Ja cilat janë ushqimet që nxisin epshin

Postuar në 31 Tetor, 2015 13:18

Hurmat e Arabisë

9 gjëra që femrat urrejnë në hapësirën e banimit

Postuar në 31 Tetor, 2015 13:03

E mbani mend kur nëna ju rrinte mbi kokë për t’ju mësuar rregullat në lidhje me pastrimin e ambienteve të shtëpisë apo dhomën tuaj në veçanti? I mbani mend ato herë kur ju qortonte pse nuk i kishit kryer ato detyra që ju takojnë, që nuk i kishit marrë mirë pluhurat apo nuk e kishit sistemuar mirë shtëpinë? Këto rregulla dikur ishin më shumë të zbatueshme, ndërsa sot kohët kanë ndryshuar, ka më tepër tolerancë dhe përsëri është nëna ajo që vuan mundin e rregullsisë në ambientin e banimit.

Ja si e ndryshojnë lojërat trurin tuaj

Postuar në 31 Tetor, 2015 12:56

Industria e video lojërave është një fenomen global. Sipas BBC-së ka më shumë se 1.2 miliardë lojtarë në të gjithë planetin, me shitje të planifikuara që së shpejti pritet t’i kalojnë 100 bilion dollarë në vit. Lojërat shpesh akuzohen për shkaktimin e dhunës dhe varësisë. Megjithatë, në shënimin e ndjekur nga BBC, tri dekada studimi kanë dështuar në arritjen e një konsensusi midis shkencëtarëve. Në studimet laboratorike, disa kërkues kanë gjetur një rritje të agresionit të lojtarëve me rreth 4% pas lojërave të dhunshme që kanë bërë.

Rama: Informaliteti një kancer, polarizon ekonominë

Postuar në 31 Tetor, 2015 12:20

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin me strukturat tatimore dhe biznesin me temë “Beteja me Informalitetin”. Në këtë takim me strukturat tatimore të përfshirë në aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, Rama tha se mbyllja e syve para korrupsionit dhe evazionit fiskal nuk i ndihmon të varfrit. Kryeministri Edi Rama e krahasoi informalitetin e ekonomisë me një kancer që ka prekur organizmin e vendit. Duke vënë theksin në rëndësinë e këtij aksioni, kreu i Qeverisë u shpreh se informaliteti e polarizon ekonominë e vendit dhe nuk lejon konkurrencën e ndershme.

Motoçiklisti përfundon poshtë rrotave të kamionit

Postuar në 31 Tetor, 2015 11:04

Pamjet e filmuara kanë kapur çastin kur një kamion përplas një çiklist, duke e futur atë nën rrota. Ngjarja ka ndodhur në provincën Anhui të Kinës. Fatmirësisht, çiklisti shpëtoi nga aksidenti. 

Tragjedia, avioni rus me 224 persona në bord rrëzohet në Sinai, gjenden 100 trupa

Postuar në 31 Tetor, 2015 10:58

Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil. “Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë. Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil  tha se: “Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”.

Tirana e viteve '70-'90 (24 foto)

Postuar në 31 Tetor, 2015 10:08

Deputetët e PD akuza drejtuesve lokalë, Topalli: Ka nga ata që shitën zgjedhjet

Postuar në 31 Tetor, 2015 09:08

Grupi Parlamentar i Parisë Demokratike ka zhvilluar dje me dyer të mbyllura mbledhjen e ndërprerë para tri javësh, në të cilën deputetët demokratë kanë shpërthyer në kritika ndaj kryetarëve të degëve të PD­së. Burime të “Panoramës” bënë me dije se ish­ kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj funksionimit të PD­së. Topalli ka thënë gjatë mbledhjes se pjesë e selisë blu janë persona që nuk meritojnë të jenë në këtë parti.

Bukuresht, zjarr në një klub nate, humbin jetën 27 të rinj, 150 plagosen

Postuar në 31 Tetor, 2015 08:52

Njëzet e shtatë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në  “Colectiv club”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat  janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani. Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarret që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit. “Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur  fishekzjarre dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha  Arafat për BBC.

Disa prej rezidencave të kryetarëve të shteteve. Luks dhe madhështi(foto)

Postuar në 31 Tetor, 2015 02:41

Pages

Subscribe to ResPublica RSS