Noterët padi vendimit të qeverisë për çmimin e referencës mbi qiratë
Një vendim i Këshillit të Ministrave vendos çmime dysheme mbi qiratë për objektet e banimit dhe të biznesit. VKM në fjalë përcakton vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore. “Top Channel” raporton se Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk është dakord me këtë vendim. Për Dhomën Kombëtare të Noterisë, VKM vjen në kundërshtim me Kushtetutën, por cënon edhe kodin civil dhe lirinë kontraktore.
Një grup islamik merr përgjegjësinë e rrëzimit të avionit rus(video)
Rrëzimi i avionit rus Airbus 321 në gadishullin e Sianit është marrë përsipër nga një grup islamik që operon në Egjipt. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ata e quajnë veten ushtarë të kalifatit, duke nënkuptuar se grupi është i afërt me Shtetin Islamik. 224 njerëz humbën jetën sot nga rrëzimi i avionit që fluturonte nga Sharm el-Sheikh drejt Saint Petersburg. Mes trupave janë edhe 17 fëmijë.
Shpërthen motorri i avionit para nisjes, evakuohen 100 pasagjerë
Më shumë se 100 njerëz u evakuuan nga një Boeing 767 në Aeroportin Ndërkombëtar të Fort Lauderdale-Hollywood, kur motori shpërtheu në flakë vetëm pak para nisjes. Aeroplani ishte planifikuar të fluturonte për në Venezuelë në 30 tetor 2015. Një person u plagos rëndë.
Përmbytje në Teksas nga një tornado
Nicki Minaj ka dhuntinë që dallohet menjëherë
Dhëmbët e Pushtetit të Katërt
Mediat thirren ndryshe edhe Pushteti i Katërt. Termi Media, ka hyrë në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në shumicën dërmuese të gjuhëve, nga italishtja “mediare”, që do të thotë ndërmjetësim, diçka që rri në “mes”, të dy apo më shumë palëve. E në të vërtetë Media, qëndron, ndërmjet asaj që ndodh dhe njerëzve, që e marrin vesh atë që ndodh.
“Nuk kam thënë se më kanë përdhunuar”. Vërtet?(audio)
E ka fajina gazetari/ja. Këtë thonë politikanët sa herë nuk dinë nga të rrotullohen, por këtë thonë edhe përfaqësues të kulturës e të artit. Të asaj kulture e të atij arti që i ka zënë derën këtij vendi e që kërkon dafina. Alida Hisku u shfaq në një intervistë për “shqiptarja.com” ku deklaronte se e kishin përdhunuar ish-oficerë të Sigurimit. Deklaratë e fortë, lajm i vërtetë, pse i rrallë kur dikush rrëfen përvojën e përdhunimit. Kështu që kushdo qoftë gazetari/ja vështirë se do nagtërrohej duke shpikur me nënkuptimse Alida Hiskun e kanë përdhunuar.
Dossier/Diskreditimi i fesë. Një shembull në gazetën "Bashkimi"
Femrat ruajtën kujtesën tonë
“Mos ma ço djalin atje, se do të bëhet shka, dhe do më harrojë gjuhën”. Kim Mehmeti e kujton ende këtë fjali të thënë nga i ati, teksa përgatitej të nisej për studime në Beograd. I rritur në një vend ku gjuha e “shtëpisë” nuk mësohej në shkolla, ai e njohu letërsinë përmes gjuhëve të tjera si maqedonishtja, serbishtja, apo kroatishtja.
Sistemi zgjedhor, e vetmja rrugë për të hequr qafe LSI-në
Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe kalimi drejt atij me prim është tanimë një opsion aktiv për Partinë Socialiste. Madje edhe pse kryetari i saj, Edi Rama, mohoi publikisht dy ditë më parë se ka një ambicje të tillë, sot, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruarvtë kundërtën për gazetën “Shqip”. “Vendi ynë si model mund t’i referohet modelit grek dhe spanjoll.
