LSI "kërcënon" Tahirin

Postuar në 16 Maj, 2016 10:20

Konteksti në të cilin po veprojnë politikisht dy partitë që qeverisin vendin i kanë pozicionuar ato në një duel të heshtur në mbrojtje të njerëzve të ekspozuar ndaj lidhjeve kriminale. Që prej nënshkrimit të marrëveshjes së 1 Prillit kufijtë e pushtetit të njërës apo tjetrës palë kanë qenë të përcaktuara dhe dy partitë kanë ushtruar pushtetin secila për llogari të saj. Gjatë kësaj kohe Ilir Meta duket se nuk ka punuar i qetë pasi aleati i tij Edi Rama jo pak herë ka ngjallur dyshime me qëndrimet dhe lëvizjet e tij.

Greqia, pro një roli të Rusisë në sigurinë europiane dhe përballë Turqisë. Një qasje që kushtëzon edhe raportet Shqipëri-Greqi

Postuar në 16 Maj, 2016 05:32

Greqia duket se po rishikon shumëçka nga pozicioni dhe roli i saj brenda Bashkimit Europian, sidomos sa i përket çështjeve të sigurisë. E prekur rëndë nga kriza e emigrantëve dhe e lënë për një kohë të gjatë e vetme përballë saj, Athina zyrtare po del me propozime që e risjellin atë në prononcimin tradicional si një shtet që “dëshiron të mirëkuptojë interesat ruse”. Në një intervistë për gazetën e djathtë “Kathimerini”, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias ka mbrojtur ndër të tjera idenë e “një arkitekture të re sigurie për Europën”, brenda së cilës duhet “inkorporuar edhe Rusia”.

Shikuesit ankohen përmes e-maileve dhe prezantuesen e veshin në skenë

Postuar në 15 Maj, 2016 23:13

Ka ndodhur me Liberté Chan, meteorologe e KTLA, televizion në Karolinën e Jugut:

Klinton-Tramp 227-143, ndërsa 168 vota elektorale janë në diskutim

Postuar në 15 Maj, 2016 22:58

Zgjedhja e presidentit të SHBA-së bëhet në mënyrë të tërthortë, përmes kolegjit elektoral. 50 shtetet e federatës dërgojnë përfaqësuesit e vet në kolegjin elektoral, në përpjestim me popullsinë e secilit (gjithsej 538 përfaqsues). Në shumicën dërrmuese të shteteve, nëse një kandidat e fiton garën e shtetit qoftë edhe me 0.1% më shumë vota të qytetarëve, ka të drejtën të dërgojë në kolegjin elektoral të përzgjedhurit e vet nga ai shtet.

Pse nuk duhet të ndërtohet HEC-i në Poçem

Postuar në 15 Maj, 2016 22:56

Shqipëria, një vend ku 70% e territorit është mal, dhe ajo që ngelet është kodra, tokë e rrëshqitur, tokë nën erozion. Ajo që mbetet është tokë urbane. Në total, vendit tonë i  ngelet 10%  tokë buke, gjysma e së cilës po gllabërohet nga biznesomania e HEC-eve. Në këtë vorbull është futur HEC-i i Poçemit, që para se të prodhojë energji, do të nxjerrë nga faqja e dhèut, dhèun historik të trevës Kut, Çorrush, etj.

Ndryshojnë rregullat për prokurimet publike

Postuar në 15 Maj, 2016 22:00

Agjencia e Prokurimit Publik në një njoftim për shtyp të saj bën me dije se ka ndryshuar dokumentet standarde për pjesëmarrësit në tendera me fondet publike. Në një njoftim të këtij institucioni bëhet me dije se tashmë autoritetet kontraktore do të kenë mundësi që të përcaktojnë rastet kur lejohet ose jo nënkontraktimi.

“TemaTv”

Lajme të reja nga OSHEE: 50kv më shumë për emigrantët

Postuar në 15 Maj, 2016 21:39

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se në Operatorin e Shpërndarjes po qarkullon një urhdër verbal sipas të cilit kërkohet faturim prej 50kv më shumë për njerëz që banojnë jashtë Shqipërisë. “Elektriçisti dixhital informon: Vjedhjen e qytetareve nga OSHEE per te mbushur arken! Urdherin e Çeles per ti faturuar çdo abonenti 50 kv me shume sesa ka konsumuar, me perparesi emigranteve. Me poshte keni mesazhin e tij!

Na ishte njëherë gazeta në letër

Postuar në 15 Maj, 2016 20:53

Gazeta në letër po vdes së bashku me njërëzit që e lexojnë atë. Ndoshta për dikë është e vështirë të ndërpres prodhimin e tillë mediatik, por media digitale po "e vjedhë" gazetarinë në letër.

"Ore, po ti pse nuk je tek ajo Lista e Përgjimeve që publikove vetë?" "A, shiko. Mua nuk më përgjon Edvini, se e di që jam Dashnor i Fjalës së Lirë. Unë ça kam e them hapur. Dihet kjo"

Postuar në 15 Maj, 2016 20:46

Policia britanike zbrazi stadiumin "Old Trafford" pas dyshimeve për një pajisje të rrezikshme

Postuar në 15 Maj, 2016 20:24

Pages

Subscribe to ResPublica RSS