Opozita protestoi me bojë, domate dhe patate dhe shpreson në skenarin Ukrainas
Frika e ambasadorëve për dhunë në protestën e opozitës nuk u vërtetua dhe simbolikisht tubimi para parlamentit nuk pati tensionin e protestës së 8 Dhjetorit, pavarësisht lëshimit të disa domateve, patateeve dhe bojës në drejtim të policisë. Deputetët e Partisë Demokratike i folën popullit nga një podium në rrugën Xhorxh Bush për rrëzimin e qeverisë Rama-Meta si e vetmja shpresë për shqiptarët.
Të rinjtë europianë zhvendosen djathtas
Front National në Francë dhe Partia e Lirisë në Austri (FPÖ) janë vetëm dy shembuj të partive të djathta nacionale në BE, radhët e të cilave aktualisht janë duke u forcuar. E këto parti preferohen veçanërisht prej të rinjve.
“Në Sarandë kam zbritur lebër, lebër dhe vetëm lebër”. A duhet falënderuar për këtë ish-presidenti?
Sali Berisha ka dhënë versionin e tij për alpinët që paska zbritur në Jon sipas Edi Ramës. Duke folur në Parlament, Sali Berisha ka theksuar se programi i tij në vitet kur ka qenë president, ishte që të çonte në Sarandë vetëm lebër. “Kam punuar me program unë. Në Sarandë, kam zbritur lebër, lebër dhe vetëm lebër. Nuk kisha nevojë për të çuar alpinë, ishte bregu që nga Velipoja. Por t’i merr mendjen e Kokëdhimës dhe flet për alpinët. Por ta dish që kur alpinët luftonin për liri, Kokëdhimat ishin pikë mbështetje për Zografin në atë zonë.
Myslimanët shqiptarë përballë ekstremizmit “laik”
Është bërë e modës që, pas çdo atentati terrorist me justifikim islam në Europë, të vërshojë në mediat shqiptare një valë opinionesh me pretendime mesianike, disa për qytetërimin “tonë”e disa për islamin, athua se ky nuk është pjesë e kulturës shqiptare dhe e pronorit ‘tonë’. Që këtu, çdo përsiatje fundoset në hipokrizi. Një nga vaksinimet më origjinale e mbrojti Ndriçim Kulla.
Putin: Problem i Turqisë nëse u lëpihet amerikanëve
Rrëzimin e avionit rus nga Turqia presidenti Putin e sheh si një histori servilizmi mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Në intervistën e fundvitit me gazetarët, Putin tha nëse turqit vendosën t’u lëpihen amerikanëve ky është problemi i tyre.
Kodheli: Kemi filluar punën për tërheqjen e medaljeve të xhelatëve
Ish-kryeministri Berisha propozoi në parlament miratimin e një projektrezolute për tërheqjen e dekorimeve të ish-funksionarëve të regjimit, nisur nga medalja e dhënë për Shyqyri Çokun, torturuesin e At Zef Pëllumbit.
Korrupsioni dhe ndikimi politik, shkaqet kryesore që nxisin informalitetin në Shqipëri
Korrupsioni dhe ndikimi politik janë shkaqet kryesore që nxisin informalitetin në Shqipëri.Ky është një ndër përfundimet e anketës së zhvilluar nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve te 100 biznese, ku u evidentuan problematikat dhe sfidat kryesore për një reformë të qëndrueshme dhe të suksesshme ndaj informalitetit. Më tej arsyet e tjera të perceptuara nga sipërmarrja private lidhen me taksat e larta, qendrueshmëria e ligjeve, konkurrenca e pandershme etj.
Nishani kundër emërimit të këshilltares së Bushatit për ambasadore në OSBE
Presidenti Nishani, nuk do ta dekretojë Ravesa Lleshin, kandidaten e propozuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si ambasadore në OSBE. Këshilltarja e ministrit të Jashtëm, Ravesa Lleshi, është propozuar fillimisht nga Bushati në muajin shkurt të 2015-s, për të zëvendësuar ambasadorin e asaj kohe në detyrë, Spiro Koçin.
Kontroll financimeve të radiove fetare në Shqipëri
Trasmetuesit radio apo televiziv me karakter fetare do i nënshtrohen verifikimeve nga policia, shërbimi sekret dhe zyra kundër pastrimit të parave para se të licensohen nga autoriteti. Ndryshe nga sa veprohet në një licensë normale, radio apo televizionet me përmbajtje fetare apo komunitare do duhet të paraqesin para Autoriteti i Mediave Audiovizive të dhëna të detajuara për financimin e tyre.
