Kjo është Courtney Stodden dhe çfarë duket është CV-ja e saj

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 22:30

Një astronom amator zbulon për herë të dytë një “yll të ri”

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 18:18

Një astronom amator, Emmanuel Conseil, ka zbuluar një yll të ri në galaksinë Triangulum, 2.7 milionë vjet dritë larg. Conseil ka përdorur një obervator të vendosur në ishujt Canarie, Slooh, i cili mund të shfrytëzohet edhe online. Ky “yll i ri” që është zbuluar, konsiston në një një shpërthim gjigand bërthamor që ndodh kur një xhuxh i bardhë vjedh lëndë – kryesisht hidrogjen – nga yëhet fqinje. Kur mbledh majftueshëm nga kjo lëndë, shkatohet një reaksion i fuzionit bërthamor që e shpërndan materialin në hapësirë. Kjo që ndodh bëhet e dukshme disa muaj më vonë.

SHBA - e preokupuar me vetveten

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 17:57

SHBA është një komb i trilluar. Banorët e saj kanë ardhur nga të gjitha vendet e botës në SHBA. Të varfër dhe të pasur, të përndjekur dhe studentë, por edhe analfabetë. Çfarë ironie e fatit, që kandidati me origjinë gjermane për president Donald Trump, i cili kryeson në sondazhe, kërkon që të mbyllen kufijtë për myslimanë dhe amerikano-latinë.

Ky kryeministër ka shpresë dhe është shpresë edhe për ne. E njeh aq mirë veten, saqë siç tha sot: "Nuk e shoh fare RTSH-në"

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 17:28

Posta Shqiptare emeton pullë me imazhin e Edi Ramës dhe Endri Fugës. Arsyetimi: I pari i është qepur si pullë poste Ilir Metës, kurse i dyti, dihet, i është qepur të parit

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 17:26

Fotolajm/Në Tiranë Jamie Vardy, golashënuesi i Leicester?

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 16:45

Foton bashkëngjitur na e ka dërguar një lexues i respublica.al, i cili na shkruan se ia ka bërë në Tiranë (pranë shkollës së baletit) Jamie Vardy-t, golashënuesit më të mirë të Leicester City-t. Lecester City kryeson kampionatin anglez me pikë të barabarta me Arsenalin.

Nuk mund të vërtetojmë origjinalitetin e fotos, por ky djali në foto ose është Jamie Vardy, dora vetë, ose është binjaku i tij që jeton ose ka vizituar Tiranën.

Të jetosh brenda Unazës është privilegj/Parku “Rinia” jepet me konçesion për parkim privat. A ka lidhje kthimi i disa zonave të Tiranës në pedonale?

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 16:12

Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë dhe sot në projektvendimi për dhënien me konçesion të një sipërfaqes së parkut “Rinia” me synim ndërtimin e një parkingu privat, ka kaluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “BIRN” raporton se “Vendimi i Këshillit Bashkiak [Mbi] “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015.

Dinjitet, fjala që nuk duhet ta dëgjojmë më në 2016…

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 15:06

Nëse ka një fjalë që nuk duhet zënë me gojë nga shumica e politikanëve tanë, ajo është vetëm një. Është fjala dinjitet. Mbase edhe gjetkë, politika dominohet nga njerëz që i rrinë larg parimit që e konsideron atë si “art i së ndershmes”. Kjo qasje e pandershme ndaj politikës, dmth pa dinjitet, u jep me sa duket rezultat atyre. Për sojin e politikanëve që flasim, më e udhës do të ishte që ta anashkalojnë përdorimin e fjalës dinjitet. Të gjithë pa përjashtim.

Mesazh për reformë të thellë, pa keqardhje, pa kompromise

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 15:01

Kur dy javë më parë ambasadori amerikan dhe delegacioni i BE-së në Tiranë ashpërsuan gjuhën publike kundër elitës së korruptuar në gjyqësor, prokurori dhe segmentet vendimmarrëse të shtetit, dhe paralajmëruan edhe masa drastike (listë e zezë për ndalim udhëtimi në SHBA) për politikanë e zyrtarë të korruptuar, - në rrethet diplomatike pri

Të inkriminuarit në Parlament, kryeministri përplas duart në tavolinë, por nuk përgjigjet

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 13:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot konferencën e fundvitit me gazetarët. I shoqëruar nga garancia e menaxhimit mediatik, Endri Fuga, kryeministri u është përgjigjiur pyetjeve, disa prej të cilat nuk i priti mirë. U pyet p.sh për inkriminimin e deputetëve, por nuk dha ndonjë përgjigje për përgjegjësitë e tij në rast se vërtetohet se në Parlament do të rezultojnë 19 të inkriminuar.
“- “Zonjushë, nuk ka nëse”, - u përgjigj Rama duke përplasur duart. Por gazetarja këmbënguli duke ia përsëritur pyetjen.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS