Irani thirrje Shqipërisë
Gjenerali iranian Hosein Ashtari mësohet se u ka bëri thirrje autoriteteve shqiptare ditën e hënë, që të ekstradojnë muxhahedinen që ai pretendon se është arrestuar në Shqipëri. “Shqipëria nuk po tregon aspak bashkëpunim me Iranin dhe policinë e vendit tonë për muxhahedinen terroriste, që është përgjegjëse për sulmet me bombë në selinë e Partisë Republikane Islamiste në vitin 1981”, tha ai në një konferencë për mediat. “Ajo është në listën e njerëzve më të kërkuar të Iranit dhe është arrestuar në Shqipëri. Ne duam që ajo të ekstradohet”, tha ai.
Klementi i fundos të gjithë. Tahiri: Llalla nuk më la ta arrestoj
I gjithë shteti është i eskspozuar ndaj rastit flagrant të mosarrestimit të Klemend Balilit, zyrtarit të LSI-së që nga zyrat e Drejtorisë së Transporteve drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës. Implikimi i strukturave ligjzbatuese nuk është vetëm në faktin pse Balili nuk u arrestua apo ndalua, por edhe sepse ai u la i lirë të arratisej. Publikisht ministri i Brendshëm pohoi në emisionin Top Story se për arrestimin e Balilit u bë pengesë Prokuroria.
A doni punë? Dëgjojeni këtë dëshmi
Revolucioni Kulturor tani në një libër me foto të papublikuara më parë
Këto fotografi janë vetëm një çast nga i famshmi Revolucion Kulturor në Kinë, që nisi më 16 maj të vitit 1966 dhe përfundoi me vdekjen e Mao Tse Dung 10 vjet më vonë. Ato janë realizuar nga fotografi Li Zhensheng që punonte për një gazetë në prvoncën Heilongjiang. Ai i ruajti negativët, ndonëse u dënua si kundër-revolucionar për t’i publikuar së fundmi në një libër(http://uk.phaidon.com/store/general-non-fiction/red-color-news-soldier-9780714843087/).
Dosjet e kuqe ku fshihen Balili dhe përgjegjësitë e skandaleve të ekipit "proletar"
Qeveria po vihet përballë disa skandaleve për të cilat deri më tani nuk është e aftë as të mbrohet e as të shfajësohet, a thua jeton në tjetër planet dhe populli që ka nën vete dhe që i ka rënë për pjesë po i bie në qafë kot.
Ministri i Brendshëm: “Nuk ka asnjë pajisje përgjimi, përveçse asaj për trajnim. Presidenti, lodër e SHQUP-it”
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story”, ku ka folur për çështjet e ditës, protagonist i disa prej të cilave është pikërisht ai. Më poshtë një pjesë e intervistës, që ka si çështje kryesore, akuzat për përgjim. Tahiri ka bërë një deklaratë direkt: Nuk ka një pajisje përgjuese dhe se policia nuk përgon. Është një qëdrim që duhet shënuar, pasi ndoshta mund të vijë përballë ndonjë fakti eventual në ditët në vijim. Më poshtë një pjesë e intervistës:
Vetëm 33% e ujit të pijshëm faturohet
Pas energjisë, i vjen radha ujit të pijshëm dhe menaxhimit të tij. Duket se në këtë sektor problemi është edhe më i rëndë sesa në rastin e energjisë, pasi siç rapoton “Vizion Plus”, sasia e ujit që konsumohet, në pjesën më të madhe, 67%, nuk faturohet. “Vetëm 5 nga 58 ndërmarrje të ujësjellës - kanalizimeve arrijnë të mbulojnë të plotë kostot vjetore. Të tjerat krijojnë gropa financiare. Reforma në sektorin e ujit që po zbaton qeveria, nuk parashikon që në asnjë nga këto ndërmarrje të rritet çmimi i ujit, si një nga format për të rikuperuar financat.
Antonov An-225 Mriya, avioni më i madh në botë, ka ndaluar në Australi
84 m i gjatë, 175 tonë masë e plotë pa karburant dhe ngarkesë, modeli është vërtet një gjigand i ajrit.
Në gjurmët e Jean “shqiptarit”
Ishin shkrimet e botuara së fundi mbi ushtrinë hitleriane në Shqipëri dhe raportet e tyre mbi pamundësinë e shqiptarëve për të qeverisur që menjëherë më kujtuan mikun tim francez, Jean Dutzer, i cili në ato kohë të errëta ishte dërguar me forcë në frontin shqiptar në radhët e një regjimenti gjerman. I telefonova menjëherë, duke menduar se pak shpresa do të kisha ta gjeja gjallë, pasi ai duhej t’i kishte kaluar tashmë të 90-at.
Postdiktaturat prodhojnë ose sharlatanë ose budallenj
Gjithnjë e më shumë, shoqëria shqiptare po identifikohet me një teatër në skenën e të cilit luhen shfaqje që kanë subjekt histori banale dhe kriminale gjithashtu. Nganjëherë ke përshtypjen se ndodhesh ose në shkollën e riedukimit ose në një kopsht zoologjik.
