Eurostat: Shkalla e punësimit për gratë, Shqipëria 50.7 %
Shqipëria ka një shkallë punësimi për gratë mbi 50 %, duke shënuar njërin nga dy vendet e zgjerimit me shkallë punësimi mbi këtë normë. Sipas raportit të Eurostat, Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian, shk
“Trump, njeri i zgjuar. Do t’i kuptojë shpejt përgjegjësitë e tij. Përpjekja për një botë njëpolare dështoi”
“Presidenti Trump është njeri i zgjuar dhe do t’i kuptojë shpejt përgjegjësitë e veta”. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një interviste dhënë në Vladivostok. Putin ka shtuar se përpjekjetër krijimin e një bote një polare dështuan. Kjo e fundit një një ide që ndahet edhe nga Henry Kissinger, personalitet në fushën e politologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, sipas të cilit ShBA-të duhet të pranojnë realpolitikën dhe një botë të rajoneve gjeopolitike.
Amaneti i Castros: Asnjë përmendore pas vdekjes
Raul Kastro, drejtuesi kryesor shtetëror në Kubë dhe vëlla i Fidel Castros, i ndarë pak ditë më parë nga jeta, ka paralajmëruar se Kuba do të ndalojë ngritjen e përmendoreve, apo emërtimin rrugëve me emrin e vëllait të tij. Ky ka qenë edhe amaneti i liderit të Revolucionit kuban, që del kështu nga radha e drejtuesve të tjerë komunistë, të veneruar deri në ekazgjerim.
Fotodëshmia/Edhe sekretari personal i Enver Hoxhës, pjesë e Rinisë Fashiste?
Kastriot Dervishi sjell një tjetër dëshmi fotografike nga koha kur në Shqipëri ishte moda e Rinisë Fashiste. Fotoja ka interes, pasi siç thotë Dervishi mbi të ka shënime të bëra nga njerëz të regjimit të Enver Hoxhës. Dervishi shton se personi me numrin 1 është sekretari i Hoxhës - supozohet për Haxhi Kroin? - të cilit nuk ja përmend emrin. Pra ai kontrolli biografik që merrte kaq shumë jetë në qafë, ato "dy gisht kartë", mundet që edhe të shërbenin për karrierë të sigurtë.
Më poshtë shënimi i Dervishit:
Konfidenciale/Erdogan kërkon që kryeministri shqiptar Edi Rama të bëjë poligrafin para se të takohen. Pyetja është: “Di turqisht?”Pyetja 2: “Di turqisht?”
PS: Mësohet se Ditmir Bushati i ka shkruar privatisht presidentit turk ku i shprehet: “Shef Rexhepi, dëshmitar dal unë po deshe”
E papritur/Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, nis mësimin e shqipes: "Synimi im është të lexoj vetë çfarë shkruan Mimi Kodheli në Facebook"
Marin Mema niset drejt Himarës. Largohen me shpejtësi drejt Greqisë personat që ngritën flamurin grek në Kala
Mema është person kyc në raportet greko - shqiptare. I përmendur disa herë së fundmi nga kryeministri, bëhet e ditur se pala greke po kërkon të shkëmbejë heqjen e statusit "non grata" për gazetarin Mema me dhënien e nënshtetësisë për kryepeshkopin Janullatos.
Po kështu, Unioni i Gazetarëve ka vendosur krijimin e cmimi "Mema" për gazetarinë kuqezi.
Bertoluçi e pranon: “Skena e përdhunimit në “Tangoja e fundit në Paris”, u realizua pa konsensusin e aktores Schneider”
Bernardo Bertoluçi e ka pranuar se skena e përdhunimit në filmin “Tango e fundit në Paris” nuk u bë me konsensusin e aktores Marie Schneider. Bertoluçi e sqaroi këtë në një intervistë në “La Cinémathèque Française” në vitin 2013, por videoja ka dalë këto ditë.
Doja që Maria të ndihej e poshtëruar dhe jo të aktronte si e tillë. Idena e pata një ditë më parë xhirmit me Marlon ndaje dhe nuk i thamë asaj. Besoj se ajo më urreu...Ndihem fajtor por jo i keqardhur
tha Bertoluçi.
Chapeo - Brazil, gjysma e qytetit merr pjesë në funeralin e skuadrës së futbollit
50 futbollistë dhe staf i ekipit humb jetë pasi avioni me të cilin udhëtonin, u rrëzua në Kolumbi.
Ndahet nga jeta Andrea Stefani
Andrea Stefani, gazetar dhe opinionist i njohur, ka ndërruar jetë. Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk ka arritur ta tejkalojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Stefani hyn tek ata opinionistë që nisi punën si gazetar nga terreni: fillimisht në gazetën “Puna” në vitin 1989, në vitin 1993 në “Gazeta Shqiptare”, pastaj në gazetën “Rilindja” të Kosovës që botohej në Tiranë.
Prej vitit 1997, ku shtypi shqiptar fitoi një tjetër dinamikë Stefani u angazhua me “Shekulli”, “Shqip”, “Dita” si opinionist.