Lobisti i Ilir Metës, McKeon, konfirmon kontratën me LSI-në
Tri ditë më parë, “reporter.al” publikoi një lajm sipas të cilit Ilir Meta ka paguar një firmë lobimi në SHBA për të mundësuar marrëdhënie të nivelit të lartë me administratën e re amerikane duke paguar një shifër prej 15 mijë dollarësh në muaj.Në një intervistë të djeshme në “News24”, Meta replikoi duke thënë se “nuk merrem me media të Sorosit, apo pranë Sorosit”, mënyrë kjo për të zhvlerësuar lajmin pa dhënë përgjigje.
Raporti i forcave me Serbinë, Shqipëria shpenzon 8 herë më pak për mbrojtjen
Ditët e fundit nuk kanë munguar deklarata lufte nga Beogradi pas tensioneve me trenin e nisur drejt Mitrovicës. Teorikisht çdo konflikt ushtarak në rajon do të implikonte më shumë se dy palë dhe gjasat për rivendosur ekuilibra përmes forcës duket zgjidhja e fundit dhe më shumë një lojë deklaratash sesa një perspektivë politike. Gjithsesi Serbia dhe Shqipëria janë dy fuqi ushtarake me specifikat e tyre që lidhen si me orientimin strategjik të dy vendeve ashtu edhe me pozitën gjeografike.
"Jam një piktor që shkruaj"*
Në vitin 1974 hoqa dorë nga ëndrra për t’u bërë piktor dhe arkitekt dhe vendosa të bëhem shkrimtar. Vizatoja qëkurse kisha mësuar të lexoja dhe të shkruaja. Familja më nxiste: në shtëpi donin që të ndiqja karrierën e Le Corbusier, arkitekt dhe piktor. Po pse atëherë, ndërkohë që studioja në univeristet dhe pasi I isha dedikuar për 15 vite pikturës, vendosa të bëhem shkrimtar?
Kompesimi i pronave, ligji ri nuk prek dosjet e shqyrtuara
Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon dy nene të ligjit për pronat. Thelbi i ndryshimeve është vlerësimi me zërin kadastral aktual për dosjet që janë në shqyrtim dhe kthimi fizik i pronës atje ku është e lirë, duke u dhënë përparësi ish-pronarëve. Qeveria ka dy muaj kohë të reflektojë në ligj ndryshimet e diktuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Rrezik real, apo përshkallëzim analizash dhe parashikimesh?
Dikush po kërkon të ndezë sërish erën e luftës në Ballkan dhe si përherë karremi është tensioni serbo-shqiptar. Ndalimi dhe lirimi i Haradinajt dhe treni I Mitrovicës kanë shërbyer si detonatorë që po shfrytëzohen politikisht, edhe pse është e qartë se një një luftë në përmasa si ajo e viteve ’90 është gati e pamundur në Ballkan për këtë brez që jeton. Do të ishte me siguri rrënim me kosto gati të pariparueshme. Situata po përshkallëzohet ndërkohë që në SHBA po ndodh rotacioni i pushtetit dhe kur nga BE-ja nuk vjen thuajse asnjë sinajl domethënës.
Drejt asteroidit që vlen 10 000 kuadrilion dollarë. Borxhi global është 60 trilion $
“Shpresoj që administrata Trump të ndryshojë politikën ndaj Ballkanit”
Incidenti me trenin që u provokua javën e shkuar, ka vënë në provë raportet e Serbisë me SHBA-në. Raporte që në një masë të madhe përcaktojnë sjelljen e Beogradit zyrtar në rajon. Presidenti serb, Tomislav Nikoliç nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e vet për sa I përket shqiptarëve dhe Perëndimit: sipas tij edhe në rastin Haradinaj, edhe në rastin e trenit, ka qenë mbështetja e BE-së dhe SHBA-së, që sipas tij ka përcaktuar reagimin e palës shqiptare.
Hamas dhe Fatah arrijnë marrëveshjen: Qeveri uniteti në Palestinë
Mediat raportojnë se politkka palestineze ka gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e një qeverire të unitetit. Vendimi kapërcen vite të tëra konfrontimi mes lëvizjes isalmike Hamas dhe Al Fatah, pasardhëse e OÇP-së, së Jaser Arafatit. Deklarata ka ardhur nga Moska ku lideri i i Fatahuit, Mahmoud Abbas dhe kreu politik i islamikëve të Hamas, Khaled Meshal ndodheshin prej disa ditësh për negociata.
"Mësues për Shqipërinë" apo xhelatë për fëmijët
Skandal me mësuesen e një shkolle 9 vjeçare në kryeqytet. Ajo është filmuar nga emisioni investigativ “Stop” teksa dhunon psikologjikisht dhe fizikisht nxënësit e klasës së parë në shkollën Skënder Luarasi. Videoja u transmetua në emisionin investigativ Stop që vendosi të ndjekë skandalin pas ankesave të shumë prindërve. Në pamje duket mësuesja Fatime Vata që u drejtohet fëmijëve me ton të lartë dhe etiketimee fyese. Në kamerën e fshehtë të realizuar për 4 ditë rrjesht, mësuesja ka thuajese të njëjtën sjellje arrogante dhe poshtëruese me nxënësit.
BE i hap Serbisë kapitullin 26 të negociatave për anëtarësim
Teksa situata në rajon duke jo pak e tensionuar për shkak të raporteve të ndezura Prishtinë-Beograd, kjo nuk e pengon Serbinë të avancojë drejt Bashkimit Evropian. Së fundmi Kroacia dhe Bullgaria kanë dhënë zyrtarisht "dritën jeshile" për të hapur kapitullin 26 në negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE. B92 raporton se se grupi punues për zgjerim ka arritur më në fund pajtueshmërinë për hapjen e kapitullit 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën.