Autoriteti i Konkurrencës kërkon liberalizmin e tregut të kasave fiskale
Autoriteti i Konkurrencës pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregun e shërbimit të pajisjeve fiskale i ka rekomanduar qeverisë të liberalizojë kriteret për marrjen e autorizimit në mënyrë që të futen ne treg edhe kompani të reja.
Në tregun e kasave fiskale nuk ka pengesa ligjore për hyrjen në treg, vëren konkurrenca, pasi ndërmarrjet të cilat përmbushin kriteret e nevojshme dhe zotërojnë kapitalin e nevojshëm janë të lira të hyjnë në treg, por pengesa ka të bëjë me qarkullimin vjetor dhe garancinë bankare.
Asnjë revizionim
Nexhmije Hoxha, bashkëshorte dhe bashkëudhëtare politike e Enver Hoxhës, ka dhënë për gazetaren Rudina Xhunga, një intervistë Lamtumire siç e ka cilësuar vetë. Materiali është i gjatë dhe përfshin aty aspekte personale të rinisë, jetës politike dhe marrëdhënieve intime me Enver Hoxhën. Intervista është rrethuar edhe me një lloj zhurme, thirrje morale etj., ndaj Xhungës dhe kundër Nexhmije Hoxhës. Duke lënë mënjanë këtë teatër, do theksuar se pyetjet për aspekte personale, bashkë me rrëfimin e Hoxhës, janë formale dhe tingëllojnë shumë të dëgjuara.
Lin, Pogradec
"Ti po ja merr Skënderit partinë?" "Jo, duan të vijnë vetë. Thjesht u dhamë tenderin e teserave dhe kaq"
Ben, na dëfto: Kush janë socialistët e vërtetë?
Sot në “Top-Story” socialisti i vjetër, ish-kryeministri Pandeli Majko ka qenë për një intervistë. Ka thënë Majko ndër të tjera: “Në ditë të vështira Pandeli Majkon e keni parë gjithmonë përkrah Edi Ramës. Unë nuk e di nëse ky udhëtim që Blushi ka marrë, është një fillim ose një fund...Duhet të ketë kujdes se po e teprove me të drejtën, e drejta të kthehet në të kundërt...Kujtoni zgjedhjet e 2001, kur Ilir Meta kryeministër fitoi zgjedhjet dhe menjëherë u sfidua nga Arben Malaj.
Inspektim dhe auditim financiar për të shmangur “surprizat” e KLSH-së
Siç pritej qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për krijimin e njësive të auditit të brendshëm për ministritë dhe institucionet e varësisë të organizuara me degë territoriale dhe bashkitë. Krahas këtij vendimi qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 3 shkurt, edhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës publike, për t’u përzgjedhur si inspektor financiar publik.
Kush po e tund Llallën?
Adriatik Llalla ndërron mendje për antikorrupsionin. Nëse një muaj më parë ai e shkriu Njësinë Antikorrupsion me argumentimin se prokurorëve u kishte mbaruar mandati dhe se “nuk ka patur ngarkesë në punë”, sot ai ka kthyer timonin në të kundërt. Raportohet se 8 prokurorë do të transferohen në këtë, mes tyre edhe Ramadan Troci, që do të drejtojë njësinë në fjalë(http://www.syri.net/2016/02/08/kryeprokurori-llalla-rikthen-njesine-anti...).
Statuto - Mania e të majtëve/Gjinushit duan t'i marrin partinë
Sot në selinë e PSD-së ka patur një si lloj përplasje që është kufizuar te porta e mbyllur me zinxhirë. Kërkesën për demokraci të brendshme e kanë hedhur njerëz që kanë qenë pas Skënder Gjinushitgjatë gjithë kësaj kohe. Ky i fundit ka komentuar për Top-Channel se janë lojëra të tre personave. Me sa duket pasuria më e madhe e PSD-së ka mbetur Gjinushi vetë dhe vila e lezetshme në rrugë "Fortuzi".
Ndërtuesit do të detyrohen të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes, përveç lejeve
Qeveria do të detyrojë me ligj ndërtuesit që të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes apo porositë për ndërtime të reja. Motivi kryesor për këtë ndërhyrje që pritet të bëhet në ligj është pastrimi i parave dhe terrorizmi, që sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj, ka rezultuar i verifikueshëm në disa raste flagrante. “Është pastrimi i parave te kjo pjesa, kur flasim për karabinatë dhe kreditë. Janë kredi të këqija që ndodhen në sistemin bankar për arsye të korrupsionit etj.
Raporti Javor (2 - 7 Shkurt 2016)
Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 2 - 7 Shkurt 2016, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe
