoi që mund të jetë një shembull edhe për koleget e saj.

IRINA-CIARA:Ja çfarë ndodh kur mblidhen dy super femra bashkë (FOTO)

Postuar në 11 Shtator, 2015 12:33

Irina Shyak dhe këngëtarja Ciara, dy nga femrat më seksi të ekranit, janë shfaqur bashkë në një darkë të New York Fashion Week.

Mendohej se do te kishte ndonjë rivalitet mes tyre, ahstu sic ndodh mes femrave ndonjëherë, por jo. Si Ciara dhe Irina u treguan vëtete miqësore me njëra-tjetrën, edhe jashtë kamerave.

Tuna dhe Cozman ndahen përfundimisht (DETAJET E NDARJES)

Postuar në 11 Shtator, 2015 12:20

Sipas gazetës Ekspres, Tuna dhe Cozman janë ndarë përfundmisht ditën e hënë. Çifti kanë bashkëjetuar për tre vite, dhe pa dyshim që ndodhen në gjendje në ngarkuar emocionale. Një burim thotë se Tuna është ajo që po e përjeton më keq, dhe kjo është arsyeja përse këngëtarja nuk prononcohet për mediat momentalisht.

Thuhet se problemet për të dy nisën që kur vendosën të largohen nga ‘Baba Stars’, por kush e di? Mbetet të presim vetëm deklaratën e Tunës, apo të Cozman.

Të ardhurat buxhetore: 5 % më shumë se vjet, 20 % më shumë se parvjet, 4 % më pak se parashikimi

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:47

Nga të dhënat e fundit të Thesarit të Shtetit, rezulton se të ardhurat buxhetore gjithsej për periudhën janar – gusht ishin 248 miliardë lekë të rinj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 5 %. Krahasuar me dy vjet më parë, rritja është 20 %. Ndërkohë, krahasuar me parashikimin në fillim të vitit, realizimi është 4 % më pak.

Video/Kinezët efikasë - prishja me shpërthim e urës në Lishui

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:41

Ateistët e Greqisë kërkojnë heqjen e frazave fetare nag Kushtetuta dhe të dhënave të besimit nga dokumentet

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:35

Unioni i Ateistëve të Greqisë u bërë thirrje partive politike në vend që të shprehin pozicionin e tyre për çështje të ndjeshme si arsimi, administrimi publik dhe Kodi Penal. Disa prej këtyre shqetësimeve publike, referuar edhe qeverisë së mëparëshme të Syrizas, janë heqja nga Kushtetuta e frazës “Në emër të Trinisë së Gjithëshenjtë e të Pandashme”, sikurse të frazës “Zoti ynë Jezu Krisht”. Sipas këtij unioni kjo frazë nuk përfaqëson të gjithë njerëzit.

Arti në lugë me ushqime sipas Ioana Vanc

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:19

Tranguj, mollë, lëkura portokalli, lakër, kore buke, rrepka, patëllxhan, janë vetëm disa nga përbërësit e përdorur nga arkitektja e tryezës së shijshme Ioana Vanc në një lugë. Çdo krijim mund t’i marrë deri në tetë orë punë.

400 mijë të punësuar në të zezë

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:16

Në Shqipëri ka rreth 400 mijë të punësuar në punë të zezë. Krahasimi i të dhënave të Anketës së Forcave të Punës së INSTAT për numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2015 nxjerr në pah faktin se një pjesë e mirë e të punësuarve nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve. Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç aktualisht është 1.048.908 persona, kurse kontribuues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë 654 563 vetë. Ky numër ulet nëse heqim personat me ndihmën ekonomike dhe kategori të tjera që kontributet ua paguan shteti.

Guxholli: Mungesa e të ardhurave, rezultat i politikave të gabuara të qeverisë

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:07

“Mosrealizimi i të ardhurave nga administrata fiskale për periudhën 8 mujore është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, si dhe rritjes së evazionit dhe kontrabandës”. Ky është dhe thelbi i asaj që shprehën Suzana Guxholli dhe Dorian Teliti. Gjatë prononcimeve për “Tv Scan”, dy ekspertet thanë se rritja e taksave dhe represioni ndaj biznesit, ishin dhe modeli ekonomik që po çon në negativë të gjithë treguesit ekonomikë të vendit dhe jo vetëm ata fiskalë.

Pse Edi Rama nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:05

Përballë akuzave se ka përfshirë në grupin e deputetëve njerëz që vijnë nga bota e krimit, të konfirmuara nga ngjarja e rëndë ku një deputet socialist u përfshi në një përleshje me armë në prani të policisë në Laç, kryeministri Edi Rama u mbrojt me zakonin e sulmeve ndaj kundërshtarit. Në një deklaratë të lexuar nga deputetja Olta Xhaçka u tha se “…ka marrë fund koha kur djali i kryeministrit qëllonte me armë dhe nuk prekej, ka marrë fund kultura e pandëshkueshmërisë që ndërtoi Berisha…”

Pages

Subscribe to ResPublica RSS