"I ashtuquajturi gisht i mesit" - nuk është ashtu siç duket
Dje mediat kapën këtë moment nga punimet në parlament: http://www.respublica.al/2016/03/10/fotolajmmbi-etikën-parlamentare. Edhe video që u publikua krahas fotos shfaq deputetin Kokëdhima duke i treguar gishtin e mesit folësit, që në këtë rast është Sali Berisha. Meqenëse ky gjest e zbuloi Kokëdhimën në një shfaqje që nuk ishte parë herë tjetër, ai nuk ka lënë shije të mirë.
Nuk dihet se çfarë është. Doli në bregun e Acapulcos në Meksikë
Obama dhe Biden kundër propozimit të Kerryt për goditjen me raketa të forcave të Assad. Përvoja e Vietnamit frenoi SHBA-të
Tensionet për çështjen e Sirisë kanë mbërritur deri brenda administratës amerikane, ku ka patur mendime të ndryshme për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj Bashar Al Assad. Meda shtetërore iraniane, “Press-Tv” citon numrin e ri të revistës “Atlantic”, në të cilën shkruhet se presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë disa herë propozimin e sekretarit të Shtetit, John Kerry, për goditje të kufizuara me raketa të forcave të Assadit, si një mënyrë për të “dërguar një mesazh” dhe për të detyruar presidentin sirian që të ulej në tryezën e bisedimeve.
Drama që po luhet në dyert e Europës (Foto)
14.000 emigrantë janë të detyruar të varrosin shpresat e tyre për një të ardhme më të mire. Kushtet në kampin e Idomenit në Greqijanë të tmerrshme për të thënë aspak njerëzore. Nata e fundit ishte dramatike. Emigrantët dhe anëtarë të OJQ-ve luftuan gjithë natën për të mbrojtur fëmijët, kryesisht nga shiu, balta dhe të ftohtit duke transferuar disa nga çadrat në vende më të mbrojtura. Mes baltës dhe shiut aparatët fotografikë “fiksuan” mrekullinë e jetës. Një porsalindur, në duart e një gruaje dhe një burri që po e lajnë jashtë në të ftohtë. Një nga dhjetra ikonat që të lë pa fjalë.
Fotolajm/Taksa e hapësirës nis si taksë e frymës(përditësuar)
Tiranë, Policia Bashkiake në veprim. Pamje që kujtojnë fundin e viteve '80, kur nëpër qytete, njerëzve të ardhur nga fshati u ndalohej të shisnin perime dhe të blinin bukë gruri në furrat e bukës.
PS: Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj ka paguar gjobën që i është vënë zonjës në foto, raporton "Tema"
Gjobat si njollë në biografinë e biznesit. Në vitin 2015, vetëm 3.3% u shfuqizuan
Gjatë vitit 2015 biznesi ankimoi në Drejtorinë e Apelimit Tatimor 16.2 miliardë lekë gjoba, nga të cilat vetëm 3.3% e shumës u shfuqizua. Është një praktikë e konsoliduar tashmë që gjobat e vendosuar nga administrat tatimore është shumë e vështirë të shfuqizohen. Dhe në jo pak raste edhe kur ato me vendim shfuqizohen qëndrojnë në sistem për një kohë të gjatë duke krijuar probleme të mëdha për biznesin.
Serveri i Tatimeve, ish-ministri Cani: “Jam i bindur se ka vjedhje. Listën e audituesve e bëri Panajot Gjiknuri. Të ribëhet auditimi”
Pasi vartëset i faturuan gjithçka, ish-ministri i Financave është paraqitur në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar Hetimor për Serverin e Tatimeve. Ish-ministri ka deklaruar se ka bindjen se është konsumuar akti i vjedhjes, ndonëse prokuroria mbylli hetimin dhe deklaroi se nuk ka gjurmë të transferimit apo fshirjes së të dhënave. Me rëndësi është edhe fakti i deponuar sot nga Cani, sipas të cilit listën e audituesve e bëri ish-këshilltari i tij, Panajot Gjiknuri, vëlla i ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Më poshtë një pjesë e dëshmisë së ish-ministrit:
Gazetaria shqipe, inteligjente në ngjarjet e kohës?
«Harmony of the Seas», nis udhëtimin kroçiera më e madhe në botë
Kathimerini: Hera e parë pas 1940 që në kufirin greko-shqiptar do dislokohen trupa italiane
Mediat greke paralajmërojnë mbi mundësinë e hapjes së “korridorit të Adriatikut” për refugjatët. Ky korridor nënkupton kalimin e refugjatëve në Shqipëri dhe prej andej në Itali. Sipas tyre Komisioni Europian dhe qeveria italiane ndodhen në gatishmëri, megjithëse ende nuk ka shenja se kjo do të ndodhë. Gjithsesi, citohen burime nga Komisioni Europian, sipas të cilave, Brukseli po “përgatit një plan emergjence”, dhe se ministri i brendshëm italian do të vizitojë ditët e ardhshme Tiranën. Në fakt, vetë ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano, e paralajmëroi vizitën e tij në Tiranë.
