Përplasje Rusi-SHBA për Kosovën, BE jashtë loje
Tre ditë pasi Serbia nisi për në Kosovë trenin e blerë në Rusi me mbishkrimin "Kosova është Serbi", Moska ka bërë komentin e parë zyrtar për përplasjen deri më tani diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se këto tensione janë duke u krijuar në një masë të konsiderueshme nga politikat e ndjekura nga ata që kanë imponuar të ashtuquajturat vlerat evropiane në një mënyrë të re, të modernizuar post të krishtere në të gjithë popujt e Ballkanit.
Pas refuzimit nga PD/Xhelal Mziu thërret Kamzën në referendum të votojë për ngritjen e statujës së Donald Trump
Si po i inkurajojmë të rinjtë?
Drejtori i North College, John Tapene, në Zelandën e Re, gjeti një mënyrë të drejtpërdrejtë të komunikonte me të rinjtë e vendit të tij, teksa iu drejtua atyre që të hiqnin dorë nga argëtimet pa kuptim, nga kërkesa pa fund ndaj prindërve dhe të tjerëve, dhe t’i kthejnë sytë nga guximi i hapave të tyre për të ecur vetë në jetë, nëse duan një jetë apo një shoqëri më të mirë.
Myslimanët dhe të huajt barazohen me terroristët
Ligjet antiterrorizëm që janë miratuar në dy vitet e fundit në 14 vende të Bashkimit Europian vijnë në shkelje të të drejtave të njeriut pasi ato diskriminojnë myslimanët dhe refugjatët. Të paktën këtë përfundim përcjell Amnesty International, në një raport që citohet nga agjencia “Reuters”.
“Myslimanët dhe të huajt barazohen me terroristët”, citon “Reuters” një eksperte të AI, Julia Hall. Prirja po zë vend në disa vende të BE-së dhe ajo i mëshon stereotipeve negative bazuar mbi paragjykime dhe frikë joproporcionale.
Dëshmon atentatori i Stambollit, të implikuara edhe shërbimet e huaja (foto)
34 vjeçari nga Uzbekistani i dyshuar si autori i masakrës në lokalin Reina të Stambollit natën e ndërrimit të viteve ka dëshmuar se është ai që ndërmori sulmin me 39 të vdekur. Sipas guvernatorit të Stambollit, Masharipov, i ciliflet katër gjuhë të huaj kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Turqi. CNN Turk raporton se policia e dinte strehën e autorit dhe ishte përgatitur prej për tri ditësh për të gjetur kohën e duhur për aksionin e arrestimit.
QSUT akuzohet zyrtarisht për diskriminim ndaj fëmijëve me leuçemi
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka akuzuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” “se ka dikriminuar kundër fëmijëve të sëmurë me leuçemi duke i mohuar akses ndaj një medikamenti”.
Ky lajm raportohet nga “reporter.al” që thotë se mendimi i komisionerit është bërë zyrtar më 29 dhjetor të vitit 2016.
Rezistojnë neonazistët në Gjermani, NPD parti e ligjshme
Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka pranuar se objektivat e partisë neonaziste NPD janë në konfliktit me Kushtetutën, por konsideroi se kjo organizatë politike nuk është në gjendje të përmbysë rendin Demokratike, ndaj dhe rrëzoi kërkesën për ta nxjerrë atë jashtë ligjit.
Kështu për herë të dytë dhe mesa duket përfundimtare, Gjykata i njeh të drejtën Partisë neonaziste të vazhdojë të ekzistojë.
Një samit ndërkombëtar për pasojat e komunizmit në Tiranë?
Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve të Europës, një lëvizje e re që është shtrirë në 24 vende të Bashkimit Europian, njofton se do të zhvillojë një samit për dëmet e komunizmit në Shqipëri. Samiti parashikohet të mbahet në datat 7-9 prill 2017 në Tiranë dhe siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar, aty pritet të marrin pjesë rreth 200 aktivistë, politikanë, ministra dhe drejtues qeverish.
Treni, Serbia nuk ka synime aneksuese në Kosovë
Agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Andreas Ernst, korrespodent i "Neue Zürcher Zeitung" nga Beogradi, të cilin e ka pyetur për gjendjen në Kosovë. Sipas gazetarit në fjalë incidenti me trenin është pjesë e lojërave për konsum të brendshëm, por ai nuk përfaqëson synime aneksusese nga Serbia.
Mesatare “6” në Fakultetin Ekonomik
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një skandal sipas saj që ka ndodhur me pranimet e studentëve të rinjë në Fakultetin Ekonomik.