Basha: Beteja e radhës, reforma zgjedhore
Mbyllja e reformës në drejtësi hap një front të ri për opozitën. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasi përshëndeti marrëveshjen tha se aksioni i radhës i opozitës, do të përqëndrohet në reformën zgjedhore.
LSI mbetet në koalicion, Manjani: S'kemi arsye pse të shkelim marrëveshjen
LSI do të qëndrojë në qeveri, pavarësisht zhvillimeve që vunë në pikëpyetje koalicionin e majtë. Të paktën këtë konfirmoi Ylli Manjani për Opinion, kur u pyet nëse LSI do të ndërmarrë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama. "Në dijeninë time më të mirë jo, s’kemi histori, skenarë me vijë apo prapavijë.
"Partneriteti ynë tani është më i fortë"
Pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, ambasadori amerikan ka dalë me këtë deklaratë: "Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.
Unanime
Erektive
Reforma u miratua – fillon beteja për 71-shin
Në ditët që do të vijnë, ka gjasa të mëdha qe Berisha, Basha etj. të mundohen të bindin publikun, se falë qëndresës së tyre, Rama u tërhoq nga një draft i reformes ne drejtesi, që kishte këtë e atë të keqe.
Kryeministri hije dhe koalicioni në duart e Çezarit
Negociatat maratonë deri në arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi konfirmuan problemet e mëdha politike të koalicionit qeverisës, të cilat dolën në sipërfaqe, si dhe qartësuan peshën dhe rolin e faktorëve politikë në mazhorancë dhe opozitë.
ONM me rolin e një "portali" për KLP dhe KLGJ-në
"Top-Channel" referon këtë përmbajtje të marrëveshjes së sotme për kandidatët e Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe atij Prokurorial.
Marrrëveshje. Ndoshta nuk e shkelin kësaj radhe
Duket se palët kanë arritur një marrëveshje mbi mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve jogjyqtarë të Kolegjit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve joprokurorë të Kolegjit të Lartë Prokurorial. Lajmi është bërë publik nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka falenderuar kolegët e tij, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Propozimi ka ardhur nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe nuk dihet mirë se ku konsiston teknikisht, por ai do të zbardhet në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm që duhet ta miratojë atë paraprakisht e mandej të kalojë në seancë bashkë me pjesën tjetër të reformës.
Hahn sërish në skenë: Votoni sipas Marrëveshjes që ramë dakord
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka përcjellë sot shqetësimin për situatën e krijuar duke i kujtuar klasës politike se propozimi i fundit i Johannes Hahn duhet votuar. “Propozimi i fundit në tavolinë. Këshilla ime: Lërini diskutimet dhe votojeni!”, shkruan ai pak orë më parë. Ndërkohë vetë Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u ka dërguar një e-mail Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, dhe Ilir Metës përmes së cilës u njofton se votimi duhet të kalojë nga marrëveshja politike që u arrit me ndërmjetësimin e tij. “U surprizova nga lajmet e natës.
