Uria në Gaza, një krim lufte
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi të madhe për katastrofën humanitare në Gaza dhe se ka prova të besueshme se Izraeli po e përdor urinë si armë lufte në Gaza.
Türk thotë se nëse provohet, kjo do të përbënte një krim lufte.
Një kundërshtar i papritur për Orbanin
Dorëheqja e papritur e ministres së Drejtësisë i ka hapur rrugën një skandali në qeverinë hungareze. Judit Varga, një prej njerëzve më të afërt të Orban, që pritej të drejtonte partinë e djathtë Fidesz në zgjedhjet evropiane dhe një nga emrat më të njohur të politikës hungareze në Bruksel u dorëhoq javën e kaluar.
Paratë e shqiptarëve janë të pastra. Pse i duhej amnistia fiskale kryeministrit?
Ka nisur së fundmi një debat mbi mënyrën sesi maten dhe vlerësohen investimet e huaja në Shqipëri. Kështu, ekspertë të ndryshëm kanë vënë në dukje faktin se përgjatë vitit që lamë pas blerjet në pasuri të patundshme nga jorezidentë kapën shifrën e 325 milionë eurove.
Përtej faktit se kjo raportohet si investim i huaj direkt, duhet thënë se një pjesë e madhe e blerjeve u takon shqiptarëve me pasaportë të huaj.
Çmimi i shtrenjtë i emigrimit
Përgjatë dekadës së fundit kanë qenë me qindra tragjeditë që kanë përfshirë emigrantët në përpjekje për të arritur brigjet e Europës.
Agjencia e Emigracionit në Kombet e Bashkuara (IOM), përllogarit në raportin e fundit se që nga viti 2014 janë më shumë se 27 mijë njerëz të vdekur ose të zhdukur në ujërat pranë kontinentit të vjetër.
Dialog imagjinar me Odhise Andhrucon
Fort i dashur dhe i nderuar Odhise Andhruco,
-Mendova të komunikoj me ty duke marrë shkas nga 200 vitet e Revolucionit grek. Kam dëgjuar shumë rreth teje, shpeshherë gjëra kontradiktore, pavarësisht se më vonë të është dhënë drejtësia e munguar dhe konsiderohesh nga heronjtë më të rëndësishëm të kombit.
-Më thuaj! Më lejo së pari të të them, që gëzohem për atë çka do dëgjosh, sepse ti e di se cili ishte fundi im, ndonëse luftova me zjarr e vetëmohim për lirinë e atdheut…
Një trilion dollarë hidhen në plehra çdo vit
Më shumë se një miliard vakte ushqimore hidhen çdo ditë, ndërkohë që më shumë se 730 milionë njerëz jetojnë në kushtet e urisë në mbarë botën.
Rreth një e pesta e ushqimit shpërdorohet, shpesh për shkak të mbingopjes ose të planifikimit të dobët, ndonjëherë nga mungesa e kushteve të ruajtjes.
Këto janë disa nga rezultatet e një raporti të OKB-së për mbetjet ushqimore, të cilat në total arrijnë një kosto prej rreth 1 trilion dollarë në vit.
Paratë e vështira të naftës ruse
Pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, ekonomia ruse tregoi rritje në dy vitet që pasuan ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. E megjithatë, nuk është aq e lehtë sa duket. Firmat ruse të naftës përballen me vonesa deri në disa muaj për t'u paguar për naftën e papërpunuar dhe karburantin pasi bankat në Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë më të kujdesshme ndaj sanksioneve dytësore të SHBA-së.
Alarm në Tokio për një valë infeksionesh bakteriale
Autoritetet vendore në Tokio kanë lëshuar një paralajmërim për rastet në rritje të një lloji të rrallë, por serioz, infeksioni bakterial.
Rastet e regjistruara janë më shumë se asnjëherë tjetër - 88 vetëm në kryeqytet - 517 infeksione në mbarë vendin, sipas The Japan Times.
Mandati i Xhaçkës mbetet në sirtarët e Kuvendit, Nikolla: Presim raportin nga Këshilli për Imunitetin
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhi, në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Në letrën e saj, Nikolla thotë se kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe se nuk është objekt i Konferencës së Kryetarëve.
Mes Fulgencio Batistës dhe Nestor Lakobës
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Konferencën Kombëtare për Arsimin Profesional gjatë së cilës shpërndau direktiva për biznesin, por edhe e analizoi situatën ekonomike në vend nga një optikë optimiste.
