S'ka projekte për rrugë të reja, qeveria shtyn për mandatin e dytë përfundimin e disa akseve

Postuar në 10 Nëntor, 2016 11:39

Qeveria Rama është akuzuar se nuk ka nxitur asnjë projetkt të ri infrastrukturor dhe se ka treguar shumë pak vëmendje ndaj rrjetit rrugor, për shkak të fokusimit në projektin e rilindjes urbane që ka të bëjë me qendrat e qyteteve. Sipas "shqiptarja.com" në Buxhetin e Shtetit, që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është paraqitur edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të vendit.

Nishani i kërkon ndjesë Kishës Katolike: I dhatë kombit shqiptar lirinë dhe demokracinë

Postuar në 10 Nëntor, 2016 11:05

Presidenti Nishani dekoroi me Urdhërin Flamurit 38 martirët e Kishës Katolike të lumturuar nga Papa Françesku. Në fjalën që shoqëroi ceremoninë e dekorimit Nishani i kërkoi ndjesë Kishës Katolike në emër të shtetit shqiptar për krimet e kryera ndaj klerikëve të saj, por edhe familjeve të viktimave të regjimit komunist.

Fundi i elitave politiko-mediatike të pas Luftës së Ftohtë dhe një “zë i ri” politik nga të dy anët e Atlantikut

Postuar në 10 Nëntor, 2016 10:52

“Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve”. Ky ishte thelbi i fjalës së parë të Donald Trump pas fitores së tij shkatërrimtare në zgjedhjet e 8 nëntorit. Kundërshtarët e tij politikë, Hillary Clinton dhe Barack Obama njohën rezultatin dhe i uruan Trumpit suksese, duke shtuar se: “Ai është presidenti ynë”.

Këshilltari i Trump: SHBA të dorëzojë Gulen. Netanjahu rezervon takimin e parë me presidentin e ri amerikan

Postuar në 10 Nëntor, 2016 10:36

Pikëpyetjet më të mëdha pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe qasjet e administratës së re amerikane në çështje kruciale për sigurinë globale. Ndonëse është herët për të folur nëse SHBA do të ndryshojë kurs në politikën e jashtme shenjat e para tregojnë se presidenca Trump do të mbështetet në aleatët strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Izraeli, Turqia apo dhe dialektikë tjetër në marrëdhëniet me Moskën.

“Lista e armiqve” të Trump-it

Postuar në 09 Nëntor, 2016 23:29

Aleatja e afërt e Trump-it, Omarosa Manigault, ka deklaruar për revistën e djathtë, Independent Journal Review, se Trump-i ka kujtesë të fortë dhe se ai mban një listë të njerzve që iu kundërvunë fushatës së tij.

Këtë deklaratë ajo e bëri në përgjigje të lajmit se senatori republikan, Lindsey Graham, kishte deklaruar në Tweeter se kishte votuar për kandidatin e pavarur, Evan McMullin, e jo për Trump-in.

Ambasadorët vijojnë të takojnë Berishën. Ish – kryeministri kërkon të garantohet votimi për emigrantët

Postuar në 09 Nëntor, 2016 22:07

Sali Berisha njofton sot në profilin e vet në Facebook për një takim me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Dankan Norman. Po të  ecim ca ditë më pas do të shohim po në profilin e Facebook një takim të Berishës me ambasadoren greke Sourani. Më tej do të gjejmë një takim me ambasadorë që ikin e përfundojnë mandatin, për të vijuar edhe me takimet me zyrtarë të tjerë organizatash ndërkombëtare.

Pse e takojnë Berishën këta diplomatë? Çfarë përfaqëson ai në sytë e tyre dhe në axehndën e detyrave që kanë sa kohë  në Shqipëri ka një kryetar të PD-së?

Fituesit

Postuar në 09 Nëntor, 2016 19:27

Live/Hillary Clinton: Shpresoj që Trump të jetë i suksesshëm!

Postuar në 09 Nëntor, 2016 17:42

Nga minuta 31:41

Ligji i pronave, Gjykata Kushtetuese zhvlerëson "zërin kadastral fillestar" si kriter kompensimi për 26 mijë dosje

Postuar në 09 Nëntor, 2016 17:38

Dy pika të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” janë gjetur në shkejle nga Gjykata Kushuetuese e cila ka vendosur shfuqizimin e tyre. Bëhet fjalë për pikën 3 dhe 5 të nenit 6 të këtij ligji, që detyron pronarët që kanë përfituar vendim kthimi dhe kompensimi nga Agjencia  t’i kthejnë shtetit diferencën e  vlerës monetare, pas llogaritjes me formulen e re qe bazohet ne zërit kadastral që toka ka pasur në kohën e shpronësimit. 

Clinton-i 4 milionë vota më pak se Obama, Trump-i njësoj sa Romney

Postuar në 09 Nëntor, 2016 15:01

Edhe pse fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane është përcaktuar, numërimi i të gjitha votave ende s’ka përfunduar (vetëm 91% e qendrave të votimit e kanë përfunduar numërimin).

Pages

Subscribe to ResPublica RSS