Basha konfirmon Berishën, PD nuk voton variantin e qeverisë për Byronë e Hetimit

Postuar në 11 Shkurt, 2016 09:46

Atë që paralajmëroi ish-kryeministri Berisha se PD nuk do të votojë variantin e qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit e konfirmoi edhe kryetari demokrat Lulzim Basha. Ai tha se varianti i miratuar në mbledhjen e qeverisë është në kundërshtim me atë që është dakortësuar në fillim edhe opozita.

Nuk ka marrëveshje të mbyllur me gjermanët për aeroportin "Nënë Tereza". Të fundit vendosin kreditorët

Postuar në 11 Shkurt, 2016 09:34

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha një javë më parë se jane mbyllur me sukses negociatat për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit  "Nënë Tereza" dhe lejimin e ndërtimit të aeroporteve të tjerë jashtë një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit.

Gjuajtja e vitit nga Dustin Brown

Postuar në 11 Shkurt, 2016 00:21

Belsh, Elbasan

Postuar në 10 Shkurt, 2016 23:54

“Skavica”, LSI-ja kërkon të dëgjohen ekspertët shqiptarë: “Vepër me më shumë rëndësi se rruga Durrës-Kukës”

Postuar në 10 Shkurt, 2016 23:42

Skavica dhe projektet mbi të, po transformohen në një çështje për të cilën qeveria, dikasteri përkatës i drejtuar nga Damian Gjiknuri, do të duhet të japë më shumë llogari dhe të bëjë më shumë transparencë. Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar sot në një prononcim për emicionin “Të bësh ekonomi” në “News24” se kjo çështje do të duhet të konsiderojë fillimisht mendimin e ekspertëve. Madje Vasili ka nënvizuar se nuk po bëhet transparencë.

Zbulimi/Rruga e Qumështit po thithet nga Tërheqësi i Madh me shpejtësi 2 milionë km/orë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 23:27

Një ekip shkencëtarësh nga Australia, Afrika e Jugut, SHBA dhe Holanda, kanë publikuar sot zbulimin e tyre në “Astronomical Journal”, sipas të cilit Rruga e Qumështit, galaktika jonë, po thithet bashkë me qindra galaktika të tjera nga një rajon me forcë gravitacionale të barbartë me 1 milion miliardë diej. Kjo zonë quhet Tërheqësi i Madh dhe është hipotetizuar kur në vitet ’70-’80 u konstatua divijimi i galaktikës sonë nga zgjerimi i përgjithshëm i universit.

“Rusia, kërcënimi kryesor për ekzistencën e BE-së”

Postuar në 10 Shkurt, 2016 21:36

George Soros është shfaqur sot me një opinion të vetin në “Project Syndicate”, i cili mund të cilësohet si një thirrje për kujdes dhe reagim ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Miliarderi, i njohur për agazhime shumëplanëse dhe për ndikimin në politikën e lartë, nënvizon se ideja e SHBA dhe BE-së se Putin mund të jetë aleati i tyre në luftën kundër ISIS është krejtësisht i gabuar dhe niset nga premisat e deklaratave të presidetit rus.

Pse po mungon thirrja për revolucion demokratik?

Postuar në 10 Shkurt, 2016 21:03

Ka shumë diskutime për Byronë Kombëtare të Hetimit: Lulzim Basha u ngjir javën e kaluar duke kërkuar miratimin e saj sa më shpejt. Kryeministri Edi Rama deklaronte se "ajo do të miratohej në kuadër të reformës në drejtësi". Ligji ka shkuar në parlament dhe Sai Berisha, zëri kryesor i PD-së shkruan sot këtë status në Facebook, që është edhe qëndrimi i ri i opozitës, konkorduar me gjasë edhe me LSI-në: Shkruan Berisha vetëm pak ditë para se në Tiranë të vijë John Kerry: 

Një vepër arti me këtë motorr "BMW"

Postuar në 10 Shkurt, 2016 20:52

Ky motorr 

Censura po bëhet normale

Postuar në 10 Shkurt, 2016 19:16

Në emër të shmangies së fyerjes, shumë grupe reagojnë ndaj shkrimeve dhe mendimeve ndryshe duke kërkuar me forcë shmangien e tyre. Kujt i vlen etika e heshtjes? "The Guardian" shpërndan një video ku apelon për rrezikun e kthimit të censurës, normalizimin e saj brenda nesh, duke pranuar një shoqëri arkipelagore me norma të "brendshme" që refuzon të dëgjojë. Një apel shumë i rëndësishëm:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS