Video/Urgjenca e Kardiologjisë në QSUT. Mjeku "sqarohet" me qytetarin
Raporton gazeta "Shëndeti": "Sot në QSUT, te urgjenca e kardiologjisë, një qytetar u zu me një mjek, i cili, sipas qytetarit, nuk i kishte dhënë të ëmës kujdesin e duhur. Një sherr që tregonlidhur me pasigurinë e mjekëve brenda në spital, por edhe për pakënaqësinë e qytetarëve, të cilët më pas çdo gjë e mishërojnë në dhunë. Si rrjedhojë, gjithçka përfundon në ofendime me "Kush je ti? Nga je ti? Se unë të ... ". Në fakt, nuk është folur asnjëherë për kriteret që duhet të plotësojnë njerëzit që merren me sigurinë dhe rendin nëpër spitale.
“Boshatiset” Kukësi. Këtë vit në Shishtavec dhe në Topojan nuk ka klasë të parë në fillore
Ikën njerëzit, u mbyll edhe shkolla. Kjo ka ndodhur në Shishtavec të Kukësit dhe në Topojan madje, ku siç raporton “Top-Channel” këtë vit nuk janë regjistruar fëmijë për klasën e parë. “Sidomos në Shishtavec ka një largim masiv të nxënësve në shkolla. Kjo është një zonë që është e varfër nga ana ekonomike. Janë faktorët ekonomikë dhe pastaj faktorët tradicionalë. Nga kjo shkollë unë mbaj mend që kanë qenë nga dy klasa. Tani klasa maksimale janë të bashkuara e mund të ketë deri në 12 nxënës më e madhja”, thotë një mësues, që citohet nga TCh.
Ndërron jetë Lemmy, kreu i grupit “Motorhead”
Ka vdekur në moshën 70 vjeçare solisti i grupit “Motorhead”, Lemmy. Ai u diagnostikua me kancer dhe vetëm dy ditë pas konstatimit ndërroi jetë. Lemmy lindi në vitin 1945 me emrin Ian Fraser Kilmister dhe u bë i njohur për zërin e veçantë dhe pamjen e vet. Grupi “Motorhead” u krijua me iniciativën e Lemmy në vitin 1975 dhe ka regjistruar 22 albume. Ai u bë i njohur me albumin “Ace of Spades”. Më poshtë kënga e njohur “Ace of Spades”:
“Edi Drama dhe Tahir Shyqyr…, do mbani përgjegjësi për fëmijët e mi”
Një nga vajzat e aktorit i humorit Erand Sojli u ndalua të fluturonte jashtë Shqipërisë sepse kishte një pasaportë që i skadonte afati në vitin 2019, por që shteti e kishte nxjerrë jashtë përdorimit. Vetë aktori ka reaguar me një koment ku bën përgjegjës kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm për atë që i ndodhi në aeroport.
Përtej një drame të Sami Frashërit
Historia e dramës “Besa”, e cila do të kishte premierën më 1875-n, në teatrin osman në Stamboll
Bilanci shpirtëror i 2015-ës!
Kur thuhet ‘fund’ nënkuptohet edhe mbarim edhe fillim, por në fakt është vazhdim… Fare pak kilometra nga qëndra e Tiranës pavarsisht qetësisë që të fal periferia, jeta është aq e vrullshme për nga aktivitet e brendshme shpirtërore, sa edhe një shitës i fruta-perimeve përveç llogarive, mendon. Sa e rëndësishme është të mendosh në këto kohë, në kohë dhe kur ske kohë?! Nëse ka ndodhur të kesh pyetur veten përse nuk mendon, me siguri përgjigja që ke marrë ka qënë vetë mendimi. Ne njerzit nuk e kuptojmë kufirin që e shëndërron mendimin në çudi, kritikë dhe ndjenjë.
Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin e pronave
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ri të pronave. Arsyetimi për këtë vendim është se ligji i ri bie ndesh me përcaktimet e Konventës së të Drejtave të Njeriut si dhe për faktin se skema e parashikuar për dosjet e patrajtuara është jo kushtetese. Ligji do të duhet të rikalojë në procedurat parlamentare, por kthimi nga Presidenti u bën jehonë edhe kërkesave të pronarëve që e kanë cilësuar ligjin krejt të padrejtë dhe që e ndërlikon më shumë çështjen e pronës në vend ta zgjidhë siç pretendon qeveria.
“Allahu e shkatërroftë këtë shtet”
Pas kërcënimeve për Edi Ramën dhe simpatinë ndaj Shtetit Islamik imamët e vetëshpallur që po gjykohen për nxitje të terrorizmit në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë deklaruar se nuk e njohin shtetin shqiptar dhe se drejtësinë për ta e bën vetëm Allahu
Gjykata kishte caktuar sot avokat kryesisht për të pandehurit, por këta të fundit patën pretendime dhe kërkuan që avokatët të largohen sepse nuk i duan sipas tyre sepse nuk janë kriminelë.
Vazhdojnë dështimet jashtë parashikimeve për qeverinë, edhe 11 mujori me minus në të ardhura
Gropa e buxhetit nuk u mbyll as për 11 mujorin. Sipas treguesve zyrtarë të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale janë realizuar në masën 343 miliardë lekë ose afërsisht 14.9 miliardë lekë më pak se plani i periudhës 11-mujore. Ndërkohë, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme në masën 367 miliardë lekë, pra rreth 8 për qind më pak se plani i periudhës, është shoqëruar me një deficit buxhetor prej rreth 24.5 miliardë lekë, i cili është më i ulët se plani për afërisht 16.5 miliardë lekë.
KESH lajmëron krizë të prodhimit të energjisë
Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga prodhimi vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt).
