Kolaudimi, radha blihet 50 mijë lekë te konçesionari në Shkodër (Video)
4 ditë në pritje dhe 50 mijë lekë për të blerë radhën në shërbimin e kolaudimit të makinave në Shkodër. Top Channel raporton se për këtë arsye drejtuesve të automjeteve në Shkodër bllokuan një ditë më parë edhe rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit por u hoqën me forcë prej për shkak të kalimit të eksortës së kryeministrit.
Ka disa beteja që nuk fitohen, por vetëm shijohen
Veset e pandreqshme të shqiptarëve
Shënimet e grekëve, italianëve, turqve apo francezëve mbi shqiptarët
Berisha shpërthen kundër ambasadorit Hoffman dhe i përgjigjet Ramës për veriorët
Shqetësimet e ambasadorëve për dhunën në protestën e opozitës janë komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që e sheh të pavend ndërhyrjen e tyre për çështjen e bunkerit të djegur pranë Ministrisë së Brendshme. “Kohë para se të prononcohen ambasadorët, unë personalisht dhe kreu i PD, kemi shpallur thirrje për protesta paqësore, për mosbindje civile paqësore. Ambasadorët të cilët i respektoj shumë, kam mirëkuptim të plotë me ta për të shmangur dhunën, por jo qëndrimin ndaj bunkerit.
Auditi i Brendshëm në dogana: Të ardhurat po bien, borxhi po rritet
Auditi i Brendshëm në dogana në një analizë të punës për 6-mujorin e parë të këtij viti ka evidentuar se, treguesit e nivelit së degëve doganore të audituara nuk janë në nivele pozitive, ku treguesi i saj kryesor ”të ardhurat” gjatë periudhës së audituar paraqitet me mosrealizim.
Në raportin zyrtar të auditit që është publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rezulton se, “treguesit e borxhit doganor janë në shifra jashtëzakonisht të larta”.
Në emër të OSHEE-së dhe moralit për të bërë shtet
OSHEE-ja mund të jetë institucioni që i ka kthyer buzëqeshjen kryeministrit për rezultatat e “mahnitshme” të aksionit kundër vjedhësve të energjisë, por nga terreni vijnë shembuj që kompromentojnë moralin e qeverisë me prerogativën e të bërit shtet.
Ku ndryshojnë të famshmet nga "të zakonshmet"? Ku pra?
Lissy ka prerje për stjuardesë
Update/Si u arratis Arnoldi nga Rinasi dhe reagimi qesharak i policisë
Një i dënuar për tentativë vrasje ka mundur t’i shpëtojë mbrëmë policisë së Rinasit. Ai është Arnold Canameti. Ky person ishte ekstraduar nga Franca, për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit të tij në mungesë. Por me të mbërritur në Rinas ai është arratisur. Policia e Rinasit ka tentuar ta mbajë të fshehtë arratisjen, në përpjekje për të mbuluar skandalin. Forca të shumta janë angazhuar mbrëmë me urgjencë për të kapur të arratisurin dhe për të mbyllur skandalin. Lapsi.
Kur ambasadorët udhëheqin demokracinë
Ata janë bërë pjesë e diskursit publik ndoshta për arsye kompleksiteti të politikës sonë ndaj të huajve apo raporteve të ndërvarësisë mes dy palëve. Ambasadorët e huaj në Shqipëri janë personazhe që tashmë e kanë kthyer në normë “futjen e hundëve” në punët e brendshme të demokracisë duke treguar në shumë raste anësi për njërën apo tjetrën palë.
