Projektligji/Gjobë për kompanitë që nuk krijojnë strukturat e sinjalizuesve antikorrupsion

Postuar në 05 Janar, 2016 10:28

Gazeta “Panorama” shkruan sot se një projektligj i ri ka sanksionuar detyrime për biznesin privat që të krijojë struktura të posaçme  të sinjalizimit të akteve korruptive. Këto struktura do të jenë detyrim dhe nëse bizneset me mbi 80 punëtorë që nuk i kriojjë ato do të gjobiten. Rregullimi vlen edhe për institucionet shtetërore, por detyrimi për biznesin ngjan i pazakontë.

"Nuk është hera e parë që e bëjmë këtë punë"

Postuar në 05 Janar, 2016 10:13

Emisioni “Stop” që transmetohet në “Tv Klan” ka përcjellë dje një rast të dyshuar korruptiv në Qendrën Kombëtare të Liçensimit. Në pamje shfaqen ata që sipas drejtuesve të emisionit janë specialistë: një i Mjedisit dhe tjetrei i QKL-së. 3 mijë euro për një liçencë dhe siç thuhet në video, pazari është i mbyllur me të gjitha institucionet, përfshirë Bashkinë e Tiranës. Me sa duket puna vazhdon. 

Të jesh si këto po kthehet në profesion

Postuar në 04 Janar, 2016 22:13

"O Ilir, pse nuk i hapin negociatat ata të Brukselit"? "Po negociatat nuk janë si "Qytetar Nderi" o gjigand, se i kishte hapur Saliu"

Postuar në 04 Janar, 2016 20:59

Kryqëzim i rrezikshëm politik për Shqipërinë: Kokoshi i Surrelit ka ikur në Majami, Lulushi në Holandë. Edhe Eri Veli që i del për zot romëve ikën në Sri Lanka. Jemi në dorë të Salës dhe Ilirit

Postuar në 04 Janar, 2016 20:44

Një nga mësimet bazë të Melisës: Rrobat e komplikuan shumë botën

Postuar në 04 Janar, 2016 20:08

52% e gazetarëve në Shqipëri janë femra

Postuar në 04 Janar, 2016 19:49

Një studim, siç e quan “shqiptarja.com” i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka konstatuar se media në Shqipëri dominohet për nga femrat. Kjo në kuptimin e numrit të gazetareve të cilat përfaqësohen me 52% të të gjithë numrit të plotë të gazetarëve dhe reporterëve(http://shqiptarja.com/Media/2710/nj--grua-n--karrier---flasin-gazetaret-...).

Tabela periodike pasurohet me katër elementë të rinj

Postuar në 04 Janar, 2016 18:48

Katër elementë të rinj do t’i shtohen tabelës periodike, njohur edhe si tabela e Mendelejevit. Unioni Ndërkombëtar i Kimisë Teorike dhe asaj të Aplikuar si dhe Unioni Ndërkombëtar i Fizikës Teorike dhe asaj të Aplikuar kanë njohur zbulimin e elementëve të 113, 115, 117 dhe 118. Elementët u identifikuan nga ekipe kërkuesish në Japoni, Rusi dhe ShBA, të cilit krijuan përplasje të bërthamave të lehta. Elementët super të rëndë që rezultuan ekzistojnë vetëm për disa fraksione të sekondës për të degraduar sërish në bërthama të lehta.

Qyteti prej akulli

Postuar në 04 Janar, 2016 18:33

Një qytet prej akulli mund të quhet ai që është ndërtuar në provincën Heilongjiang në Kinën verioindore, ku do të mbahet festivali i 32-të i Akullit dhe Dëborës. Qyteti ku janë realizuar skulptura akulli si kulla, luftëtarë, mure etj., është 750 mijë m2 dhe përfshin me qindra objekte brenda.

Varoufakis njofton krijimin e një lëvizjeje paneuropiane të majtë

Postuar në 04 Janar, 2016 18:26

Ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis ka njoftuar se do të krijojë një parti të re, apo lëvizje politike. Ajo do të quhet “The Democracy in Europe Movement 2025” - DiEM25. Një lëvizje pan europiane e majtë që synon t’i japë fund fragmentarizmit në Europë. Lëvizja do të nisë zyrtarisht më 9 shkurt në Berlin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS