"Fletërrufetë" pa emër të z. Lu

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 14:12

Sot u rishfaq me tone të forta ambasadori I SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Çështja e ligjit të Vettingut, përkthimit problematik të tij, duket se ka nervozuar selitë diplomatike kryesore, që gjenden nën akuzën se janë të njëanshme. Por më shumë sesa ky moment, Lu është dëshmuar I nervozuar nga ndjekja e rrugës proceduriale kushtetuese nga PD-ja dhe grupet e interesit, që po ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese një seri ligjesh. Në një optikë politike kjo do të thotë fitim I kohës dhe bllokim I zbatimit të ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve.

Zbardhet telefonata me tone të larta Rama-Tsipras. Në prapavijë ka patur përplasje diplomatike mes Italisë, Austrisë e Greqisë për Shqipërinë

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 12:36

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga telefonata mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras, gazeta "Kathimerini" ka zbardhur përmbajtjen dhe klimën e acaruar të bisedës mes tyre. Sipas saj, mesdita e 22 Nëntorit ka qenë jo pak nervoze për kryeministrin grek pas telefonatës me homologun shqiptar.

Kreu i ekstremit të djathtë në Holandë, Geert Wilders, i hetuar nga shërbimet sekrete për lidhje me Izraelin

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 12:20

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Hollandë, Geert Wilders, i cili ka qëndrime të qartë antimyslimane, ëshhtë hetuar nga shërbimet sekrete të vendit, për lidhje me Izraelin.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja hollandeze, “De Volkskrant”, e cila sqaron se hetimi është bërë në vitet 2009-2010. Shërbimet sekrete kanë hetuar “lidhjet e tij me Izraelin dhe mundësinë e ndikimit të tyre në besnikërinë ndaj vendit”, citon gazetën në fjalën, e përfitshmja izraelite “Haaretz”.

Zonja e parë e Koresë së Veriut - rishfaqet në publik pas 8 muajsh

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 12:06

Transformimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në hapësirë politike provokuese

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 12:01

Carlo Bollino – gazetar dhe kurator I përgjithshëm i Bunk’Art 2 – del sot në gazetën e tij, “shqiptarja.com” me një opinion titulluar: “Kush ka frikë nga Bunk'Art dhe nga kujtimi i krimeve komuniste”,  përmes të cilit bën një mbrojtje të projektit, por edhe gjuan në distancë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në parantezë duhet thënë se ky simetrizim artificial që vërehet shpesh kur për çdo kritikë apo akuzë, Berisha kërkon një socialist dhe e anasjellta, pra kur për çdo të keqe publike, dikush kërkon patjetër përgjegjësinë e Berishës që të bëjë kauzë, e bën artificial diskutimin.

Krim makabër në Korçë, 41 vjeçari mbyt dy fëmijët në gjumë dhe var veten (Foto)

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 11:58

Një krim makabar ka tronditur Korçën mëngjesin e kësaj të hënë. Një 41 vjeçar ka mbytur dy djemtë e mitur 4 dhe 7 vjeç dhe më pas ka varur dhe veten. Krimi ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që trupat janë gjetur mëngjesin e sotëm. Fëmijët janë mbytur në gjumë dhe më pas janë varur nga 41 vjeçari që po ashtu u gjet i vetëvarur në një nga dhomat e banesës. Çifti kishte rreth 6 vite të martuar dhe djali i madh ishte nga një lidhje e mëparshme e gruas. Sipas fqinjëve, gruaja e Naum Toshit, e quajtur Marsela punonte në një lokal nate.

Kotzias e Steinmeier diskutojnë për Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek: Duhet tejkaluar logjika hoxhiste për minoritetet

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 11:31

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka folur edhe një herë për marrëdhëniet me Shqipërinë. Gjatë një takimi me homologun gjerman, Frank ëalter Steinmeier në Athinë, Kotzias iu është referuar përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve të mbartura nga e kaluara me fqinjët, “sa më mirë dhe në mënyrë sa më produktive”, siç tha. Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, Kotzias tha se kohët e fundit po bëhet një punë sistematike në drejtim të zgjidhjes së problemeve. Në këtë kuadër, shefi i diplomacisë greke vërejti se ka patur “trajtime të papërshtatshme edhe nga ana e Komisionit Europian”.

Përdhunohet dhe vritet vajza e zyrtarit të lartë të BE-së

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 11:10

Një emigrant afgan ka pranuar se është autori i vrasjes së një studente mjekësie, e cila punonte si vullnetare në një kamp refugjatësh në Gjermani. Maria Ladenburger, ishte vajza e një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian.
Ajo po kthehej me biçikletë nga një festë që ishte organizuar në qytetin universitar të Freiburg kur u sulmua në rrugë. Autori e përdhunoi, e vrau dhe më pas trupin e pajetë të vajzës e hodhi në ujërat e lumit Dreisam.

Çfarë do të thotë "jo-ja" e referendumit në Itali, a do të bjerë sistemi bankar me ikjen e Renzit?

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 10:40

Analistët kanë frikë se "Jo-ja" e referendumit do ta çojë Italinë në një paqëndrueshmëri politike me pasojë falimentimin e disa bankave dhe efektin domino në Spanjë, Gjermani dhe Francë, duke paralizuar praktikisht tërë sistemin bankar evropian.

Shumë prej bankave italiane janë rrënuar nga kreditë e këqija dhe kanë nevojë emergjente për rikapitalizim. Bashkimi Evropian kërkoi para disa muajsh nga kryeministri Renzi të ndiqte pak a shumë të njëjtën rrugë që ndoqi Greqia, metodën e "qethjes" së depozitave në bankat italiane.

Matteo Renzi njofton dorëheqjen

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 02:09

Matteo Renzi ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e kryeministrit të Italisë. Siç kishte bërë të ditur për mediat, ai doli në një konferencë për shtyp dhe në dritën e rezultatit të referendumit për reformën kushtetuese, deklaroi largimin.

“Populli italian ka folur në mënyrë të qartë”, tha Renzi duke shtuar se reforma synonte ndryshimin e elitave në një vend ku siç u shpreh ai “politikanët janë përherë të njëjtët njerëz”.

“Nuk ia dolëm kështu që karrigia që bie është ajo e imja. Përvoja ime me qeverisjen përfundon këtu”, tha Renzi ndër të tjera.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS