Një lajm i zi: Sot pritet të vdesë Sadna te Bidai. “Alek, mbahu! Do të të vijmë se na ke ardhur”

Postuar në 02 Shkurt, 2016 18:56

Një lajm i hidhur u mor vesh sot. I përcjellë kështu ende pa ndodhur, ai i shton fatkeqësisë së pashmangshme edhe ankthin torturues të pritjes.

Miq, sot pritet të vdesë Sadna, bashkëshortja e Alekut në serialin indian “Bidai”. Këtë kob e mora vesh tek agjencia kombëtare e lajmeve “Balkanweb”, e cila shkruan se Sadna “kohëve të fundit ndien se diçka e keqe do të ndodhë”.

Si për ta rënduar dorën e kësaj fatkeqësie, “Balkanweb” e shoqëron lajmin e zi me një foto me diçiturën: “Sadhana Rajvanash lookinng beautiful”. Kaq e re! Kaq e bukur! Dhe e merr vdekja.  

Apple Campus 2 - ja si do të duket kompleksi 5 miliardë dollarësh

Postuar në 02 Shkurt, 2016 18:15

Dixhitalizimi i pagesave dhe i parasë, “PayPal” përfshin në bordin e drejtuesve një prej pionerëve të “Bitcoin”

Postuar në 02 Shkurt, 2016 18:08

E ardhmja e parasë është kriptomonedha dhe dixhitalizimi i parasë. “Pay Pal”, kompania më e madhe në botë e pagesave online, ka përfshirë në bordin e drejtuesve të vet edhe një sipërmarrës, pioner të “Bitcoin”, Wences Casares. Një lëvizje që i bën jehonë pikërisht kësaj prirjeje. “Po hyjmë në një periudhë të paprecedentë në pagesat dhe në shërbimet financiare të drejtuara nga adoptimi masiv i teknologjisë mobile dhe dixhitalizimi i parasë”, tha për CNN Money, CEO i “Pay Pal”, Dan Schulman.

Palestinezët ekspozojnë tankun e prodhuar prej tyre, megjithë bllokadën izraelite

Postuar në 02 Shkurt, 2016 17:48

Avioni kalon mbi kokat e plazhistëve

Postuar në 02 Shkurt, 2016 17:37

Ky avion civil ka kaluar shumë ulët në plazhin "Maho" në ishullin St. Maarten në Karaibe.

Shijet e vjetra...

Postuar në 02 Shkurt, 2016 17:22

Këto foto janë shkëputur nga edicionet e viteve '70 të "Playboy". 

Gjoja zgjedhjet në parti: PS-ja, PD-ja, tani sërish PS-ja

Postuar në 02 Shkurt, 2016 16:59

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryetar për një kohë të gjatë edhe i Partisë Demokratike, është marrë me çështjen e demokracisë në Partinë Socialiste. Dy ditë më parë, lexo këtu, “ResPublica” paralajmëroi se një gjë e tillë do të ndodhte, në një formë apo në një tjetër. Berisha shkruan se vendimi për të mos lejuar Ben Blushin të kandidojë është i marrë nga një i sëmurë psiqik dhe është rast unik në botë.

Kulturë/Diskutim për Kadarenë në Qafën e Pazarit

Postuar në 02 Shkurt, 2016 16:18

A mund t'i bashkojë libri, letërsia dhe Kadareja personazhet e kësaj fotoje? Nëse përgjigja është 'po', atëhere me siguri që kjo mazhorancë është solide. 

Fotolajm/Mikrofonat drejtohen aty ku është lajmi

Postuar në 02 Shkurt, 2016 16:13

Rikthehet mesatarja për pranimin në universitet. Reformë?!

Postuar në 02 Shkurt, 2016 16:11

Me miratimin e ligjit të ri për Arsimin e Lartë, është rikthyer edhe kriteri i mesatares së gjimnazit. “Tashmë Matura Shtetërore është vetëm provim dalës, që do të thotë që maturantët do të plotësojnë vetëm formularët A1 dhe A1Z që lidhet vetëm meprovimet e maturës shtetërore. Nuk do të ketë më formular A2 se nuk është më qeveria ajo që vendos për kriteret e pranimit, për kuotat e pranimit dhe ajo që certifikon se një maturant do të vijojë studimet e larta.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS