Negociatori Donald Lu

Postuar në 14 Mars, 2016 11:15

Pë të prodhuar të ashtuquajturin “sukses” të reformën në drejtësi Donald Lu po ndjek rrugën e takimeve interactive më të dyja palët. Zgjidhja pritet të vijë pikërisht nga angazhimi direkt i ambasadorit Lu në negocimin mes palëve për të gjetur rrugën sesi do të procedohet më tej deri në hartimin e projektligjit final të ndryshimeve kushtetuese si pjesë e Reformës në Drejtësi. Burime I thanë gazetës Mapo se ambasadori amerikan është garancia e vetme për të arritur në një draft konsensual.

Greqia akuzon për ksenofobi vendet e rajonit. Emigrantët: Na lini të kthehemi të vdesim në Siri

Postuar në 14 Mars, 2016 10:18

Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë.

Ligji i ri i falimentit, personave debitorë do t’u lihet vetëm minimum jetik

Postuar në 14 Mars, 2016 10:01

Ligji i ri I falimentit që po përgatitet nga ekspertët shqiptarë të Bankës Botërore parashikon për familjarët që kanë marrë kredi dhe nuk kanë mundësi shlyerje që kreditori ka të drejtë t’u marrë shpenzimet e jetesës, duke u lënë vetëm të ardhurat e mbijetesës. Në një intervistë për Panorama, Mariana Semini një nga ekspertët e përfshirë në hartimin e ligjit thotë se kjo vlerë do të përcaktohet nga administrator I falimentimit ose mbykqyrës, pas konsultimin me komitetin e kreditorëve, ose kur ky komitet nuk ekziston, me gjykatën e falimentimit.

Harta e kulturës

Postuar në 13 Mars, 2016 22:16

Ku kanë shkuar 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh qeveria Rama?

Postuar në 13 Mars, 2016 22:14

Pyetja se ku i ka çuar qeveria Rama 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh është bërë shpesh në media kohët e fundit, dhe ajo ka gjetur jehonë edhe në kafenetë shqiptare. Që t’i jepet një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen konsultuar të dhënat zyrtare të borxhit dhe buletinet fiskale të Ministrisë së Financave, të cilat janë monitoruar në mënyrë strikte nga FMN-ja -- qysh kur kjo e fundit u kthye me kredi në Shqipëri, pas largimit të qeverisë Berisha.

Dekriminalizimi, tani kusht për zgjedhjet

Postuar në 13 Mars, 2016 22:12

Parti Demokratike po synon të nxjerrë maksimumin nga ligji i dekriminalizimit, miratimi i të cilit konfirmon ekzistencën e një problemi shumë serioz në vendimmarrjen e politikës shqiptare.

Sëmundjeve të Robespierit i shtohet edhe sarkoidoza

Postuar në 13 Mars, 2016 21:05

Dy mjekë mjeko-ligjorë, Philippe Charlier dhe Philippe Froesch, respektivisht i universitetit të Catalogna universitetit të Montigny-le-Bretonneux në Francë, kanë rikrijuar pamjen e Maximillien de Robespierre. Kjo që në vitin 2013, bazuar në dokumentet e kohës dhe në dëshmi që përshkruanin se lideri jakobin vuante nga shqetësime të shumta.  Por një shkrim i fundit në “Lancet” thekson se Robespiere vuante nga një sëmundje e rrallë e sistemit imunitar, quajtur sarkoidozi.  Sëmundja është e shërueshme, por shkaqet e saj të panjohura.

Lee Sedol triumfon mbi superkompjuterin

Postuar në 13 Mars, 2016 20:45

Koreani fitoi ndaj kompjuterit AlphaGO në ndeshjen e katërt mes tyre për lojën strategjike Go. Kjo e fundit është një lojë antike kineze ky synimi është rrethimi i sa më shumë territori. 

Sulmi në hotelin Grand Bassam në Bregun e Flidishtë

Postuar në 13 Mars, 2016 20:29

Nga sulmi gjetën vdekjen 12 persona, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar.

Shpërthimi në Ankara, të paktën 27 të vdekur(video e shpërthimit)

Postuar në 13 Mars, 2016 19:33

Një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin turk Ankara, ka lënë të vdekur të paktën 27 persona dhe 75 të plagosur. CNN Turk raporton pasojat nga vendngjarja ku mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga një kamikaz me makinë. Shpërthimi i muajit të kaluar la të vdekur 29 persona.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS