Voto, ose ke për ta parë...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot gjatë fjalës së tij se po aplikohet shantazh me sms ndaj deputetëve. Nga kush? Sipas faqes “lapsi.al” presionin po e aplikon ambasada amerikane me përfaqësues të vet. “Lapsi” përcjell edhe një tekst drejtuar një kryetari të një partie të vogël: “i nderuar zoti...Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i'u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin...”.
Nuk ka më asistencë për reformën, por një lojë pushteti
Dje eurokomisioneri Johannes Hahn shpërndau një propozim që u pranua nga të gjithë protagonistët politikë: Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit me rol rekomandues, i inkuadruar në Kushtetutë dhe rekomandimet e tij pa detyrim ligjor. Palët shpallën: u arrit konsensusi.
Nga mbrëmja nisën edhe numrat. PS-ja bojkotoi komisionin, shpërndau lajme të rreme se PD-ja ka kërkuar gjëra të reja, të cilat nga sa u mor vesh ishin lojë interepretimi për vetingun, i cili nuk ka sesi të ketë dy standarde.
Meta: Një reformë me 94 vota rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese
Meta u bëri sot thirrje të gjithë aktorëve politikë e diplomatikë që të arrijnë konsensusin për reformën në drejtësi, në mënyrë që ajo të votohet me konsensus sa më të gjerë. Në qoftë se pas arritjes së konsensusit, tha ai, Berisha, apo Topalli, apo ndonjë tjetër nuk e votojnë reformën, le të mbajnë përgjegjësi individuale. Ai garantoi se 20 votat e LSI-se janë depozituar në Uashington, por në qoftë se reforma miratohet vetëm me 94 vota, ajo mund të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje proceduriale. Kjo deklaratë bie ndesh me thirrjen e SHBA-se për votim individual të reformës.
A po lobojnë Qendrat Tregtare për të taksuar blerjet on line?
Ministria e Financave po shqyrton uljen e kufirit të pataksueshëm për blerjet on line, nga 150 euro në 45 euro. Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave thonë se janë mesatarisht mbi 120 mijë transaksione mujore për blerje online gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Niveli më i lartë i tyre ka arritur në prill, me mbi 130 mijë transaksione on line. Monitor raporton se volumi i transksioneve online është mbi 150 milionë euro në muaj. Një volum të konsiderueshëm e zënë dhe veshjet e ndryshme.
SHBA nuk e negocion draftin që la në tavolinë ndihmës sekretarja Nuland
Dalja e kryeministrit Rama një ditë më parë me draftin e ndryshimeve kushtetuese të botuar nga ambasada amerikane, deklarimet e tij se vijat e kuqe nuk kanë ndryshuar dhe qëndrimet që po mbajnë selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lënë të kuptohet se amerikanët nuk e negociojnë draftin që ndihmës/sekretarja Nulland u la në tavolinë palëve.
Vazhdon “lufta” mes PD dhe ambasadës amerikane
Kryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp ku hodhi poshtë pretendimet se Partia Demokratike ka prezantuar kushte të reja pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë. “Eshtë pretenduar dje, se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është arritur marrëveshja. Ky është një mashtrim i turpshëm. Ditën e Hënë, Partia Socialiste i konfirmoi negociatorit tim përmes negociatorit të saj se marrëveshja është për të katër institucionet”-tha Basha.
Dashuria mbaroi, lypet qetësi!
Tensioni që u vu re paraditen e sotme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes kryetarit të kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa konfirmoi çarjen e madhe të koalicionit qeverisës. Kryeministri është përpjekur të përcjellë idenë se koalicioni është i unifikuar, por reagimet dhe qëndrimet e palëve kanë dëshmuar të kundërtën. E majta është në krizën e radhës dhe pikëpyetja është nëse, qeveria formalisht do qëndrojë në këmbë me ose pa Ilir Metën.
Enigma e një kërkese të PD-së
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pjesë e grupit negociator të mandatuar nga tryeza e kryetarëve të partive, ka dhënë këtë prononcim pas mbledhjes së sotme.
Z. Manjani a keni një produkt nga komisioni negociator përsa i përketreformës në drejtësi pasi z. Xhafaj ka thënë që nuk ka një finalizim të njëmarrëveshje të negociatorëve dhe a është rënë dakord që përveçse dyinstitucionet të jenë edhe dy të tjerat sipas vetingut?
Erdogan: Pilotët që rrëzuan avionin rus, mund të kenë lidhje me gulenistët. Kthimi i dënimit me vdekje, dëshirë e popullit.
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erodgan ka deklaruar në një intervistë për “Al Jazeera” se dy pilotët që rrëzuan avionin ushtarak rus, pak muaj më parë, mund të kenë lidhje me grushtin e shtetit. Ata po mbahen të arrestuar dhe po pyeten për lidhje me gulenistët. Sipas Erdogan pas lëvzjes së Gulen ka edhe shtete të tjera, apo edhe “një tjetë rmendje superiore”, çka lë shumë vend për diksutime. I pyetur për lirinë e shtyptit, ai tha se nuk beson se liria e shtypit duhet përdorur si armë.
