Putin refuzon ushtrinë për bombardime ajrore në Halep
Një re gazi e aftë të krijojë 2 milionë diej, në kurs përplasjeje me galaktikën tonë
E papritur, Berisha: FMN-ja nuk duhet të largohet tani që borxhi është 73%
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një intervistë për "AbcNews" se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk duhet të largohet para zgjedhjeve. Ky është një qëndrim që bie disi ndesh me sjelljen e tij më parë, por Berisha thotë se ikja e FMN-së në kushtet e një borxhi 73% krijon pasiguri për investimet e huaja. Berisha ka shtuar se në kohën e tij FMN-ja u largua vetë për shkak të sigurisë që krijoi qeveria e tij. Një debat që pritet të jetë jo i vogël.
Reforma e energjisë? KESH, 50 milionë euro humbje për vitin 2015. OSHEE shet me 9.5 lekë, kostoja arrin në 11.2 lekë!!!
Korporata Energjetike Shqiptare humbi 50 milionë euro nga blerja e energjisë tek operatorët privatë. Ky fakt është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit humbja ka ardhur si pasojë e diferencave mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes.
PDIU-ja kërkon një varrezë në Greqi
Edhe çamët kanë të drejtë të të kërkojnë ngritjen në Greqi të varrezës për të rënët e tyre. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi reagon në lidhje me kërkesat e përfaqësuesve të Agimit të Artë në Këlcyrë për varrezat e ushtarëve grekë. Deklarata u bë në ceremoninë e përurimit të librit "Çamëria".
Në Shqipëri ka filluar të flitet për rraca politike, deputetja e PD kërkon dekorimin e viktimave në masakrën e Qafë-Valmerës
Debati që lindi pas dekorimit të 67 anëtarëve të Ballit nga presidenti Nishani duket se po rithemelon një debat të pabarabartë lidhur me heronjtë dhe tradhëtarët e Luftës Antifashiste. Historiografia e regjimit diktatorial ngriti në zenit luftën partizane, duke anatemuar rolin e nacionalistëve, sidomos atyre të rreshtuar me Ballin Kombëtar. Gjesti i Nishanit edhe pse i diskutueshëm për llojin e dekoratës ngjalli reagimin e atyre që i kanë dhënë atributin vetes të identifikohen si pasardhës të fitimtarëve dhe kësisoj të rreshtuar sipas tyre në anën e duhur të historisë.
Përmbysje e fushatës së Clinton. Publikohet audioregjistrim: Nuk duhet të kishim lejuar zgjedhje në Palestinë
Fushata presidenciale në SHBA njeh zhvillime të vrullshme, të cilat mund të rezultojnë vendimtare në zgjedhjet e datës 8 nëntor. Pas hapjes së hetimeve për e-mailet që u rihapën dje, mediat po japin versione të ndryshme për arsyet e këtij veprimi. Ditë më parë, televizioni që mbështet republikanin Trump, “Fox”, akuzoi drejtorin e FBIa-së, Comey se po vepronte poshtë standardeve që një drejtor i Byrosë duhet të ketë. Dhe nuk vonoi që kjo vërejtje, e pasuar nga deduksionet e Trump, se “Clinton nuk duhej lejuar të kandidojë pas skandalit të e-maileve”, Comey ka hyrë në veprim.
Arroganti që u përvidhet pyetjeve dhe problemeve*
Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë.
6 programe studimi pa kandidatë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Në Fakultetin më të madh të Universitetit të Tiranës, te Shkencat e Natyrës, nga 10 degë studimi, regjistrimi për shpalljen e fituesve duke ulur vijën e kuqe vijon vetëm në 4 programe, pasi në 6 programe të tjera nuk ka më kandidatë. Kjo gjë u deklarua për “Gazeta Shqiptare” nga dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.
Partizanët dhe trasta e popullit (Dokumenti)
Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar në “Facebook” një dokument që tregon statusin e partizanëve gjatë LANÇ-it në raport me popullatën dhe të mirat materiale që u viheshin në dispozicion atyre nga të ardhurat e fshatarëve. Publikimi i këtij dokumenti vjen pas debatit të fortë lidhur me dekorimin e 67 ballistëve nga presidenti Bujar Nishani. Ja çfarë thotëDervishi referuar dokumentit:
