Kiza në Kosovë, fryt i armiqësive të vjetra

Postuar në 08 Gusht, 2017 16:24

Zgjedhjet politike në Kosovë nuk kanë prodhuar ende një qeveri që të ccojë përpara axhendën europiane të vendit. Gjermania, vendi që nxit Ballkanin drejt proceseve integruese është e shqetësuar se kriza ku është futur politika pas zgjedhjeve rrezikon axhendën europiane të Kosovës. Ambasadorja në largim, Angelika Viets thotë në një intervistë për DW se kriza politike në Kosovë është pasojë edhe e armiqësive të vjetra e egoizmave partiakë.

NATO zhvillon stërvitjen e parë në territorin serb

Postuar në 08 Gusht, 2017 15:49

NATO hedh një tjetër hap drejt afrimit të Serbisë në rrezen e vet të ndikimit. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, anëtarët e Aleancës do të zhvillojnë stërvitjen e parë në tokën serbe, REGEX18, një lajm që raportohet nga Radio Evropa e Lirë dhe është rishpërndarë në mediat serbe.

Kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në territorin e Serbisë, vend që ka marrë pjesë si vëzhguese në 20 stërvitje nën Partnetitetin për Paqe, programi që hap procesin e anëtarësimit.

Refuzimi nga vendet Shengen nuk zgjidhet me masa policore

Postuar në 08 Gusht, 2017 13:58

Përsëri gjatë vitit 2016, qytetarët shqiptarë  hasën vështirësi dhe u ndëshkuan në kuadrin e lëvizjes së tyre në vendet e hapësirës Shengen. Gjatë vitit për të cilin po flasim, disa tregues të këtij aspekti u përkeqësuan sërish. Më konkretisht bëhet fjalë për 18.468 shtetas shqiptarë, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në vendet Shengen. Sikur të marrim për mesatare shumën 200 euro të shpenzuar nga secili për udhëtimin e papërfunduar, do të rezultonte se shtetasit e vendit më të varfër në Europë gjatë vitit 2016 kanë humbur rreth 3.5 milionë euro për mungesë informacioni.

Jo vetëm Rasputin –treshja e “magjistarëve” që ndikuan pushtetin rus në shekullin e 20-të

Postuar në 08 Gusht, 2017 12:00

Grigory Rasputin është shumë i njohur sa për të konsideruar se për të ka më ndonjë gjë të re për t’u thënë. Murgu rus hyri në historinë ruse në një periudhë të errët dhe me një rol të pasqaruar: disa thonë se bënte mrekulli, disa se ishte sharlatan. Nga e gjitha kjo dominon imazhi i tij me sytë magnetikë dhe mjekrën e zezë që plotësojnë perceptimin se ajo që pasoi profetizohej te ky njeri.

Carla Del Ponte dorëhiqet nga hetimi i krimeve të luftës në Siri

Postuar në 08 Gusht, 2017 10:52

Duke akuzuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosveprim dhe mungesën e vullnetit politik, Carla del Ponte njoftoi se është tërhequr nga Komisioni i Hetimeve të OKB-së për krimet e luftës  në Siri, duke pretenduar se roli i saj ishte në fund të fundit vetëm një "pretekst".
Del Ponte, e cili ka shërbyer si prokurorët për krimet e luftës në Ruanda dhe ish-Jugosllavi, ka thënë se "Këshilli i Sigurimit nuk po bën asgjë dhe se për Sirinë nuk ka drejtësi."

Video e re e cunamit në Japoni

Postuar në 08 Gusht, 2017 10:47

Dasëm në Gostivar

Postuar në 08 Gusht, 2017 10:08

Faqja shqipe në Maqedoni "Almakos" shkruan për këtë dasëm: Shikojeni se sa EURO dhe DOLLARË janë gjuajtur në këtë dasëm

“Trump dhe ‘korrektesa politike’ po vrasin humorin në SHBA

Postuar në 08 Gusht, 2017 09:48

Më poshtë një intervistë e Charles Simic, poet amerikan me origjinë serbe, i cili ka fituar çmimin “Pulitzer”. Dhënë për gazetën “Corriere della Sera”, intervista prek tema të aktualitetit, të së shkuarës për të cilat Simic shfaqet shumë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Njësoj si fillimet e tij në poezi, që siç thotë morën shkas nga dëshira për t’u bërë përshtypje femrave.

Kënaqësinë e parë të gjuhës e zbuluat nga fjalët e pista. I vogël, shkruani në libër, morët një shuplakë nga mamaja sepse zutë në gojë seksin femër.

Lali Eri në botën e çudirave

Postuar në 07 Gusht, 2017 21:52

Kujt ia detyrojmë oksigjenin në Tiranë? 

KESH në vështirësi për blerjen e energjisë, BB nuk lëvron fondin

Postuar në 07 Gusht, 2017 19:49

Shqipëria po e paguan shtrenjtë thatësirën dhe sytë e Koropratës Elektroenergjetike janë nga importi. Por në kushtet kur prodhimi vendas siguron më pak se 20% të nevojave, shpenzimet për blerjet energjisë kanë vënë në vështirësi Korporatën.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS