Zaev kërkon nga shqiptarët të shpëtojnë Maqedoninë

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 19:15

Në kushtet kur Maqedonia nuk po gjej rrugëdalje nga kriza politike dhe kur kanë dalë në dritë skenarë për destabilizimin e vendit, lideri i opozitës maqedonas Zoran Zaev u bëri thirrje të gjitha partive që fituan mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit t’i bashkohen një koalicioni të madh kundër Nikolla Gruevskit. Zaev u shpreh se partitë duhet ta respektojnë vullnetin e popullit, ndërsa bashkëpunimi i tyre eventual me VMRO-DPMNE-në do të ishte koalicion për ruajtjen e regjimit dhe diktaturës.

Claudia Alende - miss BumBum, a diçka e tillë

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 16:35

“Partia e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit”

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 16:16

Po sjellim këtu fjalën e Koço Kokëdhimës, mbajtur sot në Asamblenë e Partisë Socialiste. Fjala e Kokëdhimës ka rëndësi, pse zotëria ka qenë agai i Edi Ramës për vite të tëra, instruktori dhe mentori. Për ata që njohin marrëdhëniet e të dyve, akti i tanishëm, është thjesht një provë e pabesisë karakteriale dhe organike të atij që sot është kryeministër. Sigurisht, shumëkush do të mendojë se këtu ka diçka personale. Njësoj si komentet apo lajmet që jepen për atë garrumbull njerëzish që quhet ende PS. Do thonë: lajme kazani, keqdashje.

Familjarët e Aniz Omri të shokuar nga vdekja e 24 vjeçarit që kreu masakrën në Berlin

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 16:01

Familjarët e autorit të masakrës së Berlinit, Aniz Omri thonë se janë të shokuar nga lajmi i vdekjes së 24 vjeçarit.  Duke folur në telefon me një gazetar të Deutsche Welle vëllai i Aniz Omri tha: "Ne jemi të tronditur dhe e gjithë familja është në gjendje të tmerrshme. Nuk mund të komentoj më tepër”

Z. Kryeministër, rrëfe të paktën një episod me Ilir Metën

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 15:35

Sot kryeministri Edi Rama, ka thënë ndër të tjera në Asamblesë e Partisë Socialiste:

Shumë kush thotë të dalim vetëm. Shumë thonë ‘ata na nxorrën bojën’. Kjo është strategjike. Çfarë ka fituar Shqipëria nga ky koalicion? E lëmë pjesën se si mund të ishin bërë ndryshe shumë gjëra. Për mua sot nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Ne duhet ta bëjmë kontaktin e njeriut me djallin e korrupsionit të pamundur. Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do kishim këtë koalicion.

Strategët e së ardhmes, apo pasqyrë e njëri-tjetrit?

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 12:59

Kryeministri Rama bëri një parashtrim nga Asambleja e Partisë Socialiste mbi raportet me LSI-në, parti me të cilën socialistët bashkëqeverisin prej 4 vitesh. Para audiencës asambleiste dhe asaj televizive kryeministri la të kuptohet se në PS ka një dilemë të madhe nëse duhet vazhduar apo jo koalicioni me LSI-në. Dhe kjo sipas tij e ngritur mbi perceptimin se LSI është një parti që përfaqëson korrupsionin dhe klientelizmin.

Akuza: CIA dërgoi dy operativë për të destabilizuar Maqedoninë

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 12:34

Dy lajme vijnë nga Maqedonia: së pari se Zoran Zaev i opozitës socialdemokrate ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të komunës së Strumicës. Kjo bëhet sipas mediave maqedonase për të kaluar në pozicionin e deputetit dhe për t’i shpëtuar hetimit për korrupsion. Në thelb kjo do të thotë se bombat e Zaevit i ngjajnë tashmë qitjeve të zhurmshme të Mato Grudës që vetëm sa dogjën hauret e Plakut Merre, që në këtë rast është Nikolla Gruevski.

Vritet në Milano atentatori i masakrës në Berlin (Foto)

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 12:05

Vritet në Milano 24 vjeçari tunizian i dyshuar për sulmin terrorist në Berlin. Aniz Omri, njeriu më i kërkuar nga policia gjermane që prej të mërkurës, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mëngjesin e të premtes në San Giovanni të Milanos.
Ishin karabinierët italianë që ndaluam për një kontroll të rastësishëm dy burra, njëri prej të cilëve nxorrën armë dhe shtoi kundër tyre, duke thënë "Allahu Ekber" para se të vdiste.

Italia jep 20 miliardë euro për të shpëtuar bankën "Monte dei Paschi"

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 12:04

Shkarkohet se përçau partinë

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 12:00

Dokumenti është zyrtar dhe është adoptuar si material argumentues për votimin në Asamblenë e PS-së, ku Kokëdhima është shkarkuar nga detyra e sekretarit për Emigracionin dhe Reformën Strukturore. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS