Trump godet sërish: “Obama dhe Clinton krijuan ISIS”. Fareed Zakaria kërkon shpjegime racore për suksesin e tij
Donald Trump ka provokuar edhe njëherë opinionin, kësaj radhe me një akuzë të rëndë për administratën aktuale në Washington. Duke folur në Biloxi, Mississippi, kandidati republikan ka akuzuar presidentin amerikan Baracka Obama dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si krijues të Shtetit Islamik. “Ata e krijuan ISIS. Hillary Clinton krijoi ISIS-in bashkë me Obamën", tha Trump(http://edition.cnn.com/2016/01/02/politics/donald-trump-barack-obama-hil...).
“Tesla”, makina elektrike që po hyn me shpejtësi në treg
“Tesla” është marka e një makine elektrike që prodhohet në Holandë. Ka shitur 50 mijë njësi këtë vit dhe siç raporton “Bloomberg” pretendon të shesë 500 mijë njësi më 2020-ën. Holanda është vendi me prodhimin e dytë më të lartë në botë të makinave elektrike, pas Norvegjisë. Në Amsterdam edhe taksitë janë “Tesla”. Fabrika që po i i hap rrugën kështu një lloji tjetër makine, pa karburant, pra pa ndotje, është në Tilburg. Më poshtë disa pamje:
Avokati i Popullit: Kallëzim Penal për ata funksionarë që nuk i përgjigjen rekomandimeve tona
Avokati i Popullit ka deklaruar në një intervistë për “Ora-News” se rekomandimet e lëshuara nga zyra e tij, do të ndiqen deri në fund. Për ato institucione që nuk i përgjigjen rekomandimeve do të vihet në lëvizje prokuroria. “Ne kemi ngritur një grup të vogël ekspertësh, të cilët po shikojnë mundësinë nëse kemi të drejtë apo jo të bëjmë kallëzim penal apo të rekomandojmë ndjekje penale për ata funksionarë shtetërore, pavarësisht nga rangu i tyre, që nuk i përgjigjen Avokatit të Popullit.
Blair, Londra i ndalon abuzimin me privilegjet zyrtare: Nuk përfaqëson qeverinë tonë
Gazeta “The Telegraph” shkruan sot se qeveria britanike ka urdhëruar të gjitha ambasadat e saj që të mos lejojnë qëndrimin e ish-ministrave apo ish-kryeministrave në rezidencat diplomatik, as edhe të shërbehen me burimet e tyre, në mënyrë që të shmanget ideja se këta njerëz përfaqësojnë zyrtarisht Britaninë e Madhe. Rast tipik ilustrues është ish-kryeministri Tony Blair, një udhëtar i madh i kohës sonë, i cili prej kohësh ushtron aktivitet lobimi për interesa private.
SHBA drejt reçesionit?
Banka Federale Amerikane ka vendosur së fundmi të rrisë normën e interesit, duke vlerësuar se ekonomia e vendit po performon mirë. Mirëpo për dy emra të rëndësishëm në botën e biznesit, viti që po vjen mund ta gjejë Amerikën në reçesion. Miliarderi Sam Zell deklaroi në një intervistë për “Bloomberg” se ekonomia e SHBA-së mund të hyjë në reçesion vitin që vjen, duke shtuar se Banka Federale duhet të rriste normën e interesit të paktën 6 muaj më parë, për të patur mundësi të manovrojë.
Universi i vëzhgueshëm në një imazh të vetëm
Një muzikant, Pablo Carlos Budassi, ka krijuar në një imazh të vetëm atë që konsiderohet si universi i vëzhgueshëm. Ai ka shfrytëzuar hartat logaritmike të universitetit të Princeton dhe imazhe të NASA-s. Në qendër është sistemi diellor dhe Dielli ynë, të pasuar nga Rruga e Qumështit, krahu i Perseut në galaktikën tonë, një unazë e galaktikave më të afërta si Andromeda dhe pastaj me radhë.
Pa një strategji për të frenuar radikalizmin
La Stampa, një prej gazetave prestigjoze italiane përcolli shqetësimin e shërbimeve sekrete perëndimore për kthimin e Shqipërisë në një nyje të rekrutimeve xhihadiste për llogari të Shtetit Islamik, bazuar në informacionet e marra nga Lorenzo Vidino, korrespondent i kësaj gazete në Washington.Ndonëse Shqipëria duket më e mobilizuar se Kosova e Maqedonia në luftën kundër këtij fenomeni, nuk ka treguar një strategji të qartë për të parandaluar përhapjen e islamit radikal dhe penguar xhihadizimin e një pjese të popullsisë.
E famshmja anonime, Elena Ferrante/“Kur unë shkruaj...”
Elena Ferrante. Ky është emri i artit i një novelisteje italiane e cila shkruan dhe publikon në anonimitet të plotë. “Haaretz” i kushton një shkrim dhe madje i ka shkëputur një intervistë shkrimtares që thuhet se jeton në Torino, apo për disa në Napoli. Ngjan si zakon shkrimtarësh kjo tërheqje, por për Italinë ndoshta Lampedusa mishëron një rast nga më të njohurit ku siç shprehej vetë ai “më pëlqente më shumë të rrija me gjërat sesa me njerëzit”. Ferrante përgjigjet se e vetmja gjë e saj e cila mund të ‘pushtohet me të drejtë’ janë librat që ajo ka shkruar.
Ka kritere për miqësinë me Kardashianet dhe Anastasia Karanikolaou duket se i plotëson
Organizimi festiv për Vitin e Ri në shkolla, reagon kreu mysliman i Bashkisë së Mikit në Greqi: “Ne jemi myslimanë. Iniciativa të tilla fyejnë besimin tonë”
Kreu mysliman i një bashkie në Greqi është ankuar zyrtarisht për përdorimin e imazheve të Santa Klausit në shkolla. Bëhet fjalë për organizimet që ka bërë bashkia e Mikit në Maqedoninë Lindore dhe në Thrakë, ku jeton një popullsi me shumicë muslimane. Kryetari i Bashkisë, Tzemil Kapza, shkruan në letrën e tij se “ne shprehim fort pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë ndaj inicitivave të tilla, sepse ato fyejnë besimin tonë”.
